• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Deklasifikimi i dosjeve gjatë regjimit komunist, AIDSSH: Procesi do kryhet brenda vitit 2023

by Java News
04/04/2023 12:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi disa ndryshime ligjore që lidhen edhe me procesin e deklasifikimit të dokumenteve në përmbushje të detyrave funksionale të Autoritetit për Informimin mbi Dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit si:

1) deklasifikimi i të gjithë dokumenteve nga 29 Nëntori 1944 deri në 2 korrik 1991, të cilat disponohen nga të gjitha arkivat e rrjetit arkivor të Republikës së Shqipërisë,

2)klasifikimi, sipas legjislacionit në fuqi për “Informacionin e klasifikuar” për të gjithë dokumenteve që përmbajnë informacione që  lidhen me cënimin e sigurisë kombëtare dhe marrëdhëniet me shtetet e tjera.

Ndryshimet e miratuara synojnë të shmangin vështirësi dhe vonesa të ndeshura gjatë procesit të deklasifikimit të dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit dhe të përmirësojnë efektivitetin dhe efiçencën në dhënien e shërbimeve subjekteve kërkuese.

Autoriteti nxorri vendimin me nr.31për zbatimin e ndryshimeve ligjore. Bazuar në këtë vendim vijoi deklasifikimi sipas listës së inventarëve të dokumenteve ku  prioritet për deklasifikim morën dosjet e ndjekjeve dhe bashkëpunëtorëve. Më parë deklasifikimi nga AIDSSH bëhej duke shqyrtuar fletë më fletë, ndërsa ky vendim parashikon shqyrtimin e tyre në nivel dosje.

Me hyrjen në fuqi të ndryshimeve ligjore, Komisioni i Deklasifikimit dhe Zhvlerësimit, i krijuar pranë Autoritetit,  deklasifikoi  609 njësi arkivore me rreth  13.300 fletë dokumente. Brenda vitit, Autoriteti ka parashikuar deklasifikimin e një sasie të konsiderueshme dokumentesh, që mendohet  të kalojë shifrat e pesë viteve të shkuara, 2018-2022.

Sipas të dhënave statistikore nga drejtoria e Arkivit të Autoritetit, në vitet 2018-2022 janë deklasifikuar dokumente arkivore me tipologji të ndryshme: dosje ndjekjeje, bashkëpunëtorësh, fashikuj të ndryshëm, kartela, regjistra etj., në total 317.051 fletë. Po gjatë kësaj periudhe, Autoriteti ka shërbyer edhe një sasi të  madhe të dokumenteve arkivore, të cilat nuk kanë patur nivel klasifikimi.

Autoriteti po përgatit  ndryshimet me aktet nënligjore për përjashtimin nga deklasifikimi ose kufizimin për rastet kur mund të cënohet siguria kombëtare.

Bëjmë thirrje, që çdo autoritet publik dhe arkiv t’i  dorëzojë atij dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit që disponon duke përfshirë kopjet dhe dublikatat të tjera duke sjellë në vëmendje se AIDSSH-së është Autoriteti i vetëm për mbledhjen, ruajtjen, administrimin, grumbullimin dhe deklasifikimin e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit.

Realizimi i procesit të deklasifikimit është në harmoni me një nga pikat  e projekt-rezolutës së Parlamentit Evropian mbi raportin e Komisionit të vitit 2022 për Shqipërinë, ku theksohet, në zërin – “Pajtimi dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë – Nevoja për përfundimin e procesit të deklasifikimit të dosjeve të epokës së komunizmit dhe bërjen e tyre të aksesueshme për studiuesit dhe publikun e gjerë me qëllim avancimin e drejtësisë  dhe pajtimit”.

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKE) ka nënvizuar vazhdimisht rëndësinë e transparencës së autoriteteve publike në një shoqëri pluraliste, demokratike, të drejtën e aksesit publik në dokumentet zyrtare, si dhe arritjen e ekuilibrit midis sigurisë kombëtare dhe aksesit ndaj një informacioni të tillë.

 

/s.f

Next Post

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 5 Prill 2023

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

TTW: Shqipëria rritje të jashtëzakonshme të turizmit që po transformon ekonominë

TTW: Shqipëria rritje të jashtëzakonshme të turizmit që po transformon ekonominë

March 6, 2026
“U larguam sapo dëgjuam…”/ Mbërrin në Londër avioni i parë me britanikët e bllokuar në Lindjen e Mesme

“U larguam sapo dëgjuam…”/ Mbërrin në Londër avioni i parë me britanikët e bllokuar në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Plagosja e Genc Hoxhës në Shkodër, zbulohen detaje nga ngjarja

Plagosja e Genc Hoxhës në Shkodër, zbulohen detaje nga ngjarja

March 6, 2026
Disa rreshta në respekt të qytetarit, Profesorit Petrit Peni

Disa rreshta në respekt të qytetarit, Profesorit Petrit Peni

March 6, 2026
Presidentja Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova përsëri drejt zgjedhjeve të reja

Presidentja Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova përsëri drejt zgjedhjeve të reja

March 6, 2026
Pas miratimit në Kuvend, sot ministrat e rinj betohen te Begaj

Pas miratimit në Kuvend, sot ministrat e rinj betohen te Begaj

March 6, 2026
Ëndrra e luksit në Gjirin Persik në rrezik, investimet dhe turizmi në lojë

Ëndrra e luksit në Gjirin Persik në rrezik, investimet dhe turizmi në lojë

March 6, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Rivlerësimi i pronave në rrethe: AKSH përdor çmimet e 2016-s, ekspertët privatë me çmimet reale

March 6, 2026
Haxhiu: I kemi kërkuar Kushtetueses pezullimin e afatit për zgjedhjen e Presidentit

Haxhiu: I kemi kërkuar Kushtetueses pezullimin e afatit për zgjedhjen e Presidentit

March 6, 2026
Trump: Do ishte veprim i mençur nëse Maduro largohet vetë nga pushteti! I takon atij të vendosë!

A do të dërgojë SHBA trupa në Iran? Donald Trump thyen heshtjen

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In