• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dekriminalizimi/ 4 pikat ku PS dhe PD nuk kanë arritur konsensusin

by Java News
03/03/2016 10:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e djeshme, mbledhja e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve, pavarësisht se përfundoi në orët e vona, përsëri nuk solli në një frekuencë deputetët e opozitës dhe ata të maxhorancës, për të paktën 4 çështje kryesore që kanë të bëjnë me aktet nënligjore të dekriminalizimit.

Së pari, formulari i vetëdeklarimit që do duhet të plotësojnë të gjithë deputetët dhe personat që janë pjesë e administratës, në tërësinë e tij i mabn larg dy kampet politike. Sipas PD-së, deputetët socialistë kanë kopjuar formularin e tyre, por duke i hequr një sërë pikash të rëndësishme, që për ata e bën të cunguar këtë formular dhe vetë ligjin e dekriminalizimit.

Një tjetër pikë ku palët hasin vështirësi në arritjen e kompromisit është edhe çështja e deklarimit të vendqëndrimeve të një personi që bëhet subjekt i ligjit të dekriminalizimit. PD kërkon detajimin e vendqëndrimit të personave të administratës publike dhe të politikanëve.

Pika e tretë ku PD dhe PS nuk arritën konsensus është edhe çështja e deklarimit të ndalimeve policore në shtetet e huaja. Për këdo që është subjekt i dekriminalizimit, sipas opozitës do duhet të deklarojë nëse është ndaluar ndonjëherë nga policia e shteteve të huaja dhe arsyen. Një argument ky që qartësisht opozita kërkon ta fusë në ligjin për dekriminalizimin duke patur parasysh precedentin e ish deputetit Mark Frroku.

Së fundi një pikë debati mbetet sanksioni, masa e gjobës dhe autoriteti përgjegjës për ekzekutimin e saj, në rast se personi që plotëson formularin e vetëdeklarimit mashtron në të apo në disa pika të saj. Palët kanë debate në lidhje me masën e gjobës dhe autoritetin që do kryejë implementimin. Sipas PD-së masa e gjobës duhet të jetë fikse, 1 milionë lekë të vjetra, ndërsa PS kërkon që gjoba të vendoset nga autoriteti përkatës, i cili do duhet të jetë sipas rastit.

Këto pika pritet të diskutohen sërish në mbledhjen mes palëve, që do të nisë së shpejti në kryesinë e Kuvendit. Nëse arrihet konsensusi palët do t’i drejtohet seancës plenare dhe votimit të akteve nënligjore për dekriminalizimin. Në të kundërt, situata politike në sallën e parlamentit mund të hasë në bllokimin e paralajmëruar të opozitës, nga vetë kryedemokrati Basha, një ditë më parë.

Next Post

Tentoi trafikimin e 21 kg kanabis, ndalohet në portin e Durrësit 44-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In