• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha, Braho, Halimi, Tafaj… ja problemet në formularët e dekriminalizimit

by Java News
23/03/2017 08:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vendosë sot se çfarë do të bëjë me 21 politikanë të nivelit të lartë, 8 kryebashkiakë dhe 13 deputetë, të cilët kanë dorëzuar një formular të dytë për dekriminalizimin, duke korrigjuar formularin e parë.

Në një relacion përgatitur për mbledhjen e sotme nga administrata e KQZ-së që mban datën 21 mars 2017, të cilin “Shqiptarja.com” disponon, saktësohen të gjitha informacionet të cilat deputetët dhe kryebashkiakët nuk i kanë deklaruar ose që i kanë korrigjuar në fazën e dytë.

Tabela shoqëruese saktëson se si deputetë e kryebashkiakë, mes tyre dhe Sali Berisha kanë fshehur dënime të formës së prerë ose kanë korrigjuar të dhënat personale, si emrin apo datëlindja.

“Funksionarët e mëposhtëm nuk kanë deklaruar në Formular ndryshime në gjeneralitete të bëra me vendim të organeve të njësive vendore.

Nga shqyrtimi i informacionit të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile rezulton: Deputeti Ylli Shehu, ish i PR, kaluar me LSI, nuk ka deklaruar në Formular ndryshime në gjeneralitete.

Sipas Shkresës së DPGJC ka pasur ndryshime zyrtarisht në emër dhe mbiemër, datëlindja e deklaruar në formular, nuk përputhet me datëlindjen zyrtare, sipas DPGJC. Deputeti Spartak Braho LSI, nuk ka deklaruar ndryshimin e emrit nga “Zylyftar” në “Spartak”.

Deputeti Eduard Halimi PD, nuk ka deklaruar ndryshimin e emrit nga “Eduart” në “Eduard” dhe mbiemrin nga “Halim” në “Halimi”. Deputeti Myqerem Tafaj PD, nuk ka deklaruar ndryshimin e emrit nga “Miqerem” në “Myqerem”.

Deputeti Vangjel Dule PBDNJ, nuk ka deklaruar ndryshimin e emrit të babit nga “Jorgo” në “Jorgji” dhe emrin e nënës nga “Garufo” në “Jorgjia”.

Deputeti Gjovalin Bzheta PD, nuk ka deklaruar ndryshimin e emrit nga “Gjon” në “Gjovalin””,-thuhet ndër të tjera në relacionin e KQZ-së i cili pritet të vendosë sot se si do të veprojë me këta zyrtarë të lartë.

Ndërkohë, dokumenti i cili titullohet: “Informacion rreth procesit të verifikimit nga KQZ të formularëve të Vetëdeklarimit në zbatim të ligjit Nr. 138/2015 “Për Garantimin e Integritetit të Personave që Zgjidhen, Emërohen ose Ushtrojnë Funksione Publike”, referuar praktikës së vendosur nga Prokuroria e Përgjithshme”, thuhet se funksionarët sipas tabelës më poshtë, nuk kanë deklaruar brenda afatit ligjor në formularin e vetëdeklarimit dënime me vendim të formës së prerë/ndryshime në gjeneralitete. /a.m.

Next Post
Denoncimi i një shtetaseje turke/ Më kanë vjedhur bizhuteritë 5 mijë euro nga valixha në Rinas

Misteri/ 25-vjeçarja u zhduk sapo zbriti në Rinas, ja dyshimet e vëllait

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In