• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Deklarata e padrejtë e Ramës për të ardhurat buxhetore

by
06/11/2015 22:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja/ 

Gjatë emisionit Top Story të mbrëmshëm, Edi Rama i akuzoi disa herë analistët përballë tij (Mustafa Nanon, Skënder Minxhozin, Arjan Vasjarin), si edhe analistët e gazetarët shqiptarë në përgjithësi, se i marrin për të mirëqëna deklaratat e politikanëve, pa i verifikuar apo analizuar me thellësi ato. Mustafa Nano, duke sfiduar sy më sy Ramën, u bëri thirrje publike kolegëve shqiptarë që t’i drejtohen për ndihmë Nanos, nëse duan të marrin nga zyrat e qeverisë dokumente dhe informacione, në funksion të analizimit të thellë të ndonjë deklarate të politikanëve.

Duke marrë një shkëndijë nga ky incident i mbrëmshëm në Top Story, vendosa të analizoj në thellësinë e shkallë së parë një deklaratë që bëri në emision Rama rreth rritjes së të ardhurave buxhetore vjet. Por për të analizuar atë deklaratë në këtë shkallë, nuk do të më  duhet ndihma e Nanos – të dhënat për këtë analizë gjenden lehtësisht në faqen e internetit të Thesarit të Shtetit dhe janë nga më të monitoruarat prej FMN-së, Bankës Botërore, BE-së, dhe Bankës së Shqipërisë.

Deklarata e Ramës ishte se rritja prej 43 miliardë lekësh e të ardhurave buxhetore vjet (krahasuar me një vit më parë) ia kalonte rritjes në 5 vjetët më të mirë të qeverisë Berisha, të marra së bashku. Nga pikpamja arithmetike, kjo deklaratë është e saktë. Por nga pikpamja statistikore, ajo është shpërudhëse (misleading do të quhej në anglisht). Dhe ja përse.

Në statistikën ekonomike, kur bëhet krahasimi kohor i rritjes së të ardhurave buxhetore, nuk përdoret rritja nominale (siç bëri Rama), por përdoret treguesi standard i përqindjes së tyre ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Ky tregues, duke treguar se ç’pjesë e vlerës së PBB-së vilet nga shteti, zhvesh ndikimin mbi të ardhurat që ka rritja ekonomike dhe rritja e çmimeve nga viti në vit.

Duke përdorur këtë tregues, rezulton se në Thesarin e Shtetit, u fut vjet 26.3% e vlerës së PBB-së. Një përmirsim i ndjeshëm ky ndaj një viti më parë, kur treguesi ishte vetëm 24%. Por në qoftë se shkojmë në të tjera vite të mëparshme (shih grafikun bashkëngjitur), shohim se viti më i mirë për vjeljen e të ardhurave ka qenë 2008-ta, kur ky tregues ishte 26.9%.

Në 6 muajt e parë të këtij viti, në Thesarin e Shtetit u fut 26.3% e vlerës së PBB-së – shumë më poshtë kjo shifër se objektivi vjetor 27%. Dhe gjasat janë që ky objektiv të mos arrihet në muajt e mbetur.

Mbetet të shihet nëse rekordi i arritur në vitin 2008 (26.9%), do të thyhet në vitin e ardhshëm…

 

Next Post

FOTO/ E kujt është kjo vilë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ishin konfliktuar më parë”- Qëlloi me armë zjarri në lokalin ku po rrinte 23-vjeçari në Mullet, arrestohet i dyshuari!

“Ishin konfliktuar më parë”- Qëlloi me armë zjarri në lokalin ku po rrinte 23-vjeçari në Mullet, arrestohet i dyshuari!

August 24, 2026
“Lale mos i jep muhabet këtij se është hasmi i Gjergjit”- Vrasja e ish-polici Arben Bilali, dëshmia e të penduarit nxjerr zbuluar Cukalin

“Lale mos i jep muhabet këtij se është hasmi i Gjergjit”- Vrasja e ish-polici Arben Bilali, dëshmia e të penduarit nxjerr zbuluar Cukalin

August 24, 2026
VIDEO/ Detaje nga takimi i Pogradecit, kryeministri Rama pyet Diellën: Çfarë mendimi ke ti për kolegen tënde Mirela Kumbaro?- Ja përgjigja që mori

VIDEO/ Detaje nga takimi i Pogradecit, kryeministri Rama pyet Diellën: Çfarë mendimi ke ti për kolegen tënde Mirela Kumbaro?- Ja përgjigja që mori

August 24, 2026
Skema mashtruese për kredi online, zëdhënësi i Policisë së Shtetit: Qytetarët të tregojnë kujdes!

Më shumë kompetenca për Drejtorin e Përgjithshëm, hyjnë në fuqi ndryshimet në Polici! Ja si do jepen gradat dhe si do emërohen shefat

August 24, 2026
Një grup qytetarësh protestojnë para SPAK-ut, i kujtojnë dosjet e vjetra dhe të pahetuara!

Një grup qytetarësh protestojnë para SPAK-ut, i kujtojnë dosjet e vjetra dhe të pahetuara!

August 24, 2026
UEFA akuzon Infantinon se e detyroi të dëmshpërblente të dashurën e tij, kreu i FIFA-s e punësoi dhe i rriti rrogën

Ceferin ‘injoron’ zërat, kreu i UEFA-s: Nuk e di kush mund të jetë kandidati, por s’jam i interesuar për President të FIFA

August 24, 2026
Zelenskyy: Ukraina ka rimarrë 745 km katrorë gjatë një operacioni preciz këtë vit -

“E dimë që ai është i vdekshëm”- Zelensky jep alarmin: Putin po pret dimrin që të sulmojë! Na duhen 360 raketa ‘Patriot’ dhe…

August 24, 2026
E pazakontë në Shëngjin/ Malazezi denoncon humbjen e gruas, policia vihet në kërkim

E rëndë në Shëngjin, 18-vjeçari nga Kosova gjendet i pajetë në det, dy pistat e hetimit!

August 24, 2026
“Është shndërruar në një platformë për përçarje”- Holanda tërhiqet nga “Eurovisioni”: Konkursi s’është më neutral!

“Është shndërruar në një platformë për përçarje”- Holanda tërhiqet nga “Eurovisioni”: Konkursi s’është më neutral!

August 24, 2026
Arrestimi i dy diplomatëve iranianë nga Franca ‘tërbon’ Teheranin: E patolerueshme, Parisi të kërkojë falje!

Arrestimi i dy diplomatëve iranianë nga Franca ‘tërbon’ Teheranin: E patolerueshme, Parisi të kërkojë falje!

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com