• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Deklarata shokuese e 30-vjeçares, më martuan që 13-vjeçe. U detyrova të punoj si prostitutë

by Ardit Rada
18/01/2021 16:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pjesë e emisionit “Historia ime” në Tv Klan, ka qenë Elsa Dhako, 30 vjeçe, nga qyteti i Pogradecit nënë e tre fëmijëve, përkatësisht 13, 11 dhe 5 vjeç.

Ka pasur një jetë të vështirë. Problemet e saj kanë nisur herët.  Për shkak të kushteve të vështira ekonomike, për të mos jetuar më rrugëve, e ëma e martoi qëkur ishte 13 vjeçe. Nga martesa e parë ka një djalë 13 vjeç. Dy fëmijët e tjerë(vajzat) i ka lindur më vonë, jo me bashkëshortin e parë.

Martesa e parë nuk shkoi mirë dhe nuk zgjati shumë. Më pas, Elsa filloi punë si kameriere. Ndërkohë që punonte kameriere, ra në shoqëri të keqe dhe për të rritur fëmijët u detyrua të shiste trupin.

Mirela Milori: U ktheve tek nëna, si vazhdoi jeta jote?

Elsa Dhamo: Jeta ishte shumë mirë, më donte, më përkrahte mami shumë. Mami nuk paguante dot qiranë dhe ika në Greqi me vëllain, djalin e vogël e kam pasur 6 muajsh. Vajta në Greqi dhe punova për të mbajtur djalin.

Mirela Milori: Çfarë punoje në Greqi?

Elsa Dhamo: Me bagëtitë shkoja, pastroja sa për të ushqyer djalin. Isha me vëllain dhe ndenjta 1 vit.

Mirela Milori: U ktheve në Pogradec dhe fillove punë.

Elsa Dhamo: Fillova punë si kamariere. Isha rrugëve nuk dija ku të vija, nuk kisha krah. Kisha një dajovicë (nusja e dajës), ajo nuk më përkrahu fare, mbeta rrugëve, kam lypur dhe fatkeqësisht ngela shtatzënë dhe nuk kisha lekë ta abortoja. Jam detyruar i kam thënë mamit më duhen 100 mijë lekë, mami më tha bëj çfarë të duash, nuk më ka përkrahur. Por falenderoj Zotin që ka qenë ish-bashkëshorti i dytë që kam tani, ky është me të meta mendore dhe mi pranoi të dyja vajzat.

Mirela Milori: Një moment, ti fillove të punoje si kamariere, por atje për fat jo të mirë, nise një shoqëri jo të mirë apo jo? Si pasojë që ti ishe me këtë shoqëri të keqe, fillove të kishe një jetë jo të mirë.

Elsa Dhamo: Vetëm nga e keqja sepse nuk kisha si t’i ushqeja fëmijët, nuk kisha ku të shkoja, nuk njihja asnjë njeri.

Mirela Milori: Për sa kohë e ushtrove atë lloj profesioni që të mos e përmendim, por të gjithë e kuptojnë?

Elsa Dhamo: Gati 1 vit.

Mirela Milori: Qëndrojë në rrugë, apo ishte dikush që…

Elsa Dhamo: Jo tek lokali ku punoja kamariere ishte një dhomë.

Mirela Milori: Klientët vinin gjoja për të pirë kafe dhe… Ti i jepje lekë të zotit të lokalit?

Elsa Dhamo: Po, merrte 5 mijë lekë.

Mirela Milori: Po ti sa merrje?

Elsa Dhamo: Merrja 20-30 se isha e vogël.

Mirela Milori: Si e kujton atë vit?

Elsa Dhamo: Kur e kujtoj më rrëqethet trupi, e them o Zot çfarë kam bërë. Falenderoj Zotin që dola nga ajo rrugë.

Mirela Milori: Po djalin ku e lije?

Elsa Dhamo: E merrja kudo me vete, e kisha të vogël, ma mbante pronarja djalin kur futesha me klientët në dhomë. Djali ishte nja 7 vjeç në atë kohë.

Mirela Milori: Ka kuptuar gjë djali?

Elsa Dhamo: Jo ishte shumë i vogël.

Burimi: TV Klan

Next Post
Dilema e vaksinës/ A mund të shtyhet doza e dytë?

Mbyllen hetimet në Norvegji: E vërteta e 33 të vdekurve pas vaksinimit me Pfizer

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In