• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Deklarata e ministres serbe për shqiptarët, Marta Kos: E habitshme si vazhdon të jetë në detyrë

by A R
16/07/2026 14:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, përsëriti dënimin e saj ndaj deklaratës së ministres të Qeverisë serbe, Snezhana Paunoviç, lidhur me “spastrimin etnik” në Kosovë dhe shprehu habinë që ajo vazhdon të mbetet ministre.

Kos u bëri thirrje politikanëve në vendet kandidate për anëtarësim në BE që të kenë parasysh se çdo fjalë e thënë ka peshë.

“Ishte tronditëse të dëgjonim diçka të tillë në vitin 2026. Nuk do ta përsëris as atë që ajo tha. Ishte vërtet tronditëse të dëgjohej një deklaratë e tillë. Nuk mund ta imagjinoj që një ministre, pas një deklarate të tillë publike, të mund të vazhdojë të ushtrojë detyrën e saj”, deklaroi komisionarja Kos, gjatë fjalimit të saj në Komitetin e Posaçëm për Mburojën e Demokracisë Evropiane të Parlamentit Evropian.

Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë serbe, Snezhana Paunoviç, duke folur për jetën në Kosovë dhe largimin e saj nga Peja gjatë luftës, ajo deklaroi më 11 korrik se “nuk do t’i kishte likuiduar shqiptarët ashtu siç ata po përpiqen ta pastrojnë etnikisht Kosovën, por në atë mënyrë që secili që ndihej më pak qytetar i Republikës Federale të Jugosllavisë, të largohej dhe të shkonte në shtetin e vet amë”.

Kjo deklaratë u dënua edhe nga Mbretëria e Bashkuar. Sipas Londrës, gjuha e përdorur nga Paunoviç është “e neveritshme” dhe referencat për spastrim etnik s’kanë vend në shoqërinë e sotme.

Përmes një deklarate, një zëdhënës i Zyrës për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, tha se në kohën kur shtetet në Ballkanin Perëndimor janë të përqendruara në ndërtimin e një të ardhmeje paqësore dhe shumetnike “deklaratat si këto synojnë të rihapin përçarjet e vjetra dhe të nxisin tensione”.

“Udhëheqësit e përgjegjshëm politikë duhet të refuzojnë një gjuhë të tillë”, u tha në deklaratë.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar për Paunoviçin, duke thënë se deklarata e saj nuk pasqyron vullnetin e tij, e as të Qeverisë së Serbisë, duke shtuar se politika e shtetit serb është dialogu, e jo kurrë spastrimi etnik.

Paunoviç – nënkryetare e Partisë Socialiste të Serbisë, partisë së dikurshme të Millosheviçit – nuk i tërhoqi fjalët e saj, por tha më 16 korrik se ato “janë nxjerrë jashtë kontekstit” dhe i kërkoi falje Vuçiçit dhe Qeverisë së Serbisë për reagimet që ka shkaktuar.

Deklarata e saj se do ta spastronte etnikisht Kosovën nëse do të ishte në krye të shtetit më 1998 nxiti reagime të shumta dhe Kosova më 14 korrik e shpalli atë person të padëshiruar, duke i ndaluar ndaluar përgjithmonë hyrjen ose kalimin nëpër territorin e Kosovës.

Vëzhgues nga Kosova dhe Serbia thanë Radion Evropa e Lirë se deklarata e Paunoviçit është pjesë e një modeli politik të Serbisë karshi Kosovës, duke kërkuar që bashkësia ndërkombëtare të mos mjaftohet vetëm me reagime, por të ndërmarrë veprime konkrete ndaj Serbisë.

Nga Qeveria në detyrë e Kosovës i kanë thënë më herët Radios Evropa e Lirë se “problemi qëndron se shteti i Serbisë nuk ka bërë asnjëherë asnjë lloj distancimi nga politika e Millosheviçit”.

“Është mirë që të gjithë – përveçse ta dënojnë këtë gjuhë – ta kenë edhe në mendje kur flasin me Serbinë për integrimin, reformat dhe fondet, si dhe ta kuptojmë që këto nuk janë thjesht deklarime, por aspirata nga të cilat shteti zyrtar i Serbisë nuk ka hequr dorë”, thanë nga ekzekutivi kosovar.

Udhëheqësit e atëhershëm shtetërorë dhe forcat e sigurisë së Republikës Federale të Jugosllavisë u dënuan nga Tribunali i Hagës për dëbimin me dhunë të qindra mijëra civilëve shqiptarë nga Kosova, në periudhën mars-qershor të vitit 1999.

Gjatë luftës në Kosovë, në vitet 1998-1999, u vranë më shumë se 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën. Më shumë se 1.500 persona, shumica prej tyre shqiptarë, vazhdojnë të jenë ende të zhdukur.

Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Evropian, shkalla e harmonizimit të Serbisë me politikën e sanksioneve të BE-së është pak më shumë se 60 për qind. Deri më tani, Serbia nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë apo Bjellorusisë në përputhje me vendimet e bllokut evropian, i cili deri tani i ka miratuar Moskës 20 paketa sanksionesh si përgjigje ndaj agresionit kundër Ukrainës.

Komisionarja Kos, duke folur para eurodeputetëve, vlerësoi se mbështetja e ulët për integrimin evropian në Serbi është edhe pasojë e mesazheve që dërgojnë politikanët, si dhe e mënyrës se si raportojnë mediat. Ajo theksoi se është e papranueshme që një vend kandidat të përdorë retorikë antievropiane, veçanërisht kundër deputetëve të Parlamentit Evropian, gazetarëve dhe të gjithë atyre që kritikojnë zhvillimet në vend./ REL

Next Post
Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?

Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbytja e vogëlushes në rrjedhën e lumit Drin, prefekti mbledh Task-Forcën, kërkohet marrja e masave dhe njoftimi paraprak për hapjen e portave të digave!

Mbytja e vogëlushes në rrjedhën e lumit Drin, prefekti mbledh Task-Forcën, kërkohet marrja e masave dhe njoftimi paraprak për hapjen e portave të digave!

August 31, 2026
“I vetëdijshëm për barrën”- Kriza në Kosovë, Kurti-Abdixhiku gjejnë kandidatin për President! Bekim Sejdiu: Do i shërbej vendit me devotshmëri!

“I vetëdijshëm për barrën”- Kriza në Kosovë, Kurti-Abdixhiku gjejnë kandidatin për President! Bekim Sejdiu: Do i shërbej vendit me devotshmëri!

August 31, 2026
Italia dhe Spanja zgjasin pezullimin e Marrëveshjes së Shengenit për 15 ditë

Italia dhe Spanja zgjasin pezullimin e Marrëveshjes së Shengenit për 15 ditë

August 31, 2026
BE shtrëngon rregullat për ChatGPT/ OpenAI, Roblox dhe Reddit përfshihen në regjimin më të rreptë të DSA-së

BE shtrëngon rregullat për ChatGPT/ OpenAI, Roblox dhe Reddit përfshihen në regjimin më të rreptë të DSA-së

August 31, 2026

Pekini në alarm nga përmbytjet/ Rrëshqitjet bllokojnë dy lumenj, liqeni i ri kërcënon Kinën dhe Nepalin

August 31, 2026
Kush është Bekim Sejdiu, kandidati për president me karrierë në drejtësi dhe diplomaci

Kush është Bekim Sejdiu, kandidati për president me karrierë në drejtësi dhe diplomaci

August 31, 2026
20 shkolla në Tiranë pajisen me kamera inteligjente, Rama: S’do jenë nëpër klasa, por vetëm ambiente të përbashkëta

20 shkolla në Tiranë pajisen me kamera inteligjente, Rama: S’do jenë nëpër klasa, por vetëm ambiente të përbashkëta

August 31, 2026
Vdiq shtatzënë rrugës për në spital, flet motra e 37-vjeçares: Kërkoj drejtësi!

Vdiq shtatzënë rrugës për në spital, flet motra e 37-vjeçares: Kërkoj drejtësi!

August 31, 2026
VIDEO / Banorët e Vuklit kundër ndërtimit të HEC-it: Duam garanci se nuk do të dëmtohet zona

VIDEO / Banorët e Vuklit kundër ndërtimit të HEC-it: Duam garanci se nuk do të dëmtohet zona

August 31, 2026
Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, Berisha: Nuk marrim pjesë në përzgjedhjen e emrit

“Më presin republikanët në Teksas”, Berisha zbulon detaje nga vizita në SHBA

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com