• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dekriminalizimi, Balla: Shenja gishtash Kosovës? Ku s’ka prekur

by
30/04/2015 19:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Debatet mes mazhorancës dhe opozitës për dekriminalizimin nuk kanë fund. Anëtari i Partisë Socialiste në komisionin e Posaçëm për Dekriminalizimin, deputeti Taulant Balla ka prezantuar në seancën e sotme draftin e mazhorancës, por deputeti demokrat Oerd Bylykbashi e ka cilësuar atë një farsë e dredhi.

Sipas Bylykbashit deri tani ka vetëm një draft, ai që është sjellë nga PD. Ndërkohë që Balla tha se në Kuvend janë dorëzuar dy iniciativa për personat e inkriminuar, dhe për kriteret për të mos lejuar kandidimin e tyre, apo përfshirjen në administratë.

Deputeti Socialist tha se për këtë draft kanë patur konsultime me eksperiencat ndërkombëtare, duke u shprehur se drafti synon ndalimin e kandidimit të personave të inkriminuar.

“Dy iniciativa janë dorëzuar në Kuvend, janë iniciativat për personat e inkriminuar. Jemi konsultuar me eksperiencat ndërkombëtare. Të ndalohet kandidimi i personave të inkrimuar. Çdo person që kandidon për zgjedhjet lokale duhet të plotësojë një formular vetëdeklarimi për të dëshmuar pasjen apo mospasjen e një precedenti penal. Kjo nëse miratohet duhet të deklarohet deri më datë 10 maj. Kush gënjen në këtë vetëdeklarim duhet të dënohen sipas juridiksionit përkatës. Do të bëhet verifikimi i figurës së çdo personi që kandidon për zgjedhjet lokale të 21 qershorit”, tha Balla.

Por sipas Bylykbashit, ka vetëm një amendament të PD-së për këtë çështje, dhe propozimet e PS dëmtojnë procesin. Bylykbashi u shpreh se në draftin e paraqitur nga mazhoranca nuk janë përfshirë disa pika të rëndësishme të propozuara në amendamentin e PD për dekriminalizimin.

“Propozojmë që të gjithë personat që janë dënuar për kryerjen e një krimit të rëndë, qoftë edhe korrupsion, apo edhe vepre të tjera që nuk përbëjnë krim të rëndë të jenë të përfshirë në amendament. dhe bllokimi i i tyre të jetë për 20 vite. dhe për ata të dënuar me një krim të kryer me dashje, të pengohen derisa nuk janë rehabilitua. Propozojmë që personat që kanë ende llogari të hapura me drejtësinë edhe në vendet e BE, ka masë sigurie arrest apo janë në kërkim ndërkombëtar, të jenë pjesë e këtij ndalimi”, tha Bylykbashi.

Por pikërisht marrja e shenjave të gishtave për personat që kërkojnë të kandidojnë, propozuar nga Bylykbashi, ka bërë që Balla të përdorë një batutë për kandidatin e PD­-së për bashkinë e Tiranës, Halim Kosova.

“Si t’i them unë Halim Kosovës tani hajde Halim bjer shenjat e gishtërinjve, Halimi ka edhe profesion të nderuar, ai ça s’ka prekur, kjo është qesharake. E kemi hequr se mendojmë se s’është e nevojshme, shenjat janë tek kompania e pasaportave, i ka INTERPOL… kemi rezervat tona për shumë nga kandidaturat tuaja, nëse s’votohet kjo,, një njeri që i shpëton është Xhelali juaj. Se një person i dënuar me vendim të formës së prerë është Xhelali. Keni edhe një kandidate tjetër, që është imazhi i partisë, mos e bëni atë të parandaloni këtë votim, për të shpëtuar imazhin e partisë që s’e mbajtët në Tiranë po e çuat në Durrës. Të 61 kandidatet e PS janë të pastra qelibar. Shfrytëzoni këtë seancë t’i kërkoni ndjesë edhe kolegut tonë Artur Bushi”, tha Balla.

Përtej paraqitjes së draftit për dekriminalizmin dhe diskutimeve mes deputetëve Balla dhe Bylykbashi, nuk u arrit konsensusi për miratimin e tij.

faqe1 faqe2 faqe3

Redaksia Online

(JavaNews.al)

Next Post

Djali i Silvio Berluskonit merr Mediasetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vula e “The Telegraph” për turizmin shqiptar, Rama: Vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar

Vula e “The Telegraph” për turizmin shqiptar, Rama: Vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar

March 4, 2026
Katër skenarët për pasojat e sulmit amerikan-izraelit ndaj Iranit

Katër skenarët për pasojat e sulmit amerikan-izraelit ndaj Iranit

March 4, 2026
Zbulohen plot 160 predha të paplasura në Selenicë, i përkasin Luftës II Botërore

Zbulohen plot 160 predha të paplasura në Selenicë, i përkasin Luftës II Botërore

March 4, 2026
Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

March 4, 2026
Dhuna ndaj gazetarit në Kosovë, arrestohet reperi Mossi. Sherri që nisi me diss-e

Dhuna ndaj gazetarit në Kosovë, arrestohet reperi Mossi. Sherri që nisi me diss-e

March 4, 2026
Kabineti i ri, zbardhet dekreti i Begajt/ Rama përgjegjës për ngritjen dhe funksionimin e “Diellës”

Propozimi i Ramës, Presidenti dekreton 7 ndryshimet në qeveri

March 4, 2026

S’janë emigrantë: Silvinjo, De Biazi, Albano, dhe 420 mijë të tjerë…

March 4, 2026
Të sanksionuar nga Trump, gjyqtarët e GJPN-së dëgjohen në Këshillin e Drejtësisë së BE

Të sanksionuar nga Trump, gjyqtarët e GJPN-së dëgjohen në Këshillin e Drejtësisë së BE

March 4, 2026
Plani i ri 5-vjeçar i Kinës, si do të jetë e ardhmja teksa synon të bëhet ekonomia e parë të botës?

Plani i ri 5-vjeçar i Kinës, si do të jetë e ardhmja teksa synon të bëhet ekonomia e parë të botës?

March 4, 2026

Rama mbledh sot deputetët e Tiranës në selinë e PS-së, çfarë pritet të ndodhë

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In