• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deklaratat për ambasadorin e BE, PS kërkon përjashtimin e Sali Berishës për 30 ditë

by A R
06/11/2025 20:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin me 30 ditë nga parlamenti të Sali Berishës. Shkak sipas kreut të grupit parlamentar të socialistëve u bënë deklaratat e kreut të demokratëve ndaj ambasadorit të BE-së, Silvio Gonzatos.

“Zoti kryetar i parlamentit i jemi drejtuar Komisionit të Etikës për të kërkuar përjashtimin për 30 ditë të deputetit Sali Berisha”, tha Taulant Balla.

Kryetari i PD-së mohoi akuzat dhe tha se nuk ka bërë asnjë fyerje dhe ka shprehur mendimin dhe bindjet e tij.

“Kam kërkuar nga ky parlament dhe jashtë këtij parlamenti nga ambasadori të na tregojë cilën direktivë sepse ai ka mbështetur këtë ligj dhe zonja Marta Kos deklaron se ai ka mbajtur qëndrimin e BE. Cila direktivë e BE-së përdor terminologjinë e përkatësisë së shumëfishtë gjinore?”, tha Berisha.

“Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë integrale e ligjit të BE-së. Përputhja me të është pjesë e procesit të pranimit në BE. Kjo nuk është një kërkesë private e Ambasadorit të BE-së në Shqipëri. Çdo sulm ndaj tij është i papranueshëm”, shkroi Marta Kos.

Duke shpërndarë postimin e komisioneres Marta Kos, Rama deklaron se ligji është keqinterpretuar shumë nga disa palë. Ai tha se ligji për barazinë gjinore është tërësisht në përputhje me parimet e Bashkimit Europian. Rama kërkoi ndjesë sesi u përdor ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Gonzato.

“Kërkojmë ndjesë për mënyrën fyese me të cilën një ligj shumë fisnik, plotësisht në përputhje me parimet e BE-së për barazinë gjinore dhe mosdiskriminimin, është keqpërdorur për të shtrembëruar perceptimin publik, si dhe për mënyrën se si Ambasadori i BE-së është shfrytëzuar për një qëllim kaq të ulët. Megjithatë, siç themi në shqip, le të lehin qentë, karvani ecën përpara”, shkroi kreu i qeverisë.

Next Post
Balla i përgjigjet Berishës: S’kam mbi supe akuza si ti që shkon me autoblindë në Tropojë  !

Balla i përgjigjet Berishës: S’kam mbi supe akuza si ti që shkon me autoblindë në Tropojë !

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PS feston 35-vjetorin, 15 mijë socialistë pritet të mbushin Sheshin “Italia” më 12 qershor

PS feston 35-vjetorin, 15 mijë socialistë pritet të mbushin Sheshin “Italia” më 12 qershor

June 8, 2026
Rrëshqitje dheu e gurësh pas reshjeve të shiut, bllokohet një pjesë e aksit Moglicë-Gramsh

Rrëshqitje dheu e gurësh pas reshjeve të shiut, bllokohet një pjesë e aksit Moglicë-Gramsh

June 8, 2026
“Jetonte veç me nënën”, flet shoku i 27-vjeçarit të vrarë në Kamëz

“Jetonte veç me nënën”, flet shoku i 27-vjeçarit të vrarë në Kamëz

June 8, 2026
Pse lufton Amerika me Rusinë?!

Reagon sërish Blushi për protestat: Mendoni se ndryshoni vendin me gijotina në Facebook! Ja pse e lashë politikën

June 8, 2026
Zvërneci/ Irani i përgjigjet akuzave të Ramës për ndërhyrje të jashtme në protestat kundër projektit

Zvërneci/ Irani i përgjigjet akuzave të Ramës për ndërhyrje të jashtme në protestat kundër projektit

June 8, 2026
Mbi 60 mijë vizitorë në 5 ditë, Rama: UNUM dëshmoi suksesin e Shqipërisë turistike

Mbi 60 mijë vizitorë në 5 ditë, Rama: UNUM dëshmoi suksesin e Shqipërisë turistike

June 8, 2026
Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit, vendos vijat e kuqe për Netanyahun!

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit, vendos vijat e kuqe për Netanyahun!

June 8, 2026
Autori vrasjes në Kamëz rezulton me precedent penal, i dënuar për drogë dhe vjedhje

Autori vrasjes në Kamëz rezulton me precedent penal, i dënuar për drogë dhe vjedhje

June 8, 2026
Zbardhet projekti i Milot-Balldren, tunel 850 metra për anashkalimin e Lezhës

Zbardhet projekti i Milot-Balldren, tunel 850 metra për anashkalimin e Lezhës

June 8, 2026
Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për ndryshimin e masës ‘arrest me burg’

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për ndryshimin e masës ‘arrest me burg’

June 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In