• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deklaratat e forta të Bregut, Topallit e Selamit/ Mediu: Basha të konsultohet me strukturat

by A R
01/05/2017 20:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu shprehet se tezën e bojkotimit të zgjedhjeve PD duhet ta diskutojë me strukturat e saj vendimmarrëse.

Duke komentuar deklaratat e tre deputetëve të partisë më të madhe opozitare, Eduard Selami, Majlinda Bregu dhe Jozefina Topalli, se PD ka shmangur strukturat nga vendimmarrja, Mediu theksoi se Basha duhet të ulet me deputetët.

Sipas Mediut, vendimmarrja për bojkotin ose jo të zgjedhjeve të 18 qershorit i takon strukturave drejtuese të PD.

“Janë tre kolegë në Parlament që i vlerësoj, kanë një eksperiencë të madhe. Sigurisht, vendimmarja në politikë duhet të funksionojë përmes forumeve. Dhe është përgjegjësi e z.Basha që të ulet dhe të analizojë kush është vendimi më i drejtë.

Mbledhja e forumeve është domosdoshmëri dhe z.Basha uroj ta ketë bërë këtë ose duhet ta bëjë. E rëndësishme është pjesëmarrja në zgjedhje, por ne kemi ngritur shqetësimin se krimi i organizuar, korrupsioni cenojnë procesin. Ne jemi për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm”, u shpreh Mediu.

Kreu republikan renditi edhe shqetësimet e opozitës se pse zgjedhjet e 18 qershorit rrezikohen, shkruan Shqiptarja.com.

“Ne kemi pasur zgjedhje të mira në 2005, 2009, në 2013-ën ishin të pranueshme, por me disa kontestime.

Në 2015 ishin një regres i plotë i standardeve të zgjedhjeve, blerje e votës, intimidimi i votuesve. Nuk kemi thenë që s’marrim pjesë në zgjedhje por duam zgjedhje të lira që qytetarët të votojnë. Edhe në komunizëm janë bërë zgjedhje, por fitoheshin me 99%. Dhe këto nuk janë zgjedhje, por janë votime.

Sa i takon votimit elektronik, ambasadori Lu na tha se është i pamundur, por ne kërkuam që opozitës t’i jepej e drejta për ta provuar, pra dy projekte pilot. Pra, ka pasur mungesë vullneti nga mazhoranca për të bërë reformë.

Ne kemi propozuar qeberi teknike me një mandat. Mazhoranca ka bërë një propozim me McAllister dhe Fleckenstein. Ajo çka ndodhi, duhet të ishte një histori që do të vijonte si nga PD dhe opozita ashtu edhe nga mazhoranca. Pra, të analizohej, nëse kemi lëshuar, lëshuam për interesin e qytetarëve, apo për t’u dukur mirë në sytë e ndërkombëtarëve”, u shpreh Mediu.

Next Post
Vasili: Kemi një vit impenjativ përpara, bisedimet për koalicionin mund të presin

Vasili sfidon PS: Fitojmë zgjedhjet me modesti, arroganca nuk është dimensioni ynë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasada holandeze reagon pas votimit për Ballukun: Drejtësia të mos pengohet!

Ambasada holandeze reagon pas votimit për Ballukun: Drejtësia të mos pengohet!

March 12, 2026
Misteri që shqetëson Tajvanin: Pse Kina ka larguar avionët e luftës prej 2 javësh?

Misteri që shqetëson Tajvanin: Pse Kina ka larguar avionët e luftës prej 2 javësh?

March 12, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Berisha, agjent i rusëve dhe serbëve”, avokati: SPAK ka rënë në lojën e PD

March 12, 2026
“Kam bërë jetë të thjeshtë”, Meta flet për shpenzimet e tij para gjyqtarëve

“Kam bërë jetë të thjeshtë”, Meta flet për shpenzimet e tij para gjyqtarëve

March 12, 2026
Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

“100% dakord me Berlinin dhe Londrën”, Rama: Lufta ndaj korrupsionit vijon! Vepruam si në çdo parlament europian

March 12, 2026
Me kë po tallet Kryeministri?

“Safe City’: Siguri për makinën, rrezik për shqipen!

March 12, 2026
Hoxha në Bruksel: Zgjerimi në qendër të agjendës evropiane, Shqipëria e përgatitur për këtë moment

Hoxha në Bruksel: Zgjerimi në qendër të agjendës evropiane, Shqipëria e përgatitur për këtë moment

March 12, 2026
Drejtësia e re dhe vonesat/ Minxhozi: “21 janari” u trajtua me të njëjtin standard siç u trajtua në momentin kur ngjarja ndodhi

As Balluku nuk e afroi dot kilometrin e fundit

March 12, 2026
I vranë gruan dhe një fëmijë, por Mojtaba  është i sigurt. ‘Loja politike’ që luhet në Teheran

I vranë gruan dhe një fëmijë, por Mojtaba është i sigurt. ‘Loja politike’ që luhet në Teheran

March 12, 2026
Kina miraton ligjin e ‘unitetit etnik’, pakicat e detyruara të mësojnë gjuhën mandarine

Kina miraton ligjin e ‘unitetit etnik’, pakicat e detyruara të mësojnë gjuhën mandarine

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In