Janë kthyer në qesharake vlerësimet e pamerituara që Presidenca dhe shoqatat ndajnë nëpër individë të zakonshëm që nuk kanë asnjë impakt as në kulturë, as në komunitet.
Per kete arsye me sa duket ka reaguar pianistja Etrita Ibrahimi, e bija e kompozitorit të mirënjohur Feim Ibrahimi, duke marre si shembull një rast të ngjashëm te diteve te fundit, kur Presidenti i Republikës nderoi me dekoratë Ylli Bakën, një këngëtar të muzikës tallava.
Reagimi i plotë i Etrita Ibrahimit:
“Domethënë na rroftë ne që studiojmë orë, ditë e javë të tëra për të realizuar një koncert si ai i yni që u transmetua mbrëmë në RTSH…!
Po s’patëm miliona klikime, s’meritojmë asgjë…!
Po mirë ne s’vlekemi hiç, po atyre si puna e babait tim, që kanë ndërtuar historinë e muzikës shqiptare, si t’ia bëjmë?
Se titujt duhet t’ia kishit dhënë me kohë, por nuk duken as në horizont…!
Apo s’ka rëndësi as kjo, se fundja kush janë ata..?! Se mos kanë miliona klikime…!
E rëndësishme është tallavaja…ajo ka miliarda, jo vetëm miliona, klikime…!
Bravo Mr. President…të kemi njësh, s’kam ç’them tjetër!!!”












Brravoooo !!!!!
Likja me këngëtarin e hajdutit, janë bërë si muti maces për ilaç.