• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dekorimi i 67 ballistëve, veteranët e Lushnjës i kërkojnë anulimin Nishanit

by Java News
01/11/2016 10:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Organizata e dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare për Lushnjen do t’i kërkojë presidentit të Republikës, Bujar Nishani, t’u heqë dekorimin 67 personave të pushkataur më 23 tetori të vitit 1943 në Lushnje me medaljen “Martirë të Demokracisë”.

Lajmin e bëri të ditur Vangjel Bello kryetari i kësaj organizate i ftuar dje në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku. Bello tha se është duke u përgatitur letra publike që do ti paraqesë kreut të shtetit me kërkesën duke I bashkangjitur edhe argumentet përkatëse që sipas tij janë fakte dhe kundërfakte të pamohueshme. Sipas Bellos, realisht ka qenë një veprim i ekzagjiruar i Mehmet Shehut për ekzkeutimin e tyre porse nuk ka vend që ata të dekoroheshin siç u bë.

Bello tha se partizënët e Brigadës së parë kryhen luftime ato ditë në Lushnjë kundër forcave balliste të Isa Manastirliut dhe Hamit Matjanit sepse ata po vepronin si një bandë duke plaçkitur zonën madje duke përdhunuar edhe gra e vajza.

“Ndodhur në këtë situate Brigada I arritr ta shpartallojë këtë formacion duke kapur robër një pjesë të konsiderueshme” tha Bello duke e pasuar këtë edhe me pushkatimin masiv. Bello dha edhe një detaj interesant siaps të cilit pushkatimi është bërë në dy ditë të ndryshme. Ditën e parë janë pushkatuar 29 persona dhe ditën e dytë janë pushkatuar pjesa tjetër. Nga ana tjetër, Artan Murrizi, pasardhës i famijeve të pushkatuarëve, Artan Murrizi, i ftuar edhe ai në këtë emision, e kundërshtoi ashpër kreun e organziatës së veteranëve duke hedhur poshtë akuzat ndaj tyre.

Murrizi ka katër të pushkatuar në familje dhe një i pestë që sipas tij kishte arritur të shpëtonte gjatë momentit të pushkatimit. Një nga kushërinjtë e babait tim ka arritur që ishte mes atyre që do pushkatohshin rritit të largohej me shpejtësi dhe nuk e zuri asnjë plumb. “Ai jetoi edhe pas Luftës së Dytë Botëtrore dhe ka vdekur në vitet ’70” tregoi Murrizi. I pyetur se cila ka qenë arsye e këtij pushkatimi Murrizi tha se e vetmja arsye është se ata nuk pranuan të bashkoheshin me forcat e Mehmet Shehut sepse kjo do të thoshte se do bëheshin komunistë.

“Xhaxhai i babait tim është pushkatuar sepse tha: Edhe derr bëhem dhe komunist nuk bëhem kurrë. Kjo e inatosi shumë Mehmet Shehun dhe e ekzekutoi me dorën e tij”, tha Murrizi.
Express/d.i.

Next Post
“T’hanksha, t’bofsha, t’rrotullofsha”, ngacmimet ndaj vajzave në Prishtinë (VIDEO)

“T’hanksha, t’bofsha, t’rrotullofsha”, ngacmimet ndaj vajzave në Prishtinë (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë zjarri pas mesnate te Casa Italia, një i plagosur rëndë

Humb jetën pas një sherri 69-vjeçari në Roskovec, i pranishëm edhe i biri! Dinamika e ngjarjes dhe çfarë dyshohet

August 6, 2026
Humb kontrollin e motorit, ndërron jetë në Rrugën e Kombit shqiptari nga Kosova

Humb kontrollin e motorit, ndërron jetë në Rrugën e Kombit shqiptari nga Kosova

August 6, 2026
Përmirësohet situata nga zjarret në Mallakastër! Mbeten aktive 10 vatra nga veriu në jug

Përmirësohet situata nga zjarret në Mallakastër! Mbeten aktive 10 vatra nga veriu në jug

August 6, 2026
“Po shkoni në rrugë të gabuar”, Houthit kryejnë operacion ushtarak me qindra të vrarë

“Po shkoni në rrugë të gabuar”, Houthit kryejnë operacion ushtarak me qindra të vrarë

August 6, 2026
Tmerr në Britani! Ish-kasapi copëtoi punonjësin e tij 55-vjeçar dhe e futi në një fuçi me çimento sepse mendonte se po i vidhte

Tmerr në Britani! Ish-kasapi copëtoi punonjësin e tij 55-vjeçar dhe e futi në një fuçi me çimento sepse mendonte se po i vidhte

August 6, 2026
“Thika” pas shpine, Zelenski do takohet me Vuçiç në Beograd, ja qëllimi

“Thika” pas shpine, Zelenski do takohet me Vuçiç në Beograd, ja qëllimi

August 6, 2026
Vala e të nxehtit / Italia në alarm të kuq, rekorde temperaturash në Austri e Sllovaki, sfida edhe në Ballkan

Vala e të nxehtit / Italia në alarm të kuq, rekorde temperaturash në Austri e Sllovaki, sfida edhe në Ballkan

August 6, 2026
“Ta zgjidhim me referendum…”, Boçi zbulon planin e PD-së për të penguar uljen e numrit të bashkive

“Ta zgjidhim me referendum…”, Boçi zbulon planin e PD-së për të penguar uljen e numrit të bashkive

August 6, 2026
“SHBA-ja të pranojë faktet”, kreu i parlamentit iranian: S’na duhet më teatër në diplomaci!

“SHBA-ja të pranojë faktet”, kreu i parlamentit iranian: S’na duhet më teatër në diplomaci!

August 6, 2026
I dënuar për kokainën e Frakullës, ekstradohet nga Kolumbia “kimisti” i laboratorit

I dënuar për kokainën e Frakullës, ekstradohet nga Kolumbia “kimisti” i laboratorit

August 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com