• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dekriminalizimi/ KQZ verifikon formularin e Roshit, 53 këshilltarë humbin mandatet

by A R
12/05/2016 11:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka nisur verifikimin e të dhënave të kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi. Sipas organit të akuzës ai kishte disa të dhëna të pasqaruara në formularin e vetëdeklarimit. KQZ bëri me dije në një deklaratë se po verifikon të gjitha të dhënat.

Verifikimeve i janë nënstruar edhe formularët e të gjithë zyrtarëve të tjerë.

Ndërkohë, të paktën 53 këshilltarë bashkish do të humbasin mandatet, pasi nuk kanë bërë në kohë vetëdeklarimin.

Ja deklarata e KQZ:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në zbatim të nenit 5, pika 4, të Ligjit, nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen emërohen ose ushtrojnë funksione publike” , është organi kompetent për administrimin verifikimin dhe zbatimin e ndalimeve për zgjedhjen dhe emërimin për funksionet publike si më poshtë:

  • Deputetët të Kuvendit të Shqipërisë;
  • Kryeministrit apo anëtarit të Këshillit të Ministrtrave që nuk është deputet;
  • Kryetarit të bashkisë apo këshilltarit në këshillin bashkiak;
  • Kandidatët

Në kuadër të zbatimit të këtij detyrimi ligjor  KQZ ka ngritur strukturën e posaçme për regjsitrimin, administrimin dhe përpunimin e formularit të vetëdeklarimit dhe ka pranuar depozitimin e 1828 formularëve nga 1836 funksionarë që kanë detyrimin sipas këtij ligji,deri në datën 4 maj e cila ishte data e fundit, për pranimin e formularëve.

Formularët e vetëdeklarimit janë regjistruar në regjistrin e veçantë me numrin unik të identifikimit.

Nga verifikimi i subjekteve vetëdeklaruese ka rezultuar se:

  1. 25 vetëdeklarime janë bërë nga subjekete që nuk mbartin detyrimin për vetëdeklarimin në KQZ. Këto vetëdeklarime do t’i përcillen KQZ-së me propozimin për kthimin mbrapsht të praktikave
  2. 53 këshilltarë bashkiakë, nuk kanë bërë deklarimin brenda afatit ligjor, emrat e tyre do t’i përcillen KQZ-së me propozimin për kryerjen e procedurave për heqjen e mandatit të tyre.
  3. KQZ ka nisur procedurat për verifkikimin e të dhënave për të gjithë subjektet vetëdeklaruese, pranë zyrave të gjendjes civile dhe zyrave të gjendjes gjyqësore sikundër e kërkon ligji.
  4. Prokurori i Përgjithshëm me shkresë të datës 10 maj 2016, i ka kërkuar KQZ-së që kjo e fundit, të kryejë verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të z. Elvis Roshi me detyrë Kryetar i Bashkisë kavajë, sepse ka rezultuar që nga të dhënat e paraqitura në formular nga subjekti deklarues, ka paqartësi dhe mungesë informacioni.
  5. Struktura e posaçme tashmë në zbatim të ligjit për dekriminalizimin, ka nisur verifikimin e të dhënave në formularët e vetëdeklarimit, ku përfshihet edhe verifikimi i të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të Elvis Roshi.

Çdo rezultat i verifikimit nga struktura e poasaçme do t’i relatohet KQZ-së, e cila ka kompetencën e vendimmarrjes në zbatim të dispozitave të ligjit për dekriminalzimin./a.m.

Next Post

Mimi Kodheli: Shqipëria bashkë me NATO-n në misionin Frontex

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përshkallëzim i rëndë në jug të Libanit, Izraeli paralajmëron shkatërrime masive

Përshkallëzim i rëndë në jug të Libanit, Izraeli paralajmëron shkatërrime masive

March 23, 2026
VIDEO / Sulm në Londër, digjen ambulancat e një organizate hebraike pranë një sinagoge

VIDEO / Sulm në Londër, digjen ambulancat e një organizate hebraike pranë një sinagoge

March 23, 2026
Nga mbështetës në kundërshtar i Putinit, avokati përfundon në spital psikiatrik pas deklaratave tronditëse

Nga mbështetës në kundërshtar i Putinit, avokati përfundon në spital psikiatrik pas deklaratave tronditëse

March 23, 2026
Vdes ish-kryeministri francez, i njohur për reformat e forta

Vdes ish-kryeministri francez, i njohur për reformat e forta

March 23, 2026
Subjektet e naftës dhe institucionet në garë me kohën për anëtarët e Bordit të Transparencës

Subjektet e naftës dhe institucionet në garë me kohën për anëtarët e Bordit të Transparencës

March 23, 2026
PD në protestë me flamurin gjerman, reagon Ambasada: Dënojmë dhunën, partitë të distancohen

PD në protestë me flamurin gjerman, reagon Ambasada: Dënojmë dhunën, partitë të distancohen

March 23, 2026
Plagosje me armë në Kavajë, autori kapet pas tre orësh arratisje

Plagosje me armë në Kavajë, autori kapet pas tre orësh arratisje

March 23, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Kriza e përfaqësimit shqiptar

March 23, 2026
E rëndë në Tiranë, 16-vjeçarja hidhet nga pallati në ndërtim dhe ndërron jetë

DETAJE / Aksidenti me tre viktima në Vlorë, ja për çfarë dyshojnë hetuesit

March 23, 2026
Panik në tregjet globale, lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë

Panik në tregjet globale, lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In