Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar se flamuri serb do të valëvitet një ditë mbi Prizrenin, duke përsëritur pretendimet e Beogradit për Kosovën.
Videoja ku dëgjohen deklaratat e tij është shpërndarë në rrjetin social X.
“Një ditë, flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren”, është shprehur Daçiç gjatë një tubimi elektoral në Serbi. Ai ka deklaruar gjithashtu se është detyrimi i tyre të respektojnë gjithçka që bëri Slobodan Millosheviçi.
Deklaratat vijnë në një kohë kur retorika nacionaliste e zyrtarëve serbë ndaj Kosovës ka nxitur reagime në Prishtinë. Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, i ka cilësuar deklaratat e Daçiçit si shprehje të ambicieve territoriale të Serbisë dhe sfidim të sovranitetit të Kosovës.
Gjatë fjalimit, ai ka pretenduar gjithashtu se Serbia mund të kujdeset për Kosovën, duke iu referuar reagimeve të Turqisë për zhvillimet në Sarajevë dhe mbështetjes amerikane për Kosovë.
Serbia’s Interior Minister Dacic threatens the re-occupation of Kosovo:
One day, the Serbian flag will fly above Prizren.
It is our obligation to respect everything Slobodan Milosevic did. https://t.co/CfSCng27n6
— Admirim (@admirim) October 10, 2026


Mbare njerzimi ecen perpara,ne demokrtizimin e vendeve te tyre,vetem ju kriminelet serbe mbete te njejtit idiot e vreses gjakatare.Mose futni vetem me shume se kaqe ne probleme,do merrni nji pergjigje qe do thyeni koken tuaj gjakatare.