• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Deklaratat kontradiktore dhe kontratat fiktive, arsyet pse ngeli në vetting prokurori Luan Kaloçi

by Java News
05/08/2018 19:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokurori i Apelit të Tiranës, Luan Kaloçi u shkarkua nga detyra më 5 korrik 2018, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit arriti në përfundimin se ai ka fshehur origjinën e krijimit të një apartamenti dhe një dyqani në Tiranë.

Vendimi i arsyetuar i KPK-së, që përfaqësohej në këtë proces nga Valbona Sanxhaktari, kryesuese, Xhensila Pine, relatore dhe komisionerja Etleda Çiftja argumenton se prokurori Luan Kaloçi dështoi të shpjegojë bindshëm burimin e blerjes së apartamentit me sipërfaqe 145 metra katrorë si dhe të një dyqani me sipërfaqe 132 metra katrorë-të dyja në Tiranë.

Luan Kaloçi u bë pjesë e listës prioritare të vetingut për shkak të kandidimit të tij për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Trupi gjykues e konsideroi të mjaftueshëm hetimin administrativ për këtë subjekt, bazuar vetëm në kriterin e pasurisë.

Vendimi i arsyetuar i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nxjerr në pah deklaratat kontradiktore të prokurorit Kaloçi për kohën e blerjes, sipërfaqen, çmimin real dhe burimin e parave për të dyja pasuritë.

Prokurori e kishte deklaruar blerjen e apartamentit që në vitin 2003 me çmim 4.2 milionë lekë dhe burim të ardhurat e shitjes së një apartamenti në Elbasan. Por vlera e kësaj pasurie ndryshon sërish në deklaratën periodike të vitit 2005, ku shënohet si vlerë shuma 55 mijë euro dhe si burim një kredi bankare. Në deklaratën “veting”, prokurori Kaloçi i qëndron versionit se pasuria ka si burim kredinë, por ndryshon sërish  vlerën e tij në 52 mijë dollarë.

Sipas hetimit administrativ, prokurori i Apelit e ka blerë këtë apartament nga kushëriri i tij përmes një kontrate të nënshkruar në mars 2005, ku vlera shënohej si 1.5 milionë lekë. Gjithashtu, Komisioni gjeti se kredia është disbursuar dy muaj më vonë, duke ngritur dyshime për origjinën e pronës.

I pranishëm në seancën dëgjimore, prokurori Kaloçi pranoi indirekt se kishte nënshkruar kontratë fiktive me kushëririn e tij me qëllim shmangien e taksave dhe se çmimi real i pronës ishte 52 mijë dollarë. Ai shtoi se kishte banuar së bashku me familjen në të që në vitin 2002, por në atë kohë nuk kishte as kontratë shitblerje dhe as regjistrimin e pronës në hipotekë.

I pyetur nëse e pranonte që kontrata ishte fiktive, subjekti i rivlerësimit deklaroi “ka qenë një nga format që përdorej në kushtet ku ishim ne”.

“Arsyeja ka qenë se në periudhën që është blerë shtëpia, ka pasur një ligj që shitësi duhet të paguante në mos gaboj 1 ose 2 për qind të vlerës…nëse vlera e sendit ishte mbi 2 milionë. Duke qenë në këto kushte, besoj se kjo ka qenë arsyeja, nuk mendoj se ka arsye tjetër,” është përgjigja e zbardhur e Kaloçit ndaj pyetjes së ngritur nga vëzhguesi ndërkombëtar.

Lidhur me këtë pasuri, KPK ka arritur në përfundimin se subjekti nuk ka dokumentacion për të vërtetuar çmimin real të apartamentit, nuk ka dokumentacion për të vërtetuar kohën e blerjes së tij dhe për rrjedhojë edhe faktin që burimi është kredia bankare.

“Subjekti i rivlerësimit nuk ka shpjeguar në mënyrë të besueshme origjinën e ligjshme të këtij aseti…Subjekti i rivlerësimit ka ndërmarrë hapa për të fshehur ose evidentuar në mënyrë të pasaktë pasuritë në pronësi, posedim ose përdorim të tij,” shkruhet në vendim, ku deklarimi i tij konsiderohet i pamjaftueshëm.

Kontradita të ngjashme, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjeti edhe në blerjen e një dyqani 132 metra katrorë në Tiranë në vitin 2003. Në deklaratën “veting”, subjekti ka shpjeguar se këtë pasuri e kishte blerë për 5 milionë lekë me të ardhurat e siguruara nga shitja e një apartamenti në Elbasan.

Por KPK rendit në vendim deklarimet e ndryshme për të njëjtën pasuri; në vitin 2003 sipërfaqja ishte 86 metra katrorë dhe vlera 5.8 milionë lekë, ndërsa kontrata e sipërmarrjes tregon se kjo pasuri i është dhuruar bashkëshortes së prokurorit. KPK ngre gjithashtu pikëpyetje mbi burimin e kësaj pasurie, ku në deklaratën e vitit 2003 thuhet se janë llotot sportive dhe dy hua në vlerën e 1.5 milionë lekëve dhe 700 mijë lekëve. Dy huatë nuk rezultojnë më pas të shënuara në deklaratat periodike të viteve 2004-2016 dhe as në deklaratën “veting”.

Trupi gjykues i ka kërkuar prokurorit Kaloçi certifikatën e pronësisë dhe kontratën e shitblerjes, por ai ka sqaruar se kjo pronë është ende e paregjistruar në ZRVPP.

“Dyqani është blerë në fazën karabina në shumën 5 800 000 lekë dhe është përfunduar me shpenzimet e mia në shumë 1 200 000 lekë në vitin 2003. Si burim për kryerjen e shpenzimeve kanë shërbyer të ardhurat e mia nga paga dhe të bashkëshortes. Ndërsa vlera e dyqanit si karabina është mbuluar nga fitimi në lotari sportive[ i djalit], për të cilat kam paraqitur mandate-pagesat në kontrollet përkatëse,” ka shpjeguar më tej ai.

KPK ka administruar si prova kontratën e sipërmarrjes, ku rezulton se prona i është falur bashkëshortes së subjektit si dhe një shkresë nga drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore, e cila konfirmon se subjekti i rivlerësimit ka të regjistruara dy pjesë (44 m2 dhe 88 m2) të regjistruara në kohë të ndryshme.

Në përgjigje të pyetësorit të dytë, subjekti i rivlerësimit ka sqaruar: “Sa i takon burimit të blerjes së kësaj pasurie, që në fillim dua të bëj me dije se ai është i ligjshëm dhe mjafton të shikohen të ardhurat nga paga ime dhe e bashkëshortes, të ardhurat nga shitja e shtëpisë në Elbasan apo nga lotaria e fituar nga djali im. Pasaktësitë në deklarimin e burimit duhet të vlerësohen si lapsuse apo pakujdesi të miat dhe duhet të kihet parasysh edhe koha e kaluar nga deklarimi i bërë në vitin 2003 me deklarimin e bërë në vitin 2017 për efekt vetingu”.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit argumenton se nuk ka dokumentacion për të vërtetuar çmimin real të pasurisë dhe se shpjegimet e tij mbi origjinën e kësaj prone nuk janë të besueshme dhe të bazuara. Në këtë linjë, KPK evidenton se kontrata e shitjes së shtëpisë në Elbasan është në vlerën e 200 mijë lekëve-e pamjaftueshme kjo për blerjen e dyqanit dhe se pretendimi i subjektit për një lapsus të noterit në këtë vlerë konsiderohet gjithashtu i pabesueshëm.

Në fund të procesit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit arriti në përfundimin se prokurori Luan Kaloçi nuk ka kryer deklarim të saktë, ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme dhe deklarime të rreme-përfundim i cili solli edhe shkarkimin e tij nga detyra.(BIRN)

ma.me

Next Post
“Ronaldomania” vijon, s’ka fanela me nr.7 deri në shtator

“Ronaldomania” vijon, s’ka fanela me nr.7 deri në shtator

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç sulmon BE-në pas reagimit për Ibrin: Reaguan menjëherë për të mbrojtur shqiptarët

Vuçiç sulmon BE-në pas reagimit për Ibrin: Reaguan menjëherë për të mbrojtur shqiptarët

August 11, 2026
Analiza/ Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

Analiza/ Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

August 11, 2026
Takimi Rama-Soros në Dhërmi, gazetari: Kryeministri i takon publikisht miqtë, pa komplekse, pavarësisht ndarjeve politike

Takimi Rama-Soros në Dhërmi, gazetari: Kryeministri i takon publikisht miqtë, pa komplekse, pavarësisht ndarjeve politike

August 11, 2026
Riaktivizohet zjarri në Krujë, era favorizon flakët

Riaktivizohet zjarri në Krujë, era favorizon flakët

August 11, 2026
Trump sulmon negociatorët iranianë: Janë dinakë dhe të pandershëm

Trump sulmon negociatorët iranianë: Janë dinakë dhe të pandershëm

August 11, 2026
Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Lurës, flakët avancojnë drejt “Kurorës së Lurës”

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Lurës, flakët avancojnë drejt “Kurorës së Lurës”

August 11, 2026
UEFA dhe dy konfederata i bashkohen frontit kundër Infantinos, hartojnë platformë të re për qeverisjen e futbollit botëror

UEFA dhe dy konfederata i bashkohen frontit kundër Infantinos, hartojnë platformë të re për qeverisjen e futbollit botëror

August 11, 2026
Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez, ndajnë foton me unazat e martesës

Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez, ndajnë foton me unazat e martesës

August 11, 2026
Nga Dajti në Përmet / 12 orë, 23 zjarre! Flakët përhapen në disa fronte, ja ku po punohet ende

Nga Dajti në Përmet / 12 orë, 23 zjarre! Flakët përhapen në disa fronte, ja ku po punohet ende

August 11, 2026
Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator, SHBA ndërmjetëse në përpjekje për t’i dhënë fund luftës

Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator, SHBA ndërmjetëse në përpjekje për t’i dhënë fund luftës

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com