• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

DEKRIMINALIZIMI/ Avokatët e Ramës kundër Rroshit: Shkarkimi i tij në përputhje me kushtetutën

by Java News
07/03/2017 12:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Kushtetuese ka nisur sot seancën për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut në detyrë të Kavajës, Elvis Rroshi, për shpalljen si anti-kushtetues të vendimit të shkarkimit të tij nga detyra.

Roshi ishte i pranishëm në seancë, ndërsa ka kërkuar që vendimi i KQZ-së për t’i ndërprerë mandatin në kuadër të ligjit të dekriminalizimit të shpallet jo në përputhje me dispozitat e ligjit themeltar të shtetit. Gjithashtu Roshi ka kërkuar edhe shfuqizimin e vendimit të qeverisë për shkarkimin e tij. Por nga ana tjetër përfaqësuesit ligjorë të Kuvendit dhe Qeverisë deklaruan në seancë se kërkesa e Rroshit nuk duhet legjitimuar dhe si pasojë duhet rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.

Avokatët e Elvis Rroshit kanë thënë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Këshilli i Ministrave kanë shkelur kushtetutën kur kanë marrë vendim për shkarkimin e tij nga detyra në fund të muajit dhjetor të vitit të kaluar raporton BW.

Rroshi është një nga zgjedhurit e parë që u “kap” nga ligji për dekriminalizimin, i miratuar dhjetorin e vitit të shkuar me shumicë votash nga mazhoranca dhe opozita.

Rroshit iu hoq mandati nga KQZ-ja me kërkesë të Prokurorisë, sipas të cilës, ai kishte fshehur një dënim për përdhunim në Itali në fillim të viteve ’90. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në 29 dhjetor vendosi heqjen e mandatit për dy deputetet Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri, si dhe kryebashkiakun Elvis Rroshi, pas kishin fshehur të dhënat në formularin e dekriminalizimit.

Për vendimin e KQZ reagoi edhe ambasada amerikane në Tiranë, sipas të cilët ky rast është paralajmërim për të gjithë ata të inkriminuar që mendojnë të kandidojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 18 qershorit.

Next Post
Detajet/ Si u përgjuan gjobëvënësit derisa u siguruan provat, dëshmitë e tregtarëve nuk i ndihmojnë

"Kujt kena me i marrë lekë? Tanve mo burrë q** robt", përgjimet që fundosën gjobëvënësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I dyshuari i sulmit në një sinagogë në SHBA kishte humbur familjen nga sulmet në Liban

I dyshuari i sulmit në një sinagogë në SHBA kishte humbur familjen nga sulmet në Liban

March 13, 2026
Meta sërish në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin nga burgu

Vendimi i Gjokës: Arsyeja pse Meta hoqi dorë nga kërkesa për liri në GJKKO

March 13, 2026
Ndeshja Poloni-Shqipëri për playoffin e Botërorit 2026, FSHF hap aplikimet për biletat për tifozët shqiptarë

Ndeshja Poloni-Shqipëri për playoffin e Botërorit 2026, FSHF hap aplikimet për biletat për tifozët shqiptarë

March 13, 2026
“Vijojmë punën deri në lirimin e çdo hapësire publike”, nënkryetari i Bashkisë Tiranë prezanton raportin vjetor të IMT

“Vijojmë punën deri në lirimin e çdo hapësire publike”, nënkryetari i Bashkisë Tiranë prezanton raportin vjetor të IMT

March 13, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Porti i madh i Durrësit përtej legjendave urbane dhe politike

March 13, 2026
SHBA-të ofrojnë deri në 10 mln $ shpërblim për informacione mbi Mojtaba Khamenein

SHBA-të ofrojnë deri në 10 mln $ shpërblim për informacione mbi Mojtaba Khamenein

March 13, 2026
Sherr mes vjehrrit 91-vjeçar dhe dhëndrit në Durrës, përfundojnë të dy në spital nga goditjet me sende të forta

Sherr mes vjehrrit 91-vjeçar dhe dhëndrit në Durrës, përfundojnë të dy në spital nga goditjet me sende të forta

March 13, 2026
Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së/ Eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në

Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së/ Eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në

March 13, 2026
“Lot, qirinj dhe një thirrje për drejtësi”, Lezha në zi për 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj

“Lot, qirinj dhe një thirrje për drejtësi”, Lezha në zi për 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj

March 13, 2026
“Mandati i Ramës ka zero legjitimitet”, Berisha njofton nisjen e diskutimeve për programin e opozitës

“Mandati i Ramës ka zero legjitimitet”, Berisha njofton nisjen e diskutimeve për programin e opozitës

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In