Gazetari i kronikës së zezë Arsen Rusta deklaron se brenda muajit korrik SPAK do kryejë një arrestim të bujshëm.
I ftuar si pjesë e panelit në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në RTSH 24, Rusta tha se muaji korrik nuk do mbyllet pa arrestimin e një ministri.
Ai tha se ka të dhëna të sigurta që një gjë që e tillë pritet të ndodhë.
Në fakt duket se SPAK ka nisur një furi ndaj abuzimeve të zyrtarëve të lartë që kanë abuzuar me fondet publike.
Brenda javës së fundit janë arrestuar 20 zyrtarë duke përfshirë kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe dhe ish-zëvendësministren e Brendshme Rovena Voda me akuza që lidhen me abuzime dhe korrupsion.
Ndërkohë vlen të theksoshet se vetë kryeministri Edi Rama deklaroi pak ditë më parë se asnjë ministër dhe zyrtar nuk do të mbrohe, nëse SPAK e heton.
g.kosovari