• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deklarata e Ramës për betimin, reagon Fredi Beleri: Kryeministri shpalli vendimin e Kushtetueses

by Java News
07/12/2023 16:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë shanset e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri për të kryer betimin në detyrë.

Rama tha se për këtë çështje nuk do të negociohet as me Këshillin Europian, edhe nëse Athina zyrtare vijon të bëjë presion me bllokimin e integrimit të Shqipërisë në BE.

“Si bëhet betimi është pyetja? Deri më sot ju keni një vendim të Gjykatës së Lartë të para pak vitesh, e cila ka ngarkuar Gjykatën Speciale të trajtojë këtë çështje. Sepse kërkesa për të bërë betimin u bë te ne. Ne s’kemi asnjë mundësi të vendosim bëhet apo s’bëhet betim. Ne e kemi bërë shumë të qartë”, ka thënë ndër të tjerash Rama.

Për këtë ka reaguar ditën e sotme Beleri i cili me anë të një postimi në Facebook ka përgënjeshtruar deklaratat e kryeministrit.

Kryeministri shpalli vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ku hapur deklaroi se prokuroria e Vlorës ka të drejtë të ushtrojë kompetencat e SPAK, ndonëse Gjykata Kushtetuese akoma nuk e ka shqyrtuar çështjen, ka thënë Beleri.

Postimi i plotë i Belerit

“Një kërkesë për KLGj

Që gënjeshtrat e Kryeministrit mos të kalojnë për të vërteta, po dhe për sqarim të publikut dhe kujt t’i interesojë, përgënjeshtroj deklarimet e Kryeministrit të ditës së djeshme. Sasia e gënjeshtrave në njesinë e kohës ishte impresionuese.

Policia në çështjen Beleri ka ndërhyrë në fund të aksionit, krejt e kundërta me atë që thonë dokumentet.

– Policia ka qenë iniciatorja e aksionit, madje aq iniciativë kishte sa një dite para e dinte se cilët prokurorë do e merrnin çështjen në Vlorë. Bashkangjitur, proceserbali i Policisë për ndjekjen e Fredi Belerit, datë 8.5.2023, ora 10 dhe fletën e regjistrimit të dosjes/procedimit penal me nr. 618, në prokurorinë Vlorë, që mban datë regjistrimi 9.5.2023, ora 14/48, dhe një minutë më vonë është caktuar manualisht prokurorja që Policia e dinte një ditë më parë që do e merrte këtë çështje. Komentet po ia le profesionistëve që kanë diplomë juridiku.”

– Sipas Kushtetutes tone, garantohet ndarja e pushteteve dhe pavaresia e secilit prej tyre. Sot Kryeministri dha tre vendime ne emer dhe per llogari te Drejtesise se Re qe perbejne nderhyrje te hapur ne sistemin gjyqesor.

– Kryeministri shpalli vendimin e arrestimit ne flagrance, dosja eshte ne process ankimimi ne Gjykaten Kushtetuese. Flagrance ne arrestimin tim nuk ka patur per asnje moment dhe kete e tregojne dhe pamjet filmike qe une jam ndaluar sapo kam dale nga nje restorant ne shetitore te Himares pa pasur kurrefare lidhje me asnje fenomen te shitblerjes se votes, madje 2 km larg dhe vendngjarjes se prezumuar e te montuar keq e me nxitim nga polici qe nuk mban mend asgje dhe paska pas kohe te informoj kryepolicin Rama para se te me arrestonte mua.

– Kryeministri hapur shpalli vendimin e gjykates per kerkesen time, deklaroi se nuk do me jepet leje per t’u betuar, ndonese gjykata akoma nuk e ka rrezuar kerkesen time! Kryeministri, kesaj radhe tha qe pse u vonuan dhe se cuan qe ne fillim ne gjykate ceshtjen e betimit here te tjera ka thene qe gjykata e ka rrezuar kerkesen e betimit. E verteta eshte krejt tjeter. Kerkesa eshte cuar qysh ne ditet e para sapo gjykata e Vlores me konfirmoi legjitimitetin e mandatit te kryetarit te zgjedhur te Bashkise Himare. Kryeministri me qellim banalizon ceshtjet e ngritura nga Greqia.

Nuk jam une misioni i Greqise, por jane te drejtat e votuesve te Himares qe nuk respektohen duke shkelur Kushtetuten, e drejta e votuesve per t’u shprehur qe mbrohet nga Kushtetuta, e drejta e tyre te qeverisen nga ai qezgjodhen drejtepersedrejti. Po Kryeministri nuk pranon dot njerez te lire te shprehen lirshem. Jane te drejtat per proces te rregullt ligjor qe jane baza e shtetit qe nuk po respektohen dhe po neperkemben ne cdo aspekt te ketij procesi farse te montuar e per inate politike meskine. Nje vend qe synon te jete i barabarte me anetaret e BE, duhet te garantoje procesin e rregullt ligjor sidomos kur jane ne diskutim e drejta e popullit per te ushtruar sovranitetin nepermjet zgjedhjeve.

– Kryeministri shpalli vendimin e Gjykates Kushtetuese, hapur deklaroi se prokuroria e Vlores ka te drejte te ushtroje kompetencat e SPAK, ndonese Gjykata Kushtetuese akoma nuk e ka shqyrtuar çështjen!! Kryeministri tha qe ai eshte reforma ne drejtesi! Nuk duhen gjykatat, vendimet i jep Kryeministri! Ai vlereson kompetencat e prokurorive dhe gjykatave, ai vlereson provat, ai jep vendimin dhe denimin. Para cdo seance gjyqesore te kerkesave te mia Kryeministri jep vendimin paraprakisht. Pres reagim nga Keshilli i Larte Gjyqesor, do e ndjeje kesaj radhe presionin ndaj pushtetit gjyqesor apo e ndjen presionin vetem kur ndonje hallexhi shan ndonje gjyqtare per pamjen e jashtme.

/f.s

Next Post
“Pronarët s’i paguan gjobën Florencit, unë i dogja magazinën e perdeve”, zbardhet dëshmia e Dumanit: E bëra për të krijuar besim te Çapja

Vjedhja 22 pistoletave tërboi Dumanin/ Biseda në SKY me “Agia Sofia”: Do bëj masakër, do të zhduk nga Gjendja Civile

Comments 2

  1. Qirjo Qirbythshumis says:
    2 years ago

    O Belerooooo……., të la vetëm politika.
    Ta futi Mitsotakis, ta futi Gjenerali Spinazhit Grek Janullatos, ta futi Ambasadorja greke 130 kg, ta futi te rezidenti Vangjelis Dulis.
    Kokërr më kokërr, do të bësh burgun.
    Ruaj bythën, se nëpër burgje, ndodhin aksidente bythe, nga që nuk ka femra. Ty do të të zgjedhin, se e ke bythën të nxehtë, të madhe, bythë me dy Pasaporta, dhe ai që do të shkojë me bythën tënde, mbase përfiton ndonjë pasaportë greke falas, dhuratë nga Mitsotakis.
    Të fala shoqes tënde, ambasadoreshës 130 kg….

    Reply
  2. F-35 ABCs says:
    2 years ago

    Ti je nje jashteqitje shqiptare dhe nje funderrine greke, qe nuk meriton asnje hapesire media. Por c’te besh kur kemi gazetar gjak’prishur media te shitura, qe transmetojne gazrat e nje kalbesire si ti! Tu shofte emri krijese e ndyre!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lejoji priftërinjtë të martohen”, kërkesa e peshkopit trondit Papa Leon dhe Vatikanin

“Lejoji priftërinjtë të martohen”, kërkesa e peshkopit trondit Papa Leon dhe Vatikanin

March 20, 2026
Izraeli ndërpret faljen e Fiter Bajramit në Al-Aksa, shpërndan besimtarët me gaz lotsjellës

Izraeli ndërpret faljen e Fiter Bajramit në Al-Aksa, shpërndan besimtarët me gaz lotsjellës

March 20, 2026
Rritja e kapaciteteve për arsimin profesional, Rama: Të krijojmë kushte të shkëlqyera për studentët

Çfarë do të ndodhë të shtunën në Lalëz? Rama thërret Asamblenë! Detaje nga takimi i socialistëve

March 20, 2026
Begaj uron Fitër Bajramin nga xhamia e Golemit, mesazh për besimtarët myslimanë

Begaj uron Fitër Bajramin nga xhamia e Golemit, mesazh për besimtarët myslimanë

March 20, 2026

120 mijë për Bajramin. Sa për Berishën?

March 20, 2026
“U luftua korrupsioni!”/ Shqipëria përzgjidhet për partneritet me Korporatën Sfida e Mijëvjeçarit, marrëveshja synon rritjen ekonomike

“Fitër Bajrami”, Ambasada Amerikane: Festë të bekuar të gjithë besimtarëve shqiptarë

March 20, 2026
“Ke intelektin e një gjinkalle”, Kokalari sulmon Nokën: Ikja jote dhe e Berishës është pa kthim!

“Ke intelektin e një gjinkalle”, Kokalari sulmon Nokën: Ikja jote dhe e Berishës është pa kthim!

March 20, 2026
Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

March 20, 2026
Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

March 20, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 21 Mars 2026

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In