• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dekriminalizimi/ Flasin 3 deputetët pasi lanë shenjat e gishtave në polici

by A R
22/02/2017 17:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pa kaluar as 48 orë nga kërkesa e Prokurorisë së Përgjithshme, deputeti i Partisë Socialiste, Artan Gaci, ai i PDIU, Omer Mamo, dhe Mhill Fufi i përjashtuar prej muajsh nga Partia Demokratike, janë paraqitur pranë Institutit të Policisë Shkencore për të lënë shenjat e gishtërinjve dhe profilet e tyre fotografike.

I kontaktuar nga “News 24”, deputeti Fufi tha se e votoi dhe po e zbaton ligjin e dekriminalizimit.

Mhiill FUFI

“Po. Vajta dhe i dhashë shenjat e gishtërinjve të martën në orën 19:00. Jam mes deputetëve që e kanë votuar ligjin e Dekriminalizimit dhe po e zbatoj atë. Dua të garantoj se nuk kam asnjë rekord kriminal as në Shqipëri, e as në ndonjë vend të huaj. Jam i hapur për hetime”, tha Fufi.

Socialisti Artan Gaci u shpreh se iu përgjigj kërkesës së Prokurorisë dhe kërkon përgjigje urgjente.

“Iu përgjigja i pari dhe brenda një ore kërkesës së Prokurorisë. Pres përgjigje urgjente. Hajdutët dhe kriminelët nuk më njollosin dot”, tha Gace, duke shtuar se “pasi të flasë Prokuroria do të shprehem unë”.

Artan-Gaci2-1024x773

Deputeti i PDIU, Omer Mamo, nuk pranoi të jepte shpjegime, ndërsa deputeti Aqif Rakipi tha se do ta respektojë organin e akuzës.

“Shenjat e gishtërinjve i kanë. Megjithatë, unë do të paraqitem sipas kërkesës së Prokurorisë. Për gjithçka tjetër mund të them që është show mediatik”, tha Rakipi.

Deputeti i PDIU, Aqif Rakipi, duke hyre ne nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me mbarvajtjen e zgjedhjeve lokale te 21 qershorit./r/n/r/nLawmaker Aqif Rakipi during a parliamentary session.
Deputeti i PDIU, Aqif Rakipi

Kërkesa e organit qendror të akuzës për regjistrimin e shenjave të gishtave për pesë deputetë, erdhi në kuadër të hetimeve që po kryen ndaj disa deputetëve të Kuvendit sipas ligjit për dekriminalizimin, pasi dyshohet se kanë fshehur rekordet kriminale brenda dhe jashtë vendit.

Shenjat e gishtave dhe fotot e tyre, do t’u dërgohen agjencive europiane të zbatimit të ligjit, për krahasim, pasi ka dyshime të forta se janë dënuar penalisht nga autoritetet e huaja./a.m.

Next Post
Bashkëpunimi kulturor/ Shqipëria nënshkruan për herë të parë marrëveshje me Serbinë

Bashkëpunimi kulturor/ Shqipëria nënshkruan për herë të parë marrëveshje me Serbinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Buxheti 2027 për mbrojtjen, Rama ndan videon: Vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura

Buxheti 2027 për mbrojtjen, Rama ndan videon: Vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura

November 10, 2026
“Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime

“Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime

November 10, 2026
Nga subvencionet te bashkëpunimi mes fermerëve, Salla: Çfarë ndryshon në bujqësi në 2027

Nga subvencionet te bashkëpunimi mes fermerëve, Salla: Çfarë ndryshon në bujqësi në 2027

November 10, 2026
Sot Bajram, por qytetarët “dynden” drejt plazheve. Radhë kilometrike automjetesh

Makinat me targa të huaja, ja si do të paguhen rrugët në Shqipëri dhe çfarë parashikohet për targat shqiptare

November 10, 2026
Me precedentë kriminalë, arrestohet me armë dhe kokainë 42-vjeçari në Kamëz

Me precedentë kriminalë, arrestohet me armë dhe kokainë 42-vjeçari në Kamëz

November 10, 2026

PS mbledh Asamblenë të shtunën te Gjiri i Lalzit. Zbulohen çështjet që do të diskutohen

November 10, 2026
Polonia në zi pas sulmit të përgjakshëm në Krakovë, mijëra qytetarë marshojnë në nderim të viktimave

Polonia në zi pas sulmit të përgjakshëm në Krakovë, mijëra qytetarë marshojnë në nderim të viktimave

November 10, 2026
Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen me nga 9 muaj burg tre persona në Tiranë

Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen me nga 9 muaj burg tre persona në Tiranë

November 10, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane

November 10, 2026
Provokon kandidati i Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë: Kosova është pjesë e Serbisë

Provokon kandidati i Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë: Kosova është pjesë e Serbisë

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In