• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dekreti i Presidentit, shkaktoi më shumë drama politike se sa juridike

by Mero Baze
02/10/2025 19:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Dekreti i Presidentit Begaj për zgjedhjet e pjesshme të 9 Nëntorit, shkaktoi drama të mëdha politike më shumë sesa një dramë juridike për Bashkinë e Tiranës. 

Nga pikëpamja juridike, shumica e opinionit bie dakord, që dekretimi është pasojë e një manovre ligjore për të mos iu referuar Kushtetutës por një neni që trajton sherret e të punësuarve me punësuesin. Në këtë rast punësuesi i Erion Veliaj është votuesi i Tiranës dhe ai nuk e ka pushuar nga puna. Do ta pushojë në ditën e zgjedhjeve të ardhshme, ku ai nuk është kandidat. 

Kjo është dhe drama më e madhe që ka krijuar dekreti. 

Partia Socialiste, në përpjekje të sforcuar për të gjetur një zgjidhje për Bashkinë e Tiranës e cila ka mbetur si mall pa zot, pati një ngutje të pakuptueshme për të pritur ndoshta edhe një apo dy muaj më shumë që ky problem të zgjidhej në rrugë kushtetuese. Nuk mendoj se pas një muaji opozita do ishte më e fortë dhe pozitat e PS në Tiranë do ishin më të rrezikuara. E vetmja gjë që mund të ndodhte një muaj më vonë, ishte që opozita do ishte në kulmin e debateve për zgjedhjen e kandidatit, i cili i ishte kthyer në torturë psikologjike. 

Duke vepruar shpejt përmes kësaj manovre juridike, PS me sa duket ka dashur të krijojë një perceptim të qartë për distancimin e saj nga Erion Veliaj, me qëllim që ai të mos jetë më pjesë e debatit elektoral dhe të konsiderohet një histori e mbaruar. Kjo u duk edhe sot në Gjykatën e Lartë, kur ekzistonin gjithë mundësitë teorike që Gjykata ta nxirrte nga paraburgimi, pasi aktualisht quhet i shkarkuar dhe dosja ka shkuar për gjykim duke rënë arsyet e ndikimit të tij mbi dosjen në hetim. Edhe pse gjyqtarët janë të afërt me Partinë Socialiste, ata kanë qenë në një vijë me partinë, për ta lënë në burg. Pra i vetmi mesazh që kërkon të japë PS në këtë rast është distancimi i tyre nga Erion Veliaj për të mos e pasur si çështje nëpër këmbë gjatë fushatës. 

Nga ana tjetër, drama tek opozita është edhe më e madhe. Ata, duke shpresuar se beteja mes PS dhe Erion Veliaj do vazhdonte dhe do futej në spirale të pafundme ligjore, harruan se mund të kishin zgjedhje kaq shpejt dhe tani po përpiqen të gjejnë arsyet bindëse për shkelje të Kushtetutës nga dekreti i Presidentit për të mos hyrë në zgjedhje. 

Por dhe ky është një vendim i vështirë, pasi partitë e tjera opozitare mund të hyjnë në zgjedhje dhe t’i sharrrojnë një pjesë të madhe të elektoratit. Kështu që duhet të mendohet mirë. Propozimi i Ermal Hasimes nga Agron Shehaj, nuk është një ofertë që bind PD ta kandidojë, por është një sinjal frike për ta, se nëse bojkotojnë zgjedhjet, ai mund të jetë kandidati i pjesës tjetër të opozitës duke e relativizuar fuqinë e PD. Në këtë rast Hasimeja është më shumë një kandidat shantazhi mbi PD sesa një ofertë për PD që natyrisht nuk e pranon. Nëse PD arrin të pranojë Ermal Hasimen, atëherë duhet të pranojmë që diçka e rëndësishme po ndryshon tek Berisha. Por kjo është ngjarje e pamundur. Ai se ka duruar dot as gjashtë muaj në kabinet e jo ta durojë katër vjet kandidat. 

Ndaj i gjithë ky tension rreth dekretit të Presidentit, ankimi i tij në Gjykatën Kushtetuese, mundësia e pezullimit nga Gjykata apo jo, nuk lidhen fare me fatin e Veliaj, por me hallin që ai u hapi me shkarkimin nga PS dhe Presidenti. Veliaj e ka rrugën e hapur që me procesin e ankimimit pas Gjykatës Kushtetuese të shkojë në Strasburg duke rishikuar edhe masën e paraburgimit, por thjesht ka lënë litarin jashtë për ata që e varrosën. 

 

 

Next Post
Lojëra fati, “Big Brother VIP” apo… Çfarë kërkuan shqiptarët në Google gjatë 2025?

Lojëra fati, “Big Brother VIP” apo... Çfarë kërkuan shqiptarët në Google gjatë 2025?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

September 10, 2026
Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

September 10, 2026
Tensionet në veri/ Ish-presidenti Thaçi lë qelinë dhe shkon në Kosovë

Thaçi thyen heshtjen për Gjykatën Speciale: E shmangëm Rusinë, sot po paguaj çmimin në lëkurën time!

September 10, 2026
Berisha në SHBA, takimi me shqiptarët në New Jersey: Rama po zbraz Shqipërinë

Berisha flet nga New Jersey: Vendimi ‘non-grata’ ishte lobim korruptiv i Ramës dhe Sorosit

September 10, 2026
“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

September 10, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

U kap me armë zjarri dhe jelek antiplumb, arrestohet pronari i një hoteli në Fushë-Krujë

September 10, 2026
Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

September 10, 2026
Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

September 10, 2026
Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

September 10, 2026
Shkodër/Ardi Veliu kritikon ashpër policinë vendore për grupet kriminale e kultivimin e drogës

Trafik armësh? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! (Çfarë thotë për Ron Yeffet?)

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com