• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Dekreti i panjohur, kur Enver Hoxha firmoste për krijimin e partive të reja

by A R
10/03/2019 15:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duket paradoksale e si trill njëherësh, por në dhjetor të vitit 1946, ndërsa zhdukej çdo kundërshtar i komunistëve, pas muajve të vështirë të kryengritjeve antikomuniste në verën e po atij viti në veri të vendit menëjherë pas nënshtrimit të kryengritjes së Postribës dhe dënimeve me vdekje dhënë në gjyqin special, kryeministri Enver Hoxha kishte dërguar në presidiumin e Kuvendit Popullor një ligj për krijimin e partive politike, i cili parashikonte në detaje se si do të krijoheshin partitë e reja, deri te deklarimi i të ardhurave financiare, apo si duhet të administronin ato.

Ligji me numër 370 ishte dekretuar në Presidiumin e Kuvendit Popullor me 6 dhjetor 1946 dhe parashikonte veç krijimit të partive politike edhe krijimin e “shoqatave kulturale, shkencore, profesionale etj…”

E ndërsa në nenet e para bën habi se si diktatori i ri artikulon krijimin e partive të tjera politike, thelbin e këtij ligji e zbulon në nenin 7 të tij, ku kuptohet se ky ligj po dekretohej për të mos lejuar krijimin e asnjë partie tjetër veç asaj që instaloi regjimin komunist.

Ndërsa citohej se çdo kërkesë për formimin e partive të reja do të dërgohej në Ministrinë e Brendshme, në nenin 7 shkruhet se: “Organet shtetërore kompetente do të ndalojnë formimin dhe veprimtarinë e partive politike që kanë për qëllim të ndryshojnë ose rrëzojnë rendin konstitucional të Republikës Popullore të Shqipërisë, ose kanë karakter antidemokratik, ose janë të organizuar në bazë fetare, ose kanë për qëllim dhe shërbejnë për të mbjellur urrejtje dhe grindje në mes të kombësive, racave dhe feve. Gjithashtu ndalohet formimi dhe veprimtaria e një partie politike kur themelonjësit ose ata që bëjnë pjesë në kryesinë e saj, frymëzohen nga parimet e përmendura më sipër..”.

Më poshtë e sjellim të plotë ligjin me nenen mbi formimin e partive politike dekretuar në 6 dhjetor 1946.

Republika Popullore e Shqipërisë

Presidiumi i Kuvendit Popullor

Dekret

Nr.241 datë 6 dhjetor 1946

Presidumi i Kuvendit Popullor

Në mbështetje të art.54  Nr.5 të Statutit të republikës Popullore

Pasi u votua nga Kuvendi Popullor i Shqipërisë

Shpall

Dekreton

Ligjën Nr.370 datë 6.12.1946 mbi formimine  partive politike dhe shoqatave kulturale, shkencore, profesionale etj, dhe mbi mbledhjet publike me titull e përmbajtje si vijon:

Ligjë Nr.370 Datë 6.12.1946 mbi formimin e partive politike dhe shoqatave Kulturale, shkencore, profesionale etj dhe mbi mbledhjet publike.

Kapitulli i I

Dispozitë e Përgjithshme

Neni 1

Për zhvillimin e aktivitetit politik, kultural e shoqëror të masave të gjera të popullit, shtetasve të Republikës Popullore të Shqipërisë ju garantohet  e drejta që të formojnë parti Politike dhe shoqata kulturale, shkencore, profesionale, sportive, etj.

A Parti politike

Neni 2

Veprimtaria e partive politike ose t’organizatave politike mund të shtrihet në rrethin e një ose më shumë Prefekturave ose  në gjithë Shqipërinë.

Neni 3

Shtetasit që dëshirojnë të formojnë parti politike detyrohen ti drejtojnë një kërkesë organit shtetëror competent duke paraqitur programin dhe rregulloren ose statitin e Partisë së tyre.

Neni 4

Kërkesa për formimin e një partie politike duhet të nënëshkruhet të paktën nga 50 zgjedhës kur veprimtaria e kësaj partie do të shkrihet në rrethin e një ose dy Prefekturave dhe nga 100 zgjedhës kur veprimtaria e saj do të shtrihet ën rrethin e tre ose më shumë Prefekturave ose në gjithë Shqipërinë.

Neni 5

Kërkesa për formimin e një partie politike i drejtohet Ministrisë së P.brendshme, e cila kur konstaton mungesa formale, u’a kthen paraqitësave për t’i plotësuar ose korrigjuar.

Neni 6

Ministrija e P. të Brendshme duhet brënda 30 ditëve nga data e marrjes në dorëzim të kërkesës, të aprovojë ose refuzojë formimin e partisë politike.

Në rast se brenda këtij afati nuk është marrë ndonjë vendim atëherë kërkesa konsiderohet si e pranuar

Neni 7

Organet shtetërore kompetente do të ndalojnë formimin dhe veprimtarinë e partive politike që kanë për qëllim të ndryshojnë ose rrëzojnë rendin Konstitucional të Republikës Popullore të Shqipërisë, ose kanë karakter antidemokratik, ose janë të organizuar në bazë fetare ose kanë për qëllim dhe shërbejnë për të mbjellur urrejtje dhe grindje në mes të kombësive, racave dhe feve. Gjithashtu ndalohet formimi dhe veprimtaria e një partie politike kur themelonjësit ose ata që bëjnë pjesë në kryesin e saj, frymëzohen nga parimet e përmendura më sipër.

Neni 8

Kundra vendimit të Ministrisë së P. të Brendshme, mbi refuzimin e kërkesës për formimin e një partie politike ose mi ndalimin e vazhdimit të veprimtarisë së saj, mund të bëhet ankimi brënda 15 ditëve që nga dita e njoftimit të vendimit, përpara Gjykatës së Lartë të republikës Popullore të Shqipërisë që vendos në formë të prerë brënda 15 ditëve.

Ankimi i dërgohet Gjykatës së Lartë me anën e Ministrisë së P.Brendshme.

Neni 9

Nuk mund të marrin pjesë në formimin e një partie politike as të jenë anëtar të saj shtetasit e huaj si dhe shtetasit shqiptarë që nuk gëzojnë të drejtën e votës.

Neni 10

Rregullorja ose statuti i Partive politike duhet të përmbajë emërin e Partisë, angazhimin e brëndshëm, burimin e mjeteve materiale që do të përdorë për zhvillimin e veprimtarisë së saj dhe selinë e saj.

Neni 11

Çdo parti politike detyrohet të çpallë nëj herë në vit burimin, sasinë dhe përdorimin e të ardhurave të saj.

Neni 12

Partisë politike janë persona juridike. Ato mund të kenë pasuri të patundshme të nevojshme për qëllimet e Partisë, lokale për mbledhje dhe shtypin e tyre. Këto parti administrojnë të ardhurat që rrjedhin nga pagimi i kuotave të antarësisë si dhe nga burime të tjera të ligjshme. (tesheshi)

/a.rada

Next Post
Bie numri i “jelekeverdhëve” në protestë

Bie numri i “jelekeverdhëve” në protestë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

July 10, 2026
Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

Skenari shqiptar i Cancel Culture: Kush fiton nga sulmi agresiv ndaj Turizmit?

July 10, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Aty ka mbetur Hamasi i Berishës”, Beqiri: Protesta ka marrë pamjen e një lufte kundër Shqipërisë

July 10, 2026
Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

“Nuk është protestë hallexhinjsh”, gazetari: Rama s`është budalla politik, i lexon mirë mesazhet

July 10, 2026
Rama reagon për Zvërnecin: Nesër do flas unë për të pavërtetat që po qarkullojnë ditët e fundit

“Sipërmarrjeve po u rikthehen yjet e merituara”, Rama: Kërkuam ndihmë për t’i nxjerrë nga bloza e terrorit digjital

July 10, 2026
Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

July 10, 2026
Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

July 10, 2026
AP publikon raportin vjetor: 5 burgje duhen mbyllur, cenojnë dinjitetin njerëzor!

Avokati i Popullit prezanton raportin 2025, Shabani në Vlorë, fokusi te pronat dhe ankesat

July 10, 2026
“Basti i fundit” godet në Fushë-Krujë, në pranga edhe një efektiv policie

Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In