• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dekriminalizimi/ Deputetët Gaçi, Mamo dhe Fufi, lenë shenjat e gishtave në polici

by Java News
22/02/2017 08:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Deputetët për të cilët prokuroria dyshon se preken nga ligji i dekriminalizimit kanë shkuar dje në polici ku kanë lënë shenjat e gishtave. Policia Shkencore pranë Drejtorisë së Policisë, Tiranë ka nisur marrjen e shenjave daktiloskopike të deputetëve pas kërkesës së prokurorisë, e cila po bën hetim të thelluar për përfshirjen e tyre në vepra penale jashtë vendit. Deputetët të cilët janë përfshirë në procesin e dhënies së shenjave të gishtave janë: Mhill Fufi, Aqif Rakipi, Omer Mamo, Gledion Rehovica, Armando Prenga dhe Artan Gaçi.

“Shqiptarja.com” ka mësuar dje se deputetët e parë të cilët kanë shkuar menjëherë të lënë shenjat e tyre të gishtërinjve janë, Artan Gaçi, Omer Mamo dhe Mhill Fufi. Deputetët e tjerë kanë 5 ditë kohë nga marrja e njoftimit për të dorëzuar shenjat daktiloskopike.

Burime nga Policia e Tiranës bëjnë me dije për gazetën se deputetëve ju janë marrë shenjat e të dhjetë gishtërinjve, dhe po ashtu edhe shenjat e pëllëmbës së dorës, që po ashtu përmbajnë të dhëna të personalizuara. Deputetët janë fotografuar nga kjo drejtori siç skedohen të gjithë personat në polici, me një foto ballore dhe një në profil.

Këto të dhëna të Policisë  Shkencore do të dërgohen pranë prokurorisë së përgjithshme, e cila më pas do t’i përdorë ato për të kërkuar nga vendet fqinje, ose atje ku ka dyshime se gjashtë deputetët kanë kryer vepra penale. Shenjat e gishtave do të ndihmojnë në rast se këta persona kanë kryer vepra penale ose janë të dënuar me emra të tjerë.

Kërkesa e prokurorisë
Në 20 shkurt, drejtoria e verifikimit të integritetit pranë Prokurorisë së Përgjithshme i ka dërguar një shkresë Kuvendit të Shqipërisë, ku i ka kërkuar që gjashtë deputetët e dyshuar të shkojnë në polici për të lënë shenjat e gishtave. Shqiptarja.com siguron shkresën e plotë të prokurorisë drejtuar Kuvendit.

“Shtetasit e sipërcituar, me funksion deputet i Kuvendit të Shqipërisë, ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve formularin e vetëdeklarimit. KQZ ka vendosur të kalojë t’i kalojë për kontroll të thelluar Prokurorisë së Përgjithshme deklarimet e formularëve, sidomos për verifikime të të dhënave kriminale jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, pasi nuk ka kompetencë për të kryer veprime të tilla.

Që të mundësohet një verifikim i plotë i informacionit i përcjellë pranë organeve juridiksionale të huaja, të jetë sa më i saktë, është e detyrueshme që Prokuroria e Përgjithshme të përdorë gjurmët daktiloskopike, dhe çdo të dhënë tjetër biometrike që ruhet në bazat e të dhënave të shtetasve shqiptarë.

Për këtë arsye, kërkojmë nga ana juaj që të depozitoni pranë Drejtorisë së Policisë Shkencore, gjurmët daktiloskopike, brenda afatit ligjor, në mënyrë që të vijohet me hetimet e thelluara”,-thuhet në shkresën e firmosur nga prokurorja Rovena Gashi.

ma.me
Next Post
Negociatatat LSDM-BDI, palët: Bisedime konstruktive (shqiptarët kusht platformën e përbashkët)

MAQEDONI/ Zaev në selinë e BDI: Kemi përafruar qëndrimet me Ahmetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In