Në fushë ka luajtur qëndërsulmues dhe si i tillë po sillet edhe si drejtues i Lazios. Në një deklaratë të paprecedentë, drejtori sportiv i Lazios, ka folur në një orë leksioni në universitetin “Luiss” ku mbajti një temë me titull “Evoluimi i të drejtës sportive dhe profilit ekonomik e financiar të klubeve” ku ndër të tjera kritikoi edhe ndryshimin e futbollit ndërkombëtar:
“Po drejtojmë një Ferrari që herët a vonë do të përplaset. Në futboll po shpiken kompeticione të panevojshme si Conference League që është kompeticioni i humbësve apo Europa League që nuk siguron të ardhura. Është shpikur edhe Nations League që i detyron lojtarët të bëhen robotë. Për të gjeneruar më shumë të ardhura gjenerojmë edhe më shumë probleme.
Futbolli ka marrë rrugën e gabuar. Sot ka klube që edhe pse elitare në Itali si psh. Juve, Roma, Milan dhe Inter, teknikisht janë të falimentuara por mbahen në jetë sepse sistemi ka nevojë për to. Është shumë e rëndësishme që në një klub të bësh një plan afatgjatë menaxhimi me projekte të rëndësishme për të mirën e tyre”.
/a.r