• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deklarata skandaloze e ministres serbe për Kosovën, Berisha: Të shpallet non grata

by A R
16/07/2026 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në deklaratën për mediat sot në 16 korrik uroi së pari të gjithë funksionarët e PD-së që u zgjodhën në Këshillin Kombëtar.

Berisha shprehet se zgjedhjet brenda partisë kanë qenë të rregullta e demokratike. Sipas tij, partia është duke u ripërtërirë.

“Uroj nga zemra të gjithë ata që u zgjodhën në Këshillin kombëtar. Uroj Belind Këlliçin, Erisa Bajazitin dhe Nikola Kedhin, që u zgjodhën për herë të parë nënkryetarë të Partisë Demokratike. Dua të uroj Sekretarin e Përgjithshëm Flamur Nokën për rizgjedhjen në këtë post. Dua të uroj Klevis Balliun për zgjedhjen si Sekretar Organizativ, Andi Mustafën, Marash Logun, Floralba Dizdarin, Gentjan Kapratën, Endira Bushatin, Franc Nuri, Shkëlqim Lepenica etj”, tha Berisha.

Komentoi edhe reformën territoriale dhe atë zgjedhore.

“Për reformën territoriale, PS ka dalë me një variant, që ne e kundërshtojmë. Nuk jemi aspak dakord me variantin e tyre dhe do bëjmë çdo gjë që të mund ta kundërshtojmë. Rama nuk merr parasysh asgjë, nuk merr parasysh asnjë propozim që vjen nga opozita. Ne mbështesim kërkesat e protestuesve, që kanë mbi 45 ditë që protestojnë në Tiranë”, tha Berisha.

Foli edhe për deklaratën e ministres serbe, që tha se “nëse do ishte në vend të Millosheviçit, do e kishte pastruar etnikisht Kosovën”. Berisha theksoi se ministrja serbe duhet shpallur non grata.

“Kjo deklaratë është tepër e rëndë. Ministrja serbe duhet shpallur non grata. Qeveria shqiptare shpall non grata qytetarë të Prizrenit, pse marrin pjesë në protestë. Ndërsa shpall non grata qytetarë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, nuk guxon të shpallë non grata ministren monstër, që kërkonte spastrimin etnik të shqiptarëve nga Kosova.

Ky qëndrim dëshmon fytyrën e vërtetë të regjimit të Tiranës, regjim vasal ndaj Beogradit”, përfundoi Berisha.

Next Post
Meloni merr goditje në Parlament, Italia drejt krizës politike?

Meloni merr goditje në Parlament, Italia drejt krizës politike?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

August 31, 2026
Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

August 31, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Policia britanike heton si vrasje vdekjen e një foshnjeje, shtatë në pranga

August 31, 2026
E rëndë në Berat, familjarët gjejnë të varur në pemë 41-vjeçarin. Nisin hetimet për shkakun e ngjarjes

Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

August 31, 2026
Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

August 31, 2026
Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

August 31, 2026
Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

August 31, 2026
Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

August 31, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë

August 31, 2026
Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com