• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dekriminalizimi, “bomba” nga Doris Pack: Rama e Meta s’po e marrin seriozisht

by A R
29/10/2015 17:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eurodeputeja Doris Pack ka shprehur habinë për kontigjentin e deputetëve me të dhëna kriminale në parlamentin shqiptar. Në një intervistë me ABC News, Pack thotë se ata prishin imazhin e Shqipërisë në botë.

Ajo theksoi se rastet e deputetëve të inkriminuar kanë peshë të madhe në ndërtimin e një imazhi negativ per Shqipërinë në botë. Pack e sheh arsyen e migrimeve masive nga Shqipëria, vetëm në situatën e rënduar politike në vend.

“Nuk e kuptoj pse kemi kaq shumë shqiptarë që braktisin vendin. Nëse do të isha në vendin e Ramës, do të pyesja pse ndodh kjo? Pashë shifrat e azikërkuesve shqiptarë në muajin shtator në Gjermani dhe është vërtet e pabesueshme. Ajo që pritet është që t’i jepet një perspektivë të rinjve që të qëndrojnë në vendin e tyre, të kontribuojnë në tranformimin dhe civilizimin e tij dhe të kenë një perspektivë të qartë punësimi. Unë kuptoj që ka njerëz që kërkojnë një jetë më të mirë, por momenalisht është e pamundur, pasi ne duhet të strehojmë personat që ikin nga luftra dhe konfliktet”.

E pyetur nëse kjo lidhet me situatën politike në vend, Pack tha: “Ndoshta është një koiçidencë, por shtrohet pyetja, pse shqiptarët nuk iknin para se Shqipëria të ishte një vend kandidat dhe ikin tani që Shqipëria është një vend kandidat? Besoj se ka një lidhje me situatën politike. Sot në shoqërinê shqiptare duhet vërtet të shtrojmë pyetjen nëse duhet të jesh kriminel për t’u bërë deputet. Nuk e konceptoj se si ata që qeverisin vendin nuk e kuptojnë që kjo përcjell një imazh të tmerrshëm për vendin. Të gjithë e shohin, të gjithê flasin pêr këtë, por as Rama dhe as Meta nuk e marrin seriozisht. Ndoshta jam e gabuar, por nuk besoj të jem, sepse informohem rregullisht dhe lexoj përditë përmbledhjen e shtypit shqiptar. Klasa politike në Shqipëri duhet pastruar. Nëse përcillet një imazh kaq negativ, njerëzit nuk durojnë më dhe braktisin vendin”.

Pack foli edhe për fenomenin e përfshirjes së ambasadave të huaja në zhvillimet politike në vend: “Shqipëria është i vetmi vend ku çdo ambasadë ka çdo ditë diçka për të thënë. Nuk më duket shumë e shëndoshë kjo, sepse roli i ambasadës nuk është për të bërë politikë, por për të informuar shtetin e saj, se ç’ndodh në Shqipëri. Por është dhe politika shqiptare që favorizon këtë. Ka qenë gjithmonë kështu, jo vetëm gjatë kësaj qeverie, por edhe gjatë qeverive të mëparshme. Gjithmonë kanë hedhur sytë se ç’farë thonë ambasadat e huaja. Herë pas here, kemi përshtypjen që ambasadorët nuk janë neutralë. Kjo duhet thënë. Unë e kam thënë vazhdimishtt dhe madje kjo gjë është përfshirë edhe në një raport”.

 

Next Post

Rruga e Kombit, 4 kompani në garë për koncensionin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Të paktën 2,3 mln lekë në muaj”! Pas gjyqtarëve, edhe KLP vendos për rritjen e pagës së prokurorëve

“Të paktën 2,3 mln lekë në muaj”! Pas gjyqtarëve, edhe KLP vendos për rritjen e pagës së prokurorëve

August 28, 2026
Lamallari takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit: Etika dhe ligji, baza e shërbimit ndaj qytetarëve

Lamallari takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit: Etika dhe ligji, baza e shërbimit ndaj qytetarëve

August 28, 2026
Kryeson Serbia! Ja cilat janë vendet më të rrezikshme në Evropë për drejtimin e automjeteve

Kryeson Serbia! Ja cilat janë vendet më të rrezikshme në Evropë për drejtimin e automjeteve

August 28, 2026
Nxorën fotot e Ergys Agasit gjatë arrestimit, pezullohen dy efektivë të “Shqiponjave”

Nxorën fotot e Ergys Agasit gjatë arrestimit, pezullohen dy efektivë të “Shqiponjave”

August 28, 2026
Trump ndryshon planet për 11 shtatorin, nuk do të shkojë në vendin ku ndodheshin Kullat Binjake

Trump ndryshon planet për 11 shtatorin, nuk do të shkojë në vendin ku ndodheshin Kullat Binjake

August 28, 2026
Makina doli jashtë rruge, vdesin dy 17-vjeçarë në aksident në Itali

Makina doli jashtë rruge, vdesin dy 17-vjeçarë në aksident në Itali

August 28, 2026

“Ndikimi sllav gati i frikshëm në Shqipëri”, Andoni: Shërbimi ynë i prapambetur, AKI më e sofistikuar

August 28, 2026
I akuzuar për drogë në Shqipëri dhe i shpallur në kërkim në Norvegji, arrestohet në Durrës 28-vjeçari

I akuzuar për drogë në Shqipëri dhe i shpallur në kërkim në Norvegji, arrestohet në Durrës 28-vjeçari

August 28, 2026
“Po dëmtoni qytetarët” PDK dhe Aleanca “rrethojnë” sërish Albin Kurtin në kryeministri

“Po dëmtoni qytetarët” PDK dhe Aleanca “rrethojnë” sërish Albin Kurtin në kryeministri

August 28, 2026
Rrezikohet përmbytje e dytë në Nepal, shkon në mbi 489 bilanci i viktimave, 2300 të zhdukur

Rrezikohet përmbytje e dytë në Nepal, shkon në mbi 489 bilanci i viktimave, 2300 të zhdukur

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com