• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deklarata e fortë e Nazarkos: Edhe Lulzim Basha do shpallej non-grata nga SHBA

by A R
07/05/2026 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Mentor Nazarko ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me ish-kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke thënë se ai ka qenë pranë shpalljes “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Duke folur në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Nazarko u shpreh se Basha vuajti presionin ndërkombëtar, që opozita të mos tërhiqte kandidatët nga zgjedhjet vendore, pasi një veprim i tillë konsiderohej destabilizues për rajonin.

“Në tentojmë t’ia atribuojmë çështjen ‘McGonigal’ Berishës. Në fakt ajo është e lidhur me Bashën. Z.Basha ishte gati për t’u shpallur ‘non grata’ nga SHBA-të. Edhe Basha ka duruar një lloj presioni të kombinuar ndërkombëtar, dhe të brendshëm, për ta ulur intensitetin e asaj…Ai është kërcënuar. Në momentin e tërheqjes së kandidatëve nga zgjedhjet vendore, është kërcënuar nga Palmer në mënyrë të drejtpërdrejtë. Mesazhi u bë publik, që ‘nuk duhet të tërhiqni kandidatët sepse ky është skenar destabilizues i Ballkanit. Është fotokopje e skenarit të opozitës serbe dhe rrezikon të përhapet në të gjithë Ballkanin në kohën kur SHBA-të kishin ndërmarrë një iniciativë pajtuese midis Kosovës dhe Serbisë. Basha ka vuajtur po ashtu, s’ka qenë afër burgut, por ka vuajtur presion ndërkombëtar të fuqishëm”, tha Nazarko.

Next Post
E quajti “komunist”, Kaso i përgjigjet ashpër Salianjit: I frustruar…

E quajti “komunist”, Kaso i përgjigjet ashpër Salianjit: I frustruar…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com