• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deklarata e fortë e Frrok Çupit: Meta po mat pulsin nëse mund ta eliminojë fizikisht Ramën

by A R
19/02/2020 18:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Frrok Çupi thotë se opozita, po kërcënon me eleminim fizik kryeministrin Edi Rama.

“Presidentë, kryeministra, është një periudhë e gjatë krimi post diktature, por që po i vjen fundi prandaj janë acaruar marrëdhëniet, ligjet institucionet.

Këmishat e bardha personifikojnë mafien, që do të thotë se mafia është në institucion, Presidencë, në qeveri dhe në opozitë.

Publiku nuk shikon dot një dritë shprese. E vetmja shpresë që erdhi ishte përkrahja e Perëndimit pas tërmetit, që nuk ishte vetëm një mbështetje ekonomike, por dhe politike e strategjike”, tha në Top Talk analisti, ndërsa komentoi situatën politike në vend.

Lidhur me deklaratën e presidentit sot, i cili ftoi me 2 mars qytetarët në shesh, Çupi u shpreh:

“Këto deklarata i konsideroj si post ngjarje, Ju e shikoni që bota nuk flet, aleatët nuk flasin. Presidenti është i izoluar dhe flet me hënën.

Aleatët nuk konsiderojnë se ka president apo grusht shteti. Askush nuk do ta dijë. Ajo çfarë bën Meta, është kërcënim, ai nuk po flet me shqiptarët”.

Por kush është më i rrezikshëm Meta apo Rama?

Analisti thotë se:

“Janë dy persona, por ndërkohë përfaqësojnë dy gjëra. Njëri përfaqëson aktin e ditës, përfaqëson qeverinë, reformën në drejtësi.

Ndërsa presidenti opozitën, ai ka lënë Presidencën dhe bën opozitën. Me presidentin aktual është tepruar shumë, është etiketuar si vrasës, si grabitqar i floririt”.

Ndërsa për heshtjen e mazhorancës ndaj deklaratave të presidentit, Çupi thotë se:

“Mazhoranca ka komoditetin e madh që realizoi premtimin ndaj qytetarëve dhe qytetarëve. Kështu do ishte vogëlsi, që të merrej me Metën, që thotë gjëra të paqena”.

Analisti Çupi foli edhe për 3 skenarët e e revolucionit opozitar, ndër to edhe eleminimi fizik i kryeministrit Rama.

“Brenda opozitës, po ndodh një tërmet. lëvizje nga më të rëndat që mund të ketë një forcë politike. Meta duke e ditur që nuk është mëpPresident, po kërkon të kapë PD.

Ai ka një aleancë brenda përbrenda PD-së me disa të tjerë për të eliminuar kryetarin e ligjshëm, për ta nxjerrë në një opozitë të vogël, që të bashkëpunojë me atë në Parlament.

E dyta, Kjo që thotë Meta se do bëjë dekrete, ka mundësinë që të bëjë marrëzinë tjetër që të dekretojë shpërndarjen e Parlamentit, me mendimin se do krijojë një kauzë në Shqipëri dhe përmes saj do shfaqet.

E treta, tenton të masë pulsin nëse mund të eliminojë fizikisht kryeministrin ose jo. Mendoj se ka në mendje një akt barbar si eleminimi i kryeministrit, pasi është i vetmi që ka mbetur përballë tyre, në rakordancë me reformën në drejtësi, me Amerikë, BE”, tha Çupi.

“Ajo çfarë ka ndodhur këto 30 vjet është një bombë shumë e madhe dhe nuk e mban dot epoka shumë lehtë. Dhe kjo do plasë në shumë mënyra: ose nuk vijnë ato 1.15 mln euro, ose do eliminohet kryeministri, ose këta do dorëzohen”, e mbylli fjalën e tij analisti.

/a.r

Next Post

PD, një parti fantazëm, Presidenca, si estrada e Beratit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rikonstruktohet Pallati i Kulturës në Mat! Ministri Gonxhja: I është nënshtruar një rikonstruksioni tërësor

Rikonstruktohet Pallati i Kulturës në Mat! Ministri Gonxhja: I është nënshtruar një rikonstruksioni tërësor

April 3, 2026
“SPAK, shpresa e vetme e shqiptarëve”/ Mërtiri: Veliaj është fuqi elektorale për Ramën, ja çfarë e shqetëson

Zgjedhjet për kryetar në PD/ Mërtiri: Berisha ka frikë nga gara! Salianji e ka nxjerrë të dobët

April 3, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Meloni, udhëtim “të paplanifikuar” në vendet e Gjirit Persik

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Meloni, udhëtim “të paplanifikuar” në vendet e Gjirit Persik

April 3, 2026
Trump kërkon 1.5 trilionë dollarë buxhet për mbrojtjen e SHBA-ve, rritja më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore

Trump kërkon 1.5 trilionë dollarë buxhet për mbrojtjen e SHBA-ve, rritja më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore

April 3, 2026
Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

Absurdi në PD, paradite përjashtime e pasdite apel për anëtarësime

April 3, 2026
Berisha: Shqiptarët me çmimin më të lartë të naftës në botë, 60% për çdo litër e merr qeveria!

Berisha: Shqiptarët me çmimin më të lartë të naftës në botë, 60% për çdo litër e merr qeveria!

April 3, 2026
Guvernatori iranian: Shpërblim për ata që kapin ose vrasin ekuipazhin e avionit amerikan

Guvernatori iranian: Shpërblim për ata që kapin ose vrasin ekuipazhin e avionit amerikan

April 3, 2026
Kërkesa për pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados prokuror, avokati Dashi: Duhet të ketë 5 vite dhe 1 ditë punë si OPGJ pranë Prokurorisë, ndryshe të dorëhiqet nga çështja ‘Veliaj’

Kërkesa për pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados prokuror, avokati Dashi: Duhet të ketë 5 vite dhe 1 ditë punë si OPGJ pranë Prokurorisë, ndryshe të dorëhiqet nga çështja ‘Veliaj’

April 3, 2026
VIDEO/ Tension në Kuvendin e Kosovës, Musliu i heq mikrofonin Kurtit

VIDEO/ Tension në Kuvendin e Kosovës, Musliu i heq mikrofonin Kurtit

April 3, 2026
Rritje rekord e punësimit në SHBA, por a po reflektohet kriza globale në këto shifra?

Rritje rekord e punësimit në SHBA, por a po reflektohet kriza globale në këto shifra?

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In