• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deklarata për negociatat, Lajçak: Shqipëria përmbushi kushtin kryesor, tani Reforma duhet zbatuar

by Java News
14/12/2016 09:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, në një situatë të pandodhur më parë, ka vendosur të mos ketë konkluzione, por deklaratë të Presidencës, pasi një nga shtetet anëtare ka kërkuar ngrirjen e procesit të zgjerimit, duke mos rënë dakord me propozimin e paraqitur nga Këshilli.

Ishte vetë ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajçak, në cilësinë e shtetit që ka presidencën e radhës të BE-së, ai që njoftoi mosarritjen e konsensusit.

“Ne do të donim më shumë, do të donim të kishim përfundime të Këshillit, por një shtet nuk ishte i gatshëm të pranonte kompromisin, të cilin 27 vendet e tjera anëtare e pranuan kur u vendos në tavolinë”, deklaroi kryediplomati sllovak.

Burime për Top Channel thanë se shteti bllokues duket se është Austria. Vjena ka kërkuar që të ngrijë procesi i zgjerimit për Turqinë. Pjesë e këtij grupi kanë qenë edhe shtete si Holanda e Bullgaria, por ka qenë vetëm Austria ajo që ka vënë thuajse veton kundër Turqisë.

Nga ana tjetër, ka qenë grupi i drejtuar nga Gjermania, e cila edhe për shkak të numrit të madh të shtetasve gjermanë me kombësi turke, që janë forcë e madhe elektorale, ka kërkuar vijimin e procesit të integrimit.

Por përplasja mes dy grupimeve dhe sidomos dy vendeve gjermanike dhe paradoksalisht të dyja pro Shqipërisë, ka sjellë që Këshilli të mos arrijë në një deklaratë të përbashkët.

Ministri i Jashtëm sllovak theksoi se konluzionet për çdo shtet do t’i dërgohen si aneks.

“Ne do ta lëshojmë këtë deklaratë presidenciale dhe në një aneks do të përfshijmë konkuluzionet për rajonin, procesin e zgjerimit dhe për çdo vend specifikisht”, deklaroi Lajçak.

Top Channel ka mësuar përmbajtjen e deklaratës për Shqipërinë.

“Këshilli vlerëson pozitivisht rekomandimin e Komisionit për hapjen e negociatave me Shqipërinë në varësi të progresit të besueshëm dhe të prekshëm të implementimit të Reformës në Drejtësi dhe në veçanti të vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Duke rikujtuar konkluzionet e tij të mëparshme përfshirë edhe ato të dhjetorit 2015, Këshilli përsërit se një zbatim i qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës i pesë prioriteteve kryesore duhet të sigurohet para hapjes së negociatave për anëtarësim. Këshilli fton Komisionin të raportojë mbi Shqipërinë përveç “Paketës së Zgjerimit” dhe do t’i rikthehet Shqipërisë, pasi të jetë bërë përparim i mjaftueshëm”, thuhet aty.

Arritjet e Shqipërisë i vlerësoi edhe Lajçak.

“Ajo çka është më e rëndësishme është se Shqipëria arriti të realizojë atë prioritet që ishte me kryesori, reformën në drejtësi dhe shtetin e së drejtës. Ajo çfare duhet bërë tani është zbatimi”, deklaroi ministri i Jashtëm sllovak.

Pyetjes së televizionit Klan se a ka kritere të tjera për çeljen e negociatave pas zgjedhjeve politike të 2017, Lajçak iu përgjigj duke përmendur atë që për Bashkimin Europian është më thelbësore.

“Padyshim prioriteti numër një është zbatimi i plotë i reformës në drejtësi. Por sigurisht që edhe respektimi i vlerave dhe parimeve europiane, ku përfshihen zgjedhjet e lira. E rëndësishme është që ne nuk jemi pengje të kalendarit, por ne do t’i kthehemi progresit të Shqipërisë në çdo moment që ne do të shohim që ka prova të mjaftueshme të këtij progresi. Mendoj që kjo është shumë e rëndësishme dhe ajo që ne e kemi quajtur “mekanizmi urë” është aty dhe kjo është një gjë pozitive për Shqipërinë”, u përgjigj Lajçak.
TCH/d.i.

Next Post
Alientët ekzistojnë, administrata Obama publikon të dhëna tronditëse para përfundimit të mandatit

Alientët ekzistojnë, administrata Obama publikon të dhëna tronditëse para përfundimit të mandatit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In