• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dekonspirimet tek opozita dhe mediat, Xhafaj do të dorëzojë kallëzim penal”

by A R
23/11/2017 21:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edi Rama ka folur mbrëmjen e sotme në lidhje për akuzat e trafikut të drogës. Ai zbuloi një detaj në studion e emisionit “360 Gradë” në Ora News.

Sipas kryeministrit, ministri i Brendshëm pritet që ditën e nesërme (të premten) të bëjë një kallzim penal në lidhje me dekonspirimin në media të operacionit për arrestimin e 4 ish-zyrtarëve të policisë.

Në këtë kërkesë, Fatmir Xhafaj pritet të kërkojë përgjegjësit për dekonspirimin e operacioneve të policisë në vijim.

“Për rastin konkret s’dua të bëj replika me opozitën. Opozita është në një proces të vetin dhe nëse ka një subjekt që është dukshëm në drejtim të paditur dua të them që ministri i Brendshëm nesër besoj do të bëjë kallëzim penal për të kërkuar një hetim të plotë për dekonspirimin e sekretit hetimor në rastin konkret. 

Duke përfshirë të gjithtë ata që kanë pasur dijeni përfshirë dhe vetveten dhe duke vënë në dispozicion të organeve të hetimit të gjithë gatishmërinë e palës që përfaqëson, pushtetit ekzekutiv duke kërkuar që të vihen në gatishmëri për hetimin dhe të tjerët…. personat në dijeni për operacionin. 

Do kërkojë hetim, me një kallëzim penal për dekonspirim. Do vërë në dispozicion të hetimit vetveten dhe palën që ka pasur dijeni për këtë operacion që janë një numër shumë i kufizuar, se jemi në një situatë qesharake. Është mundësia të bëhet hetimi në rastin konkret për të shkuar drejt dekonspiruesit se kjo histori nuk mund të vazhdojë kështu” – tha Rama.

Ai theksoi se nuk bëhet fjalë për të kallëzuar opozitën dhe median, por personat që kanë nxjerrë informacionin te partitë politike dhe kanalet e informimit publik. /JavaNews/b.d

PJESË NGA INTERVISTA:

Artur Zheji: Policia nuk ka mundur të kapë tre persona që janë ish-shefa policie në Vlorë dhe opozita mendon se ju jeni bashkëpunëtorë me ta?

Edi Rama: Shprehja kësaj radhe më duket jo fort në përputhje me aktivitetin e përditshëm të policisë së shtetit, e cila është në aktivitet të përditshëm. Gjatë këtij viti, policia ka shifrën më të lartë të zbulueshmërisë së krimeve në historikun e shifrave dhe këtë vit, Shqipëria ka numrin më të ulët të vrasjeve. Për sa i përket rastit konkret, unë nuk dua të bëj replika.

Zheji: Ka edhe personazhe të tjera si Klement Balili që nuk janë kapur. Për ndryshe nuk do të ngrinit një task forcë.

Rama: Thjesht nuk mu duk në përputhje me realitetin e përditshëm të policisë. Ka edhe raste të tilla dhe nuk ekziston në asnjë shtet që të ketë kapje 100% të autorëve të kërkuar. Për rastin konkret, unë nuk dua të bëjë replika me opozitën. Opozita është në një proces të vetin dhe nëse ka një subjekt që është dukshëm në drejtim të paditur është opozita. Ministri i Brendshëm nesër do të materializojë një kallëzim penal për të kërkuar një hetim të plotë për dekonspirimin e sekretit hetimor në rastin konkret, duke përfshirë të gjithë ata që kanë pasur dijeni përfshirë edhe vetveten dhe duke vënë në dispozicion të organeve të hetimit të gjithë gatishmërinë e palës që përfaqëson pushtetin ekzekutiv dhe policinë, duke kërkuar të vihen në gatishmëri për hetimin edhe të tjerët edhe veten.

Numri i personave që kanë pasur dijeni për operacionin është i kufizuar dhe është mundësia për të pasur hetim për të shkuar drejt dekonspiruesit

Zheji: Unë po them një rast. Tre funksionarë të lartë të Policisë së Shtetit, ndërkohë që ju thoni se po bëhet kallëzim penal. Ju akuzoni Prokurorinë se po dekonspiron ata që heton?

Rama: Ministri i Brendshëm nesër do të materializojë kallëzimin për dekonspirim të procesit për të cilët ju thatë se opozita më ka akuzuar mua. Ministri i Brendshëm do të kërkojë të hetohet rasti për të gjithë ata që kanë pasur dijeni për operacionin

Zheji: Do të hetohet edhe opozita?

Rama: Unë po them diçka shumë të thjeshtë. Është një rast, i cili për fat të keq del në media përpara se sa të materializohet një operacion. Në rastin konkret ekziston dyshimi i arsyeshëm që është dekonspiruar operacioni. Ajo që duhet të bëjë ministri i Brendshëm është të kërkojë hetim për rastet e përsëritura. Nuk bëhet fjalë për të kallëzuar opozitën dhe median, por personat në dijeni për operacionin. Ministri i Brendshëm nuk autorizon hetime, bën një kallëzim penal. Dihet kush janë me emër dhe mbiemër dhe është po ashtu edhe pala e prokurorisë sepse jemi në një situatë qesharake ku qytetarëve ju servilet një mish mash me gjysmë të vërteta. Në rastin konkret, numri i personave që kanë pasur dijeni është i kufizuar.

Zheji: Këtë kallëzim zt.Xhafaj do ta ndërmarrë për radhët e policisë së shtetit?

Rama: Organi i hetimit në këtë vend është Prokuroria dhe jo policia e shtetit.

Zheji: Nga njëra anë, Prokuroria ka ndërmarrë një hetim dhe nga ana tjetër i ka dekonspiruar…

Rama: Unë them kush është përmbajtja që ministri i Brendshëm do të materializojë ditën e nesërme. Nuk ka në këtë kallëzim asnjë tërheqje nga përgjegjësia, por domosdoshmëri për t’i shkuar deri në fund një hetimi për raste kur mediat apo podiumet politike kanë marrë përsipër të bëjnë gjyqe politike me të ashtuquajtura burime. Këto burime janë keqpërdoruar, abuzuar nga njerëzit që në shkelje flagrante të ligjit komunikojnë me partitë dhe mediat për një detyrë që ligji ua ndalon. Nuk është faji i mediave, por përgjegjësia ligjore e atyre.

Zheji: Po sikur, këto organe të kenë frikë se janë shumë të fuqishëm këta njerëz dhe dalje e emrit i bën vunerabël dhe për t’i djegur përfundimisht këta….Këta zotërinj kanë qenë drejtorë në Komisariatin e Vlorës.

Rama: Ne nuk kemi asnjë hetim ndërkombëtar dhe as tërheqje misterioze të shefit të Shërbimit. Ka një hetim të brendshëm.

Next Post
Ramush Haradinaj: Në NATO dhe OKB vitin tjetër!

Haradinaj shpall 28 Nëntorin festë kombëtare për Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In