• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dekriminalizimi/ A u ndalua Noka në vitin 1991 në Prizren? Prokuroria kërkon informacione nga Kosova

by A R
14/01/2017 16:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i Brendshëm, tashmë me detyrën e deputetit, Flamur Noka, po hetohet nga sektori i verifikimit bazuar në ligjin e dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme.

ABC News ka mësuar se ky sektor, me kërkesë të 20 deputetëve të Partisë Socialistë ka nis hetimin administrative ndaj Nokës, me dyshimin se nuk ka pasqyruar të vërtetën në formularin e vetdeklarimit.

Burimet thonë se për të verifikuar pretendimet e ngritura nga deputetë e PS-së, Prokuroria e Përgjithshme Iiështë drejtuar zyrtarisht Kosovës me anë të një letër-porosie.

Si objekt i saj është  verifikimin nëse shtetasi Flamur Noka është ndaluar në Prizren në vitin 1991 nga policia e ish-Jugosllavisë.

Veç kësaj, është kërkuar të verifikohet në arkivat e Policisë së Kosovës, nëse Flamur Noka ka qëndruar ndonjë ditë i arrestuar apo vetëm është marr në pyetje dhe është lënë i lirë.

Për të gjitha këto pyetje, prokuroria thotë se janë në pritje të përgjigjes zyrtare nga autoritet e drejtësisë së Kosovës.

Gazeta TemA ka disa muaj që ka botuar faktin se Flamur Noka është arrestuar nga autoritetet jugosllave dhe është marrë në pyetje.

Por, ai nuk e ka deklaruar këtë gjë në formularin e dekriminalizimit, gjë që i heq automatikisht mandatin.

Nga ana tjetër, mësohet se prokurorët e sektorit të verifikimit të formularëve të dekriminalizimit, kanë nisur hetimet edhe ndaj dy deputetëve të tjerë te kuvendit te Shqipërisë, që dyshohet se janë dënuar jashtë territorit shqiptar.

Ky hetim, ka nisur pas informacioneve të ndryshme në formë shkresore të ardhura në prokurori, sipas te cilave pretendohet se deputetët janë dënuar jashtë Shqipërisë me gjeneralitete të tjera.

Ata dyshohet se kanë përdorur identitetin e personave të tjerë në momentin kur janë proceduar në shtetet përkatëse.

Për këtë dyshim, mësohet se Prokuroria ka kërkuar me anë të letër-porosive shenjat e gishtërinjve për këto dy persona, të cilët dyshohet se identitetin e tyre e kanë përdorur dy deputetët tashmë të Kuvendit të Shqipërisë.

Por deri në ardhjen e kësaj përgjigje, zyrtarët e prokurorisë nuk preferojnë të identifikojnë emrat e personave që akuzohen me këto letra shkresore, ardhur në institucionin e akuzës nga individ të ndryshëm.

Veç këtyre, mësohet se Prokuroria po kryen verifikime edhe për rreth 170 persona të tjerë, mes tyre të zgjedhur, deputet e zyrtarë të lartë të administratës publike.

Ata dyshohen se kanë falsifikuar formularin e vetdeklarimit për llogari të ligjit të njohur si “dekriminalizimit”.

Burimet thonë se deri më tani, Sektori i Verifikimit në Prokurorinë e Përgjithshme që nga hyrja në fuqi e ligjit për “dekriminalizimin” ka verifikuar mbi 500 raste./a.m.

Next Post
Apeli lë në fuqi vendimin/ 2.4 vite burg për prokurorin Haxhi Giu

"Ngriva-shkriva" për Haxhi Giun, ja telefonata nga burgu për ish-prokurorin e liruar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 20, 2026
Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

September 20, 2026
Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

September 20, 2026
Zelenskyy bisedë telefonike me Trump: Ramë dakord të takohemi në Nju Jork, shumë gjëra mund të ndryshojnë -

Zelenskyy bisedë telefonike me Trump: Ramë dakord të takohemi në Nju Jork, shumë gjëra mund të ndryshojnë –

September 20, 2026
Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

September 20, 2026
Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq -

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq –

September 20, 2026
Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

September 20, 2026
Osmani në New York, takon djalin e Trumpit -

Osmani në New York, takon djalin e Trumpit –

September 20, 2026
Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

September 20, 2026
Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com