• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Deklaratat e pasurisë, apeli rrëzon sërish Kryeprokurorin Llalla

by Java News
07/12/2016 17:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Rrëzohen dhe në Gjykatën e Apelit Tiranë, 6 kërkesat e njësisë hetimore Task-Forcë, për sekuestrimin e formularëve elektronikë të deklarimit të pasurinë pranë institucionit të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, e Konfliktit të Interesit. Vendimi është marrë nga treshja e gjyqtarëve Artur Kalaja, Evgjeni Sinoimeri dhe Artur Gaxhi.

Hetimin me iniciativë të vetë kryeprokurorit Llalla, gjykata e ka quajtur si të paargumentuar në indicie dhe prova dhe nisur nga kjo situatë, ka vendosur të hedhë poshtë 6 vendimet e prokurorisë që kërkoi sekuestrimin e regjistrave, deklaratave elektronike etj. Rrëzimi i vendimeve të prokurorisë së Tiranës për sekuestrimin e deklaratave të pasurisë në ILDKPKI, ka ardhur vetëm pak ditë pasi gjykata e Tiranës, i kishte rrëzuar këto kërkesa.

Në vendimin e Gjykatës së Tiranës,nënvizohet: ”…dokumentat mund të këqyren apo mund të pyeten persona, etj.Këto veprime më të thjeshta, që nuk cenojnë institucione apo persona, mund të bëjnë të mundur identifikimin e faktit penal dhe drejtimin e hetimit drejt atyre fakteve. Mosidentifikimi i fakteve sjell një hetim të çorganizuar, siç duket edhe nga numri i vendimeve për sekuestrim që i janë drejtuar të njëjtit institucion….”

Rastet e deputetëve
Gjykata ka lënë në fuqi vetëm vendimet e sekuestros për rastin e deputetes Valentina Leksaj, ish-deputetit Kokëdhima dhe deputetit aktual të PS Rakip Suli. Ndërsa pjesën tjetër të vendimeve të sekuestros janë rrëzuar totalisht.

Më konkretisht është rrëzuar vendimi i sekuestrimit të të dhënave të ruajtura në serverin qëndror të sistemit kompjuterik nëpërmjet shkarkimit të të dhënave, si dhe të dokumentacionit. Vendimit të sekuestrimit të dokumentacionit, kërkesës për vënie në dispozicion dokumentacioni”,Regjistrat fizike të procedurave për “Kontrollin e konfliktit te interesit”, për periudhën kohore nga krijimi i institucionit deri në datë 8 nëntor 2016.

Pretendimi i ILDKPKI
Pak ditë më parë ILDKPKI i kërkoi Gjykatës së Tiranës heqjen e masës së sekuestros për 6 vendime të prokurorisë, të cilat i konsideron si të pa argumentuara dhe të mbështetura në qëllime jo të ligjshme.

”Prokuroria nuk arsyeton se përse një hetim që përfshin më pak se tre vite veprimtari dhe vetëm 3 subjekte, kërkon të sekuestrojë të gjitha të dhënat që lidhen me gjithë vitet e ushtrimit të veprimtarisë nga ILDKPKI dhe me të gjithë subjektet që mbartin detyrimin për të deklaruar pasurinë dhe interesat private”-thuhet në kërkesën ankimore, ku prokuroria akuzohet se është vënë në veprim për nisjen e hetimeve penale, për qëllime jo të ligjshme.

“Prokuroria nuk është vënë në lëvizje për qëllime të ligjshme sepse dokumentet që kërkohen dalin jashtë sferës së objektit të hetimeve të filluara, kështu që nuk kanë se si të jenë të rëndësishme në vërtetimin e fakteve, siç edhe përcaktohet në nenin 208 të Kodit të procedurës Penale”-thuhet më tej në kërkesën ankimore të ILDKPKI-së.

ma.me

Next Post
Ndërtohet mur afër urës së Ibrit, reagon Qeveria e Kosovës

Ndërtohet mur afër urës së Ibrit, reagon Qeveria e Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arratisja e Altin Ndocit/ Gjykata e Durrësit lë në burg 3 prej të arrestuarve, ndryshon masa për…

Arratisja e Altin Ndocit/ Gjykata e Durrësit lë në burg 3 prej të arrestuarve, ndryshon masa për…

January 17, 2026
Habit me deklaratën e tij për protestat në Iran, Ali Khamenei: Trump, përgjegjës për viktimat dhe dëmet

Habit me deklaratën e tij për protestat në Iran, Ali Khamenei: Trump, përgjegjës për viktimat dhe dëmet

January 17, 2026
Berisha: Salianji është vetëpërjashtuar, ka vetëm interesa private të faktuara me dokumente

Berisha: Salianji është vetëpërjashtuar, ka vetëm interesa private të faktuara me dokumente

January 17, 2026
U konfliktuan me njëri-tjetrin duke përdorur armë zjarri, në kërkim 2 të rinj në Shkodër

U konfliktuan me njëri-tjetrin duke përdorur armë zjarri, në kërkim 2 të rinj në Shkodër

January 17, 2026
Berisha-diasporës: Protestoni para ambasadave! Gjuani me vezë, domate…

Berisha-diasporës: Protestoni para ambasadave! Gjuani me vezë, domate…

January 17, 2026
Bonus-malus, ndëshkim në para për shkaktarët e aksidenteve

Bonus-malus, ndëshkim në para për shkaktarët e aksidenteve

January 17, 2026
“Rama ka pushtuar parlamentin dhe..’/ Berisha thirrje qytetarëve: Duhet të ngriheni, shpëtoni Shqipërinë

“Rama ka pushtuar parlamentin dhe..’/ Berisha thirrje qytetarëve: Duhet të ngriheni, shpëtoni Shqipërinë

January 17, 2026
Përmbytjet, Rama: Mbetjet, dëm i pariparueshëm për natyrën! Do ngremë Task-Forcë

Përmbytjet, Rama: Mbetjet, dëm i pariparueshëm për natyrën! Do ngremë Task-Forcë

January 17, 2026
“Një staf me njerëz të ndyrë”, kryebashkiaku i 3,8 milionë banorëve kërkon falje

“Një staf me njerëz të ndyrë”, kryebashkiaku i 3,8 milionë banorëve kërkon falje

January 17, 2026
Rama “ultimatum” kryebashkiakëve: Pa arritur targetin e Paketës së Maleve s’ka rikandidim! Ambicia, 1 mijë investime

Rama “ultimatum” kryebashkiakëve: Pa arritur targetin e Paketës së Maleve s’ka rikandidim! Ambicia, 1 mijë investime

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In