• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dekretet e ministrave/ Nishani dërgon kërkesën në Kushtetuese, Braho: Po luan shah

by Java News
22/02/2016 11:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Nishani ka dërguar këtë të hënë në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për intepretimin e nenit 98 të kushtetutës që ka të bëjë me ndryshimet në qeveri. E marta është dhe afati i fundit kushtetues, që Presidenti të miratojë dekretimin e emërimit të dy ministrave të rinj në qeveri, atë të Arben Ahmetajt në krye të financave dhe Milva Ikonomit në drejtim të Ministrisë së Ekonomisë.

Ndërkohë, në një mbledhje të komisionit parlamentar të sigurisë, kreu i komisionit, deputeti i LSI Spartak Braho e ka cilësuar këtë veprim të Nishanit, si një lojë politike të ngjashme me shahun.

“Kreu i shtetit po bën lojë politike, e ngjashme me lojë shahu. Ashtu si në lojën e shahut çdo gjë ka afatet e veta”, tha Braho.

Nishani dekretoi shkarkimin e Ministrit të Financave, Shkëlqim Cani dhe të Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj por nuk dekretoi ndryshimet e tjera në qeveri. Kjo, me arsyetimin se nuk mund të dekretojë dy ministrat e rinj pa kaluar votimi në Parlament i dy dekreteve të tij për shkarkimin e ministrave. Nishani ka thënë se nuk do të dekretojë emërimet e reja, pa patur një vendim të Gjykatës Kushtetuese mbi këtë çështje.

Në kërkesën e tij Nishani thekson:

“Përsa kohë Dekretet e Presidentit për shkarkimin e dy Ministrave nuk janë shqyrtuar nga Kuvendi, do të thotë që ato kanë ngelur pa fuqi. Do të jetë pa kuptim nëse Dekretet për Shkarkimin e Ministrave do të kenë votën kundër të Kuvendit, ndërkohë që Presidenti emëron dy ministra të tjerë referuar propozimit të Kryeministrit. Në rastin konkret, Kuvendi nuk i ka dhënë fuqi Dekreteve të Presidentit për shkarkimin e Ministrave, ndërkohë që Presidenti ka detyrimin kushtetues të shprehet me dekret për emërimin e dy ministrave të tjerë referuar propozimit të Kryeministrit brenda afatit 7 ditor .

Sa më sipër, duke qenë se ekziston një normë kushtetuese e paqartë, ekziston një marrëdhënie e ngushtë mes normës kushtetuese dhe situatës së krijuar dhe duke marrë në konsideratë dhe qëndrimin e mbajtur nga ana e Kryeministrit, dhe Parlamentit, Presidenti i Republikës referuar nenit 124 pika 1, nenit 134 pika 1 shkronja “a” e Kushtetutës i kërkon Gjykatës Kushtetuese të bëjë interpretimin përfundimtar të nenit 98 pika 1.”- argumenton Nishani.

Next Post

Protestuesi kundër rrymës: Sala e pati për 23 vjet, mjaft më

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama publikon pamjet nga shkolla në Tiranë: Hapësirë moderne dhe dinjitoze për arsimimin e rreth 500 fëmijëve

Rama publikon pamjet nga shkolla në Tiranë: Hapësirë moderne dhe dinjitoze për arsimimin e rreth 500 fëmijëve

March 9, 2026
Anëtarëve të Këshillit të Imunitetit nuk iu dhanë provat për Ballukun/ Kuvendi: Do pyesim SPAK, materiali është sekret hetimor, është në kasafortë

Nis në Apelin e GJKKO-së seanca për masën e pezullimit nga detyra të Ballukut

March 9, 2026
Qëllohet me armë shtëpia e këngëtares Rihanna në Beverly Hills, policia ndalon një grua

Qëllohet me armë shtëpia e këngëtares Rihanna në Beverly Hills, policia ndalon një grua

March 9, 2026
Sot seanca në GJKKO për Erion Veliajn, pritet kalimi ose jo për gjykim i dosjes

Nis sot gjyqi për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe 29 të tjerët

March 9, 2026
Përplasjet fizike dhe fyerjet në Kuvend, “Etika” vendos për Ballën, Bardhin dhe Balliun

Përplasjet fizike dhe fyerjet në Kuvend, “Etika” vendos për Ballën, Bardhin dhe Balliun

March 9, 2026
Shkrimtari izraelit: Jeta në Tel Aviv mes sirenave, jemi në një mjegull lufte pa plan

Shkrimtari izraelit: Jeta në Tel Aviv mes sirenave, jemi në një mjegull lufte pa plan

March 9, 2026
Kërkesa e SPAK për Ballukun, PS merr sot vendimin, Rama: Në 10.00 do të jemi live

Kërkesa e SPAK për Ballukun, PS merr sot vendimin, Rama: Në 10.00 do të jemi live

March 9, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Irani është lufta e parë e rendit të ri botëror

March 9, 2026
Tirana nuk është qyteti me më shumë makina për banorë, por kryeson për trafikun

Tirana nuk është qyteti me më shumë makina për banorë, por kryeson për trafikun

March 9, 2026
“Na nxori për shëtitje…”, Nazmija tregon si u mashtrua nga djali që i mori pronën: E hëngrëm!

“Na nxori për shëtitje…”, Nazmija tregon si u mashtrua nga djali që i mori pronën: E hëngrëm!

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In