• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

DEKLARATAT/Duke filluar nga Berisha, ja figurat e rëndësishme të PD që janë kundër bojkotit të Bashës

by Java News
02/05/2017 16:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lulzim Basha duket i vendosur për të bojkotuar zgjedhjet e 18 qershorit, nëse nuk i hapet rrugë krijimit të një qeverie teknike me mbështetje të gjërë politike, siç thotë ai, dhe pa Edi Ramën kryeministër. Të paktën, ky është qëndrimi zyrtar i Bashës deri në këto momente.

Edhe pse mazhoranca është treguar e gatshme për të gjetur një mënyrë që PD të regjistrohet në zgjedhje pavarësisht se afati ka skaduar, kryetari i opozitës ka shkuar më tej me deklaratat e tij, ku pas kërcënimeve për mosbindje civile, u ka kërkuar qytetarëve që pas 18 qershorit të mos paguajnë taksa dhe të refuzojnë ligjet e të ashtuquajturës “republikë e vjetër”.

Por aksioni i ashpër i kreut të opozitës, duke sikur nuk mbështetet as nga figurat kryesore të PD, madje as nga lideri historik Sali Berisha. Ish-kryetari i PD është shprehur publikisht kundër bojkotit të zgjedhjeve dhe ka kërkuar që opozita të marrë pjesë me çdo kusht.

Një tjetër figurë e rëndësishme e PD-së, që është shprehur kundër bojkotit të zgjedhjeve është ish-kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli. Edhe ish-ministrja e integrimit, Majlinda Bregu aktualisht kryetare e komisionit të integrimit është shprehur sistematikisht kundër bojkotit të zgjedhjeve.

Qëndrimet kundër Bashës, kulmuan dje, me deklaratat e Eduard Selamit, Majlinda Bregut dhe Jozefina Topallit.

Kritikat nuk kanë munguar as nga figura të tjera të PD dhe ish-deputetë.

Javanews.al sjell disa nga deklaratave, duke filluar që nga shkurti 2017 dhe dëri më sot.

-Më 21 shkurt 2017, Sali Berisha në studion e Eni Vasilit doli hapur kundër bojkotit të zgjedhjeve nga PD. Ai theksoi se opozita duhet të futet me çdo kusht në zgjedhje.

“Sipas meje opozita me çdo kusht duhet të hyjë në zgjedhje, duhet të garantojë votën e lirë. Vullnetit të qytetarëve, të misionarëve, nuk i reziston dot njeri. Qytetarët në aksion janë absolutisht të pathyeshëm”,- u shpreh ai.

-Më 24 shkurt, Jozefina Topalli, në emisionin Të Paekspozuarit e quajti se vetëvrasje dhe shkatërrim total mospjesëmarrjen në zgjedhje të opozitës

“Ne jemi një parti që kemi marrë pjesë në zgjedhje edhe në kohë më të vështira se tani, madje edhe në vitin 1997″ tha ajo duke shtuar se sfida për lidershipin e PD-së është ngjizja e një fryme dhe mbushja e shesheve dhe jo bojkoti i zgjedhjeve.”, tha Topalli

-Më 25 shkurt, Deputetja e partisë demokratike, Majlinda Bregu i është bashkuar protestës së opozitës në cadrën përpara kryeministrisë. Ajo tha se është kundër bojkotit të zgjedhjeve, teksa i bëri thirrje partisë demokratike të punojë me strukturat e saj.

“Sapo jam kthyer nga SHBA në një aktivitet ku kam marrë pjesë. Protesta e opozitës është aseti më i vyer i opozitës. Protesta e opozitës është paqësore dhe jo si 21 janari. Mbështes maksimalisht kauzën e opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Jam kundër bojkotit të zgjedhjeve”, tha Bregu

-Më 01 maj, deputeti i PD, Eduard Selami ka dalë kundër vendimit të Lulzim Bashës për të mos marrë pjesë në zgjedhje. Në një intervisatë për Zërin e Amerikës, Selami ka thënë se Basha përdori çadrën për të anashkaluar institucionet dhe për të bojkotuar parlamentin.

“Kam vënë re që Basha e përdori çadrën jo më për një protestë paqësore, por fatkeqësish me një retorikë populiste dhe gjuhë të papërshtatshme e përdori për të anashkaluar institucionet dhe më keq akoma për të bojkotuar parlamentin në një moment shumë të rëndësishëm sic është reforma në drejtësi që është e lidhur me rrugën integruese të Shqipërisë në Europë dhe më tej akoma në një retorikë të paprecedentë për të bllokuar dhe për të mos marrë pjesë në zgjedhje e cila është mjaft e dëmshëm për Shqipërinë, për PD dhe për çështjen shqiptare”, tha Selami

-Më 01 maj, Majlinda Bregu përmes një statusi të gjatë në facebook sqaroi se “Zgjedhja për të bojkotuar parlamentin u bë pa i lënë kohë një debati real. Megjithatë e kam përkrahur edhe çadrën edhe protestën civile të qytetarëve si formën më demokratike për të kthyer vëmendjen e të gjithëve tek çështja e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Kam kërkuar disa herë edhe në takimet me kryetarin e Partisë mbledhjen e grupit parlamentar demokrat. Vendimi për të mos u futur në zgjedhje u mor pa lejuar asnjë debat real. Edhe vendimi për ta refuzuar paketën e kompromisit që propozuan miqtë tanë të Partive Popullore Evropiane, u mor pa u konsultuar me askënd”.

-Më 01 maj, në një prononcim për mediat, Jozefina Topalli pohoi se “kam kërkuar prej të paktën 1 jave mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së për të diskutuar se çfarë do të bëhet me pjesëmarrjen në zgjedhje si dhe për t’u njohur me kostot e bojkotit që lidershipi i PD ka vendosur në raport me zgjedhjet”.

-Më 02 maj, pas kritikave të një dite më parë ndaj Bashës, Bregu reagon sërish. “Keqardhje per kedo qe nuk la llaf pathene nga fyerjet personale deri tek shpallja armik meqe guxoj e them lirshem ate qe mendoj se duhet te ndodhe ne PD. Rendesi ka qe sot mblidhet pas nje kohe qe s’mbahet mend,grupi yne parlamentar.Uroj qe arsyeja dhe interesi i Shqiperise dhe demokrateve te vertete te dale mbi inercine e nje rruge qe mund te kthehet ne nje te tatepjete pa kthim per Partine time, per Partine me te mire te historise se Shqiperise!“/javanews.al

c.a

Next Post
Aksident me 3 të plagosur në Milot, përplasen dy automjete

Aksident me 3 të plagosur në Milot, përplasen dy automjete

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

October 30, 2026
Tri shtete arabe rreshtohen me Greqinë kundër Turqisë

Tri shtete arabe rreshtohen me Greqinë kundër Turqisë

October 30, 2026
Putin paralajmëron Evropën: Jemi të gatshëm për luftë

Putin paralajmëron Evropën: Jemi të gatshëm për luftë

October 30, 2026
‘Vjedhja më e madhe e bankës në histori’! Hakimi i Binance trondit industrinë e kriptomonedhave

‘Vjedhja më e madhe e bankës në histori’! Hakimi i Binance trondit industrinë e kriptomonedhave

October 30, 2026
Vota për ndryshim kthehet! Pse zgjedhjet e mesme të Amerikës mund ta ndëshkojnë partinë që e premtoi atë

Vota për ndryshim kthehet! Pse zgjedhjet e mesme të Amerikës mund ta ndëshkojnë partinë që e premtoi atë

October 30, 2026
BE dhe Kanadaja do të vulosin aleancën e re në Montreal nën hijen e Trump

BE dhe Kanadaja do të vulosin aleancën e re në Montreal nën hijen e Trump

October 30, 2026

1win Україна – бонуси, промокоди, ставки на спорт та казино онлайн

October 30, 2026
Nga pëlqimet te tatimet, qeveria po përgatit skemë të re fiskale për influencerët

Nga pëlqimet te tatimet, qeveria po përgatit skemë të re fiskale për influencerët

October 29, 2026
Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In