• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Deklarata e gazetarit: Kemi 30 përdhunime vitin e kaluar dhe asnjë dosje nuk është parë nga prokurorët

by Java News
18/04/2023 22:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” është vënë në qendër të diskutimeve rasti i 28-vjeçares së dhunuar nga partneri i saj, i cili e mbajti peng për një javë.

Avokati i saj tha se vajza nuk e ka denoncuar më herët, edhe pse ishte dhunuar disa herë, ishte për faktin se e donte dhe se nuk donte të rëndonte familjen e saj. Ai tha se vajza erdhi nga Gjermania në Shqipëri me dëshirën për të nisur një jetë me të.

Ndërkohë ai tha se po aq fajtor janë dhe katër personat e tjerë që ishin në dijeni të dhunës dhe nuk e denoncuan, duke iu referuar miqve të autorit.

Gazetari Sokol Bregu tha se nuk mund të jenë ata fajtor, por shteti që nuk heton dhe nuk konsideron siç duhet denoncimet nga vajzat dhe gratë për dhunë në familje.

Ai tha se nëse një shok i tregon se ka dhunuar gruan e atij, ai nuk mund të shkojë ta denoncojë në polici, por do duhet ta bëjë vetë e dhunuara.

Në këtë moment ka ndërhyrë drejtuesja e emisionit, Eni Vasili, e cila i ka thënë se duhet denoncuar dhe se nuk mund të rrihet indiferent.

Pjesë nga diskutimi:

Bregu: Nëse mua një shok më thotë rraha gruan, ça të bëj unë të shkoj në polici? Nuk besoj se do shkoja në polici dhe duhet të dënohem për këtë!

Vasili: Ti duhet të shkosh në polici se je dhe gazetar… do presësh ta vrasë?. Ky model nuk del nga studio ime!

Bregu: Po të shkojë ajo vetë… problemi është i mënyrës sesi e shohim në Shqipëri. Nuk çuditemi se kemi 30 përdhunime vitin e kaluar dhe asnjë dosje nuk është parë. Vijmë në një diskutim duhet të thotë komshiu apo jo, ne duhet ta kërkojmë te shteti. Janë një pjesë që policia as nuk i sheh me sy. Shkojnë vajzat ankohen dhe nuk i merr njeri për bazë, tallen. Është mentalitet i shtetit. Kjo është Shqipëria. Pse duhet të bëjë si të çuditur.

/s.f

Next Post
“Çka Ka Qëllu”/ New York Times zgjedh restorantin shqiptar ndër 100 më të mirët

"Çka Ka Qëllu"/ New York Times zgjedh restorantin shqiptar ndër 100 më të mirët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In