• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deklarata e Berishës/ Ja si i kanë shpallur armiq ndër vite përfaqësuesit e SHBA-BE në Tiranë

by Ardit Rada
22/12/2020 11:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë nisur një sulm të koordinuar ndaj drejtoreshës për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian, Genoveva Ruiz Calavera, njëherësh shefe e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit të procesit të Vetingut në drejtësinë shqiptare, për shkak të qëndrimeve të forta të saj në mbështetje të reformës në drejtësi, reformë të cilën dyshja Berisha-Meta e kanë shpallur komplot ndërkombëtar ndaj tyre.

Fillimisht ishte Sali Berisha që e akuzoi diplomaten si bashkëpunëtore të kryeministrit Edi Rama, se është blerë me para të zeza etj.

Akuzat vijuan nga kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, bashkëshortja presidentit Ilir Meta, e cila i tha se ‘Calavera merr 26 mijë euro dhe vjen njëherë në 3 muaj’.

Këto akuza vunë në lëvizje Komisionerin për Zgjerimin, Oliver Verhelyi, i cili reagoi duke pohuar se kishte besim të plotë te Calavera dhe ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca. Akuzat i konsideroi krejtësisht të pavërteta.

Calavera nuk është diplomatja e parë që vihet në shënjestër të sulmeve të Sali Berishës dhe Ilir Metës. Dyshja në fjalë, si kur kanë qenë në pushtet, ashtu edhe në opozitë, i kanë shpallur përfaqësuesit e Perëndimit në Shqipëri ‘non grata’, armiq, pjesë e komploteve kundër tyre, bashkëpunëtorë të Edi Ramës etj. Kujtojmë që Sali Berisha shpalli non grata ambasadoren amerikane Marisa R. Lino në vitin 1997, duke akuzuar edhe për mbështetjen e rebelimit kundër pushtetit të tij. Lino u sulmua pasi nuk u pajtua me vjedhjen e zgjedhjeve të 26 majit 1996. Në vitin 2010, Sali Berisha dhe Ilir Meta, në atë kohë njëri kryeministër dhe tjetri zëvendëskryeministër kërkuan dëbimin nga Shqipëria të ambasadorit amerikan John Ëithers, për shkak të qëndrimeve kritike ndaj qeverisë së tyre dhe sidomos për Gërdecin.

Meta i kërkoi DASH me anë të një letre sekrete largimin para kohe të Ëithers, kërkesë kjo që jo vetëm u refuzua nga DASH, por mbështeti qëndrimet e ambasadorit. Sali Berisha dhe rrethi i tij politik shumë shpejt nisën sulmet edhe ndaj ambasadorit tjetër amerikan Alexander Arvizu, që pasoi Ëithers. Në vitin 2013, Arvizu e konsideroi rrëzimin e Berishës nga pushteti po aq të rëndësishëm sa rrëzimi i Ramiz Alisë. Sulmet më të ashpra të Berishës, por edhe të Metës, janë përqendruar mbi pasuesin e Arvizu, Donald Lu, për shkak të angazhimit të tij pro reformës në drejtësi. Sulmet vijojnë me të njëjtën intensitet edhe ndaj ambasadores aktuale, Yuri Kim, pikërisht për shkak të mbështetjes ndaj reformës në drejtësi, të cilën disa politikanë e shikojnë si rrezik për pozitat dhe të ardhmen e tyre.

Nga PD-LSI është sulmuar herë pas herë edhe ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, qëndrimet e të cilit janë në një linjë me Yuri Kim, sa i takon reformës në drejtësi, sidomos Vetingut. Ndërkaq, sulmet më të egra të Sali Berishës i ka përjetuar ish-ambasadorja e BE, Romaa Vlahutin. Akuzat ndaj saj kanë qenë të vazhdueshme, të paimagjinueshme dhe turpëruese për vendin. ‘Non grata’ është shpallur nga Ilir Meta edhe ish-ambasadori i OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt.

Nuk ka dyshime se, Genoveva Ruiz Calavera, diplomatja me mision të dyfishtë në Shqipëri, po sulmohet me egërsi nga Sali Berisha dhe bashkëshortja e Ilir Metës, për shkak rolit të saj në mbështetje të reformës në drejtësi dhe sidomos Vetingut, proces i cili po shpërbën korporatën e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar të lidhur me PD-LSI. Të gjithë anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, të shkarkuar për pasuri të paligjshme dhe lidhje me krimin, janë emëruar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, si ushtarë të besuar të tyre.

Prej tre vitesh, që kur u emërua në krye të ONM, Genoveva Ruiz Calavera, në kundërshtim me linjën e PD-LSI, ka mbështetur fort procesin e Vetingut, ngritjen e SPAK, organet e tjera të reja të drejtësisë, procedurat për zëvendësimin e gjyqtarëve të lartë të shkarkuar si dhe pro hapave në procesin integrues.

Në maj të vitit 2019, Calavera i dha një mesazh të qartë Ilir Metës, i cili deklaronte se reforma në drejtësi ishte dështuar dhe se ishte një Ramaformë. Calavera tha se “BE mbështet plotësisht gjyqësorin e ri të ndarë dhe këshillat prokurorialë që janë ngritur si edhe këshillin e ri të emërimeve në gjyqësor ndërsa pranon se do të duhet kohë për të ndërtuar një sistem të ri, të fortë… Disa njerëz mund të kenë frikë nga reforma gjyqësore dhe të jenë të gatshëm ta pengojnë atë, por kjo nuk mund të lejohet/”

Në gusht të vitit 2019, Calavera artikuloi një mesazh të fortë për kundërshtarët e reformës në drejtësi, duke pohuar “Procesi i Vetingut ka dhënë një mesazh të fortë për ata që kanë abuzuar me pushtetin e tyre. Sulmet në rritje ndaj reformës në drejtësi dhe vettingut dhe kundër OMN-ës, Vëzhguesve Ndërkombëtarë dhe misionet tona të asistencës së BE-së, në këtë drejtim janë shumë domethënëse… Nuk duhet të ketë asnjë kompromis që dëmton vendosjen e shtetit të fortë ligjor në Shqipëri”.

Në dhjetor të vitit 2019, Calavera përshëndeti ngritjen e SPAK, duke e konsideruar si një hap thelbësor për luftimin e krimit dhe korrupsionit, ndërsa ka ndjekur dhe reaguar për çdo hap në procesin e ngritjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Në 28 maj 2020, diplomatja e BE mbajti një tjetër qëndrim të fortë, i cili duket se ka nervozuar kundërshtarët e deklaruar të reformës në drejtësi. “Në fazën aktuale, vendimtare për përparimin e vendit në udhën e integrimit evropian, kjo reformë nuk duhet të minohet nga sulme të ndryshme. Kjo nuk është koha për ta shmangur reformën dhe arritjet e saj të shumta deri më tani, siç është krijimi i të gjitha institucioneve të reja gjyqësore, të cilat funksionojnë mirë tashmë prej kohësh”, tha Calavera./shqiptarja.com/a.p

Next Post
“Një brez, një rrugë”, një mundësi bashkëpunimi me përfitim të ndërsjelltë

"Një brez, një rrugë", një mundësi bashkëpunimi me përfitim të ndërsjelltë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta: Mënyra e shoqërimit të Sarkozy mbresëlënëse! Nuk kam hatërmbetje për mënyrën mafioze si Narkoshteti më rrëmbeu mua

Ilir Meta kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, GJKKO shqyrton sot kërkesën e ish-Presidentit

March 24, 2026
Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Kokalari: Kërkesa do t’i shkojë Berishës nga avokatët amerikanë!

Noka s’i tregon adresën, Kokalari publikon mesazhet: Njoftova edhe Shkëlzenin, se ai i filtron kandidaturat!

March 24, 2026
kosove-autobus

Rritja e çmimit të naftës, operatorët e Transportit: Rrezikohet reduktimi i autobusëve, shteti të ndërhyjë

March 24, 2026
Irani sulme dhe në Europë? Policia britanike gjurmon një grup të rrezikshëm islamist

Irani sulme dhe në Europë? Policia britanike gjurmon një grup të rrezikshëm islamist

March 24, 2026
Shkenca shqiptare në zi! Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

Shkenca shqiptare në zi! Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

March 24, 2026
Sot konkursi për pasuesin e Prodës, 14 kandidatët në garë 20 minuta kohë për të shpalosur platformën

Sot konkursi për pasuesin e Prodës, 14 kandidatët në garë 20 minuta kohë për të shpalosur platformën

March 24, 2026
Rama takim me ministrat në ‘Vilën 30’, në fokus analiza dhe koordinimi i punës

Rama takim me ministrat në ‘Vilën 30’, në fokus analiza dhe koordinimi i punës

March 24, 2026
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

“Mirënjohës ndaj SHBA-ve dhe NATO-s”, Begaj: Ndërhyrja kundër regjimit të Millosheviç, i solli lirinë Kosovës dhe…

March 24, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Kur dhuna ushqen egon politike

March 24, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

I dënuar me 7 vite burg nga Italia, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In