• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Dekreti për teatrin, Veliaj: Ilir Meta mori ‘copy-paste’ argumentet e PD

by A R
01/08/2018 19:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cilëson argumentet e përdorura nga Presidenti Meta për kthimin e ligjit për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, si kopje identike e atyre që u hartuan nga Partia Demokratike.

Në një intervistë për Vizion Plus, Veliaj tha se Bashkia e Tiranës dhe qeveria, duke ndjekur thirrjen e Presidentit Meta, zhvilluan disa dëgjesa me artistët dhe arkitektët.

“Së pari, argumentet e presidentit janë kopje e argumenteve të PD. I kam parë të dyja letrat, edhe atë të Komisionit që drejtohet nga PD në Parlament, edhe të zonjës që drejton komisionin e Kulturës, edhe zotrisë që drejton komisionin e Integrimit. Në gjuhën e kompjuterit quhet copy-paste, pra ta marrësh tekstin nga diku e ta ngjisësh diku tjetër. Për këtë arsye m’u duk e pandershme që m’u kërkua të negocioj me aktorët, se po të më thoshin negocio me krerët e opozitës, do ishte më e ndershme”, tha Veliaj.

Kreu i bashkisë tha se menjëherë pas rivotimit të ligjit në shtator, do të nisë puna për t’i dhënë kryeqytetit një teatër modern dhe dinjitoz.

“Nëse dikush e shtyu mbylljen e perdes së këtij akti (se po flasim me gjuhë teatrale) për 40 sekonda, sepse në gjuhën teatrore këto 40 ditë janë 40 sekonda të një shfaqje, kjo nuk e humbet cilësinë e aktit. Ndaj, ky është një ngërç teknik 40 ditësh, që në gjuhën e një akti teatror është një 40-sekondësh i një vonese në perde, i siparit, por jo prishja e aktit. Besoj, akti i parë u mbyll me sukses dhe besoj se do shkojmë deri në fund, të respektojmë këtë shumicë”, tha Veliaj, duke shtuar se askush nuk mund ta mbajë peng një shumicë, pavarësisht se çfarë ofiqi ka për momentin.

“Kjo shumicë besoj në opinionin publik, në komunitetin e artistëve, në votues, që kanë votuar respektivisht Edi Ramën dhe kryetarin e Bashkisë, njërin në kryeministri, tjetrin në qeveri lokale, kjo shumicë do të duhet të respektohet. Për çdo projekt në Tiranë del një minorancë e zhurmshme, dhe një gjë që më ka mësuar kjo punë në këto tre vjet është kujdes nga minorancat e zhurmshme! Bërtasin shumë për të krijuar idenë, por po të fillosh t’i shohësh me kujdes janë pjesë të një cirku kronik, një cirku shëtitës që vjen nëpër qytet, ish-drejtorë nafte, ish politikanë të dështuar, ish aktivistë të shoqërisë. Po të shohësh është një bandë klounësh që është prezente sa herë që vjen cirku në fshat dhe meqë cirku erdhi në fshat dhe kësaj here po zhvillohet tek teatri, kjo bandë e klounëve paraqitet menjëherë në gatishmëri të cirkut të radhës”, tha ai.

Veliaj nënvizoi se politika që pengoi edhe këndin e lojërave duke nxjerrë Bujar Nishanin aty, po bën të njëjtën gjë tani me presidentin e radhës.

“Politika që pengoi edhe këndin e lojërave, nxori Bujar Nishanin aty, po bën të njëjtën gjë tani me presidentin e radhës. Po mundohet të përdorë çdo mjet të partiçkave që po vjen e reduktohen dhe në pamundësi për të pasur kandidatë për zgjedhjet e ardhshme dhe në pamundësi për të pasur ide për zgjedhjet e ardhshme, po importojnë kryetarë bashkish nga qytetet e tjera, siç importonin protestues për lodrat”, theksoi Veliaj.

Next Post
Higuain dhe Caldara tek Milani, Bonucci tek Juventusi

Higuain dhe Caldara tek Milani, Bonucci tek Juventusi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In