• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

DEKRIMINALIZIMI/ Deputetët dhe kryebashkiakët nën hetim nga ndryshimi i emrit, te gjobat

by Java News
22/02/2017 09:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhen dënimet e deputetëve dhe kryebashkiakëve, të cilët kanë tentuar të fshehin dënimet e gjykatave në kuadër të ligjit të dekriminalizimit. Sipas një materiali voluminoz që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hartuar për ligjvënësit shqiptarë, është bërë e ditur se 7 deputetë dhe 3 kryetarë bashkish kanë korrigjuar formularët e vetëdeklarimit, duke deklaruar dënimet të cilat i kishin fshehur herën e parë. Në listën e deputetëve që “janë kujtuar me vonesë” se kanë qenë të dënuar figuron emri i Arben Ristanit, Artan Gaçit, Spartak Brahos, Vladimir Kostës dhe Ylli Shehut.

DËNIMET DHE KORRIGJIMET

Deputeti i PD-së, Arben Ristani, ka deklaruar jashtë afatit ligjor gjyqin që ka humbur në vitin 2015 përballë Kryeministrit Edi Rama, të cilit i detyrohej 200 mijë lekë gjobë. Edhe deputeti i PS-së, Artan Gaçi, ka deklaruar dënimet që ka marrë në vitin 2007 i akuzuar për kontrabandë dhe i dënuar me 300 mijë lekë gjobë, por më pas ka marrë pafajësinë në vitin 2009.

Në listën e deputetëve që kanë deklaruar me vonesë dënimet dhe kundërvajtjet figuron dhe emri i deputetit të PS-së, Vladimir Kosta. Ky i fundit është dënuar me gjobë 10 mijë lekë në vitin 2000, nën akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Ylli Shehu i LSI-së ka deklaruar se është dënuar për kontrabandë në vitin 2007 dhe ka marrë si masë ndëshkimi 200 mijë lekë sanksion. Ndërsa Sali Berisha ka deklaruar se ka pasur emrin Salih.

Sipas regjistrit të gjendjes civile, rezulton se ish-kryeministri Sali Berisha “Më datë 28.09.2009 ka korrigjuar datëlindjen nga ‘01.07.1944’ në ‘15.10.1944’. Në regjistrimet e mëparshme e dhëna në rubrikën emri rezulton të jetë Salih”. Kurse për socialistin Armando Prenga, i vetmi dënim që rezulton sipas KQZ-së është ai i falsifikimit të dokumenteve, për të cilin në vitin 2005 është dënuar gjobë 300 mijë lekë.

KRYEBASHKIAKËT

Në listën e kryebashkiakëve që janë kujtuar me vonesë për të deklaruar dënimet figurojnë 5 emra. Ai i Artur Bardhit, kryebashkiak i Kurbinit, i cili ka deklaruar se ka bërë 1 vit e gjysmë burg për kalim kufiri në vitin 1990. Adriatik Zotakaj, kryebashkiak i Poliçanit, ka goditur për shkak të detyrës.

Tërmet Peçi i Tepelenës ka falsifikuar dokumente në vitin 2004. Kurse Edmond Themelko i Bashkisë së Pustecit është amnistuar në vitin 2015 për manipulim zgjedhjesh në Maqedoni dhe për kontrabandë.

DEPUTETËT E DËNUAR ME VENDIM TË FORMËS SË PRERË

Armando Prenga- PS (Gjykata e Kurbinit akuzuar në vitin 2005, për falsifikim dokumentesh neni 186/1 i Kodit Penal)(dënuar me 300.00 lekë gjobë).

Andrea Marto- PS (Gjykata e Tiranës, Kolegji Ushtarak (akuzuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Neni 81/ 1 Kodi Penal. Në vitin 1978 i dënuar me 6 muaj riedukim nëpërmjet punës)

Shënim: Deputeti Marto deklaron se nuk është e vërtetë akuza. KQZ ka kërkuar të sqarohet e vërteta).

DEPUTETËT QË I KANË DEKLARUAR VETËDEKLARIMET JASHTË AFATIT

Arben Ristani- PD (Dënuar për shpifje për shkak të detyrës, me 200 mijë lekë në vitin 2015).

Spartak Braho – LSI (Dënuar për shpifje të bërë botërisht. Dënim me gjobë 10 mijë lekë në vitin 1995).

Vladimir Kosta – PS (Dënuar për armëmbajtje pa leje. Dënim me gjobë 10 mijë lekë në vitin 2000. Ka korrigjuar vetëdeklarimin).

Ylli Shehu- LSI (Dënuar për kontrabandë. Dënim me gjobë 200 mijë lekë në vitin 2007. Kërkesë për plotësim jashtë afatit).

Sali Berisha – PD ( I padënuar. Kërkesë për plotësim të ndryshimit të gjeneraliteteve dhe datëlindjes).

Xhemal Qefalia – PS (I padënuar, kërkesë për ndryshim gjeneralitetesh, mbiemrin).

DEPUTETËT QË NUK PREKEN SIPAS KQZ NGA DEKRIMINALIZIMI

Artan Gaçi- PS (Dënuar për kundërvajtje penale. Dënuar me gjobë 300 mijë lekë, i shpallur i pafajshëm në vitin 2009).

Asllan Dogjani- PD (Gjykata e Shkallës së Parë dhe Apelit Shkodër. Akuzuar për shpifje dhe përhapje të qëllimshme të informacioneve që dihen se janë të rreme. Neni 119 i Kodit Penal në vitin 2004. Pushim gjykimi). Nuk e ka deklaruar dënimin.

Florian Mima- PD (Gjykata e Tiranës, akuzuar për veprën penale të shpifjes, neni 186 i Kodit Penal. Në vitin 1995 i shpallur i pafajshëm). Nuk e ka deklaruar dënimin.

Blendi Klosi- PS (I akuzuar në vitin 1994 për sjellje të padenjë në shoqëri dhe është pushuar gjykimi. E vërtetuar nga vetëdeklarimi dhe nga dëshmia e gjendjes gjyqësore).

Luan Rama- LSI (I akuzuar në vitin 1995 dhe dënuar nga Gjykata e Shkallës së parë me gjobë 100 mijë lekë për shkelje ligji dhe pushim gjykimi. Prishje vendimi me formë të prerë nga Gjykata e Apelit Tiranë, datë 18.12.1995. E deklaruar në formular dhe e paregjistruar në vërtetimin e gjendjes gjyqësore),

Mhill Fufi- PD (Ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit dhe e paregjistruar në vërtetimin e gjendjes gjyqësore se: Është akuzuar, ndaluar me arrest në vitin 2001 për favorizim prostitucioni dhe me vendim gjykate ka pushuar procedimi. Është akuzuar në vitin 1998 për organizim dhe pjesëmarrje në tubim të paligjshëm dhe me vendim gjykate është pushuar procedimi).

Pjerin Ndreu – PS (Ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit dhe e paregjistruar në vërtetimin e gjendjes gjyqësore se: Është akuzuar dhe vendosur masa e shtrëngimit detyrim paraqitjeje për përdorim me keqdashje të thirrjes telefonike në vitin 2004 dhe i shpallur i pafajshëm nga gjykata).

KRYEBASHKIAKËT E DËNUAR ME VENDIM TË FORMËS SË PRERË

Ndrec Ndue Dedaj- PS (Gjykata e Tiranës dhe Gjykata Apelit. Akuzuar për kryerjen e veprimeve arbitrare, neni 250. Dënuar me 100.000 lekë në vitin 2006. Në vitin 2007 Gjykata Apelit prish vendimin dhe pushon çështjen).

Artur Bardhi – PS (Gjykata Krujë, akuzuar për kalim të paligjshëm të kufirit, neni 127 e 11/1. Dënuar në vitin 1990 me 1.5 muaj burg).

Zef Hila –PD (Akuzuar nga Gjykata e Shkodrës në vitin 2007 për shpërdorim detyre. I shpallur i pafajshëm sipas nenit 248. Në vitin 2008 nga Gjykata Apelit Shkodër, lihet në fuqi, por ndryshohet nga “fakti nuk ekziston” në “nuk përbën vepër penale”).

Termet Peçi – PS (Dënuar për falsifikim dokumentesh. Dënim me gjobë në vitin 2004 me 100 mijë lekë).

Adriatik Zotkaj- PS (Dënuar për fyerje dhe goditje për shkak të detyrës, dënuar me 4 muaj riedukim nëpërmjet punës dhe me gjobë 200 lekë në vitin 1985).

Edmond Themelko- MEGA (I dënuar për kontrabandë/ dënim me kusht në vitin 1995 në Maqedoni. I rehabilituar. I hetuar për manipulim zgjedhjesh në Maqedoni në vitin 2015, i amnistuar).

Xhelal Mziu – PD (I akuzuar dhe arrestuar për shpërdorim detyre dhe shpallur i pafajshëm me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit Tiranë në vitin 2016. Ka deklaruar në formular dënimin). panorama

ma.me

Next Post
MSH vijon punën për dy paketat e shërbimit laboratorik dhe radioterapinë

MSH vijon punën për dy paketat e shërbimit laboratorik dhe radioterapinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Listat e kandidatëve/ Minxhozi: Zgjedhjet janë edhe një lloj ‘vettingu’, s’janë thjesht akt i hedhjes së votës

Provat e Metës për 21 janarin dhe një nerv i zbuluar që s’e përmend askush

December 18, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Një letër “nga brenda shtëpisë” (dhe çfarë do bëjë SPAK nëse Kuvendi bëhet Gjykatë)

December 18, 2025
I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

December 18, 2025
Ankimimi në GJK për pezullimin e Ballukut/ Rama: S’dua t’i hyj dokrrave për ‘’pse-në’’ e kësaj beteje ligjore! Duhet të jesh krejt i verbuar nga..

A ke menduar të ikësh? Rama përgjigjet troç: Ja kush është misioni im

December 18, 2025
“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

December 18, 2025
“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

December 18, 2025
Berisha fton Ramën në debat dhe u bën mediave skenarin: Vendosni dy karrige dhe pastaj…

“Mishëron rrezatimin negativ”, Rama për Berishën: Komunisti ultrafanatik u kthye në konservator

December 18, 2025
1640593911_basharama1

Marrëveshja e 17 Majit, Rama zbulon për herë të parë: Bashën e mora në Elbasan! Berisha e bekoi 100%

December 18, 2025
Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In