• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dekriminalizimi/ KQZ i heq mandatin deputetëve Tahiri e Selami si dhe kryebashkiakut Roshi

by Java News
29/12/2016 13:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dekriminalizimi është “ushqyer” me 3 “viktimat” e saj të para. KQZ ka vendosur t’i ndërpresë mandatet dy deputetëve Selami e Tahiri si dhe kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi.

KQZ ka vendosur unanimisht pas diskutimeve me dyer të mbyllura, që mandatet e Shkëlqim Selamit e Elvis Roshit të ndërpriteshin, ndërsa ndryshe ka ndodhur me mandatin e Dashamir Tahirit, ku anëtarët e PD kanë votuar kundër heqjes së mandatit të tij. Pavarësisht kësaj mandati i Tahiri është hequr me shumicë votash.

Pas vendimit, do të jenë respektivisht Kryeministri Rama për Elvis Roshin dhe kryeparlamentari Meta për deputetët, ata të cilët do duhet të nënshkruajnë këtë vendim.

Pak më herët në KQZ ka patur mjaft debate për një “risi” që tashmë inkorporon KQZ në gjirin e saj institucional, një pjesë e ligjit të dekriminalizimit, që sipas vetë kreut të KQZ-së Denar Biba ka mjaft aspekte negative. Përpara vendimit, Biba la të nënkuptohej se do të votohej pro heqjes së mandateve, por ka deklaruar se KQZ s’mund të bëhet gjykatë dhe nuk i ka kapacitet për të marrë rolin e prokurorisë.

“Në këtë detyrë KQZ nuk i ka kapacitetet, është prokuroria që merr përgjegjësinë e gjetjeve që i ofron KQZ. Do të doja që prokuroria ta kishte bërë më saktë verifikimin. A mund të bëjmë ne më katolikun sesa Papa dhe të themi që gjetjet janë të papranueshme. Unë nuk mund t’i vë në dyshim gjetjet në thelb të prokurorisë nuk i kam kapacitet për fat të mirë nuk mbajmë përgjegësi. Përgjegjësia i takon prokurorisë. Të tre subjeketet janë të parashikuara nga ligji për dekriminalizimin dhe do nënkuptojë dhe pasojat përkatëse“.

Të tre këto figura politike, dy deputetët dhe kryebashkiaku Roshi janë gjetur në shkelje ligjore sipas ligjit të dekriminalizimit. Prokuroria e Përgjithshme ka hetuar këta tre politikanë dhe i dërgoi dosjet në KQZ këtë javë, me argumentin se kanë fshehur shkeljet ligjore dhe krimet e tyre.

DEBATI NË KQZ

Denar Biba: U vume në dijeni nga Prokuroria e Përgjithshme me informacionin shtesë që kërkuam ne për dy deputetët dhe kryetarin e Bashkisë Kavajë. Nuk është materiali më i mirë i mundshëm, por përgjigja ka ardhur

Avokati i Dashamir Tahirit, Fatmir Braka: Është një info i ri çka do të thotë se ka gjykim të ri.

Denar Biba: Nuk kemi material të ri, pak ka ndryshuar, janë bërë saktësime. Prokuroria i qëndron atyre që kishte parashtruar në fillim për 3 subjektet

Avokati i Tahirit: Prokuroria ka thelluar gabimin e saj. Informacioni është i pasaktë dhe i paplotë.

Avokati i Elvis Rroshit, Theodhori Sollaku: Për Elvis Rroshin nuk ka asnjë datë të një vendimi gjykate. Eshtë momenti të reflektoni me vendimarrjen pasi nuk ka vendim gjyqësor pas asnjë datë. Ne u kemi paraqitur dëshmine e penalitetit nga pala italiane

Avokati i Shkëlqim Selamit, Genci Çifligu: Kemi vendimet e organeve të drejtësisë

Klement Zguri: Nëse nuk ka moral dhe një marrëveshje do ikin disa dhe vijnë të tjerët. Hipokrizi e politikës, pasi kush i ndalon udhëheqësit të vënë në poste të inkriminuarit. Klasa politike i mbështet të inkriminuarit vetë. Për rastet konkrete do shprehem me vendimarrje

Denar Biba: E gatuajne vetë ata të politikës e na kërkojnë ne ta lajmë këtu. Shpresojmë që rast pas rasti të filtrohen elemente të tillë nga institucionet qendrore të mos ketë me persona të tille.

Gezim Veleshnja: Duhet të jemi zbatues rigoroz të ligjit. Propozoj që debatin për vendimarrje ta bëjmë jashtë kësaj sallë.

Osmanaj: Për Shkëlqim Selamin, prokuroria e ka përcaktuar tamam fushën e veprimit. Aktualisht ato për 10 vjet e ka të ndalur të jetë funksionar. Për Dashamir Tahirin përsëri nga gjetjet e Prokurorisë është në fushën e ndalimit që parashikohet në ligj./java/a.k

Next Post
Prifti maniak ruante videot pornografike me emrat e papëve, përdhunoi një rumune

Prifti maniak ruante videot pornografike me emrat e papëve, përdhunoi një rumune

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarmi i Moskës për luftë bërthamore! Rusia akuzon SHBA-në se po e sheh Evropën si “teatër” të mundshëm të përplasjes atomike

Alarmi i Moskës për luftë bërthamore! Rusia akuzon SHBA-në se po e sheh Evropën si “teatër” të mundshëm të përplasjes atomike

August 30, 2026
Lëvizje në PS! Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare e PS në Vlorë

Lëvizje në PS! Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare e PS në Vlorë

August 30, 2026
26 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri, katër mbeten aktive, Dajti dhe Dibra zonat më problematike

282 zjarre dhe 15 mijë hektarë të shkrumbuar! Shqipërisë do t’i duhen dekada për të rikthyer pyjet e djegura, dëmi mbi 7 miliardë lekë

August 30, 2026
Poliçan/ 31-vjeçari humb jetën tragjikisht, e zë poshtë dheu gjatë hapjes së pusit të ujit

Poliçan/ 31-vjeçari humb jetën tragjikisht, e zë poshtë dheu gjatë hapjes së pusit të ujit

August 30, 2026
Tragjedi në Qipro/ Përmbyset anija me 267 persona në bord, 6 viktima

Tragjedi në Qipro/ Përmbyset anija me 267 persona në bord, 6 viktima

August 30, 2026
“Qytetarët po ndëshkohen pse nuk votuan Vetëvendosjen”, Përparim Rama thirrje për protestë më 1 shtator

“Qytetarët po ndëshkohen pse nuk votuan Vetëvendosjen”, Përparim Rama thirrje për protestë më 1 shtator

August 30, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Qorrsokaku i Elitës tonë

August 30, 2026
Aksidenti tragjik në Vlorë/ 78-vjeçari me biçikletë përplaset nga makina, ndërron jetë në spital

Aksidenti tragjik në Vlorë/ 78-vjeçari me biçikletë përplaset nga makina, ndërron jetë në spital

August 30, 2026
Tragjedi në Itali, monoksidi i karbonit i merr jetën një 37-vjeçari, pesë të tjerë në spital

Tragjedi në Itali, monoksidi i karbonit i merr jetën një 37-vjeçari, pesë të tjerë në spital

August 30, 2026
Të paktën 38 të vdekur pas sulmit rus, vijojnë kërkimet për të zhdukurit

Të paktën 38 të vdekur pas sulmit rus, vijojnë kërkimet për të zhdukurit

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com