Çfarë deklarate!
Një avokat u shpreh në një televizion egjiptian se femrat që veshin xhinse të grisura, duhen përdhunuar.
“Është një detyrim kombëtar që të përdhunohen femrat me xhinse të grisura,” tha Nabih al-Wahsh gjatë një programi televiziv.
Prej kohësh po diskutohet nëse duhen ndaluar rroba të tilla si xhinset e grisura në vende publike.
Avokati konservator tha se kjo veshje është si një ftesë për ngacmim seksual.
Avokati ka mbrojtur qëndrimet e tij, duke thënë se kjo vlen edhe për vajzën e tij, nëse vesh të tilla rroba.
Një studim i fundit tregon se 83 përqind e femrave në këtë vend ose janë ngacmuar seksualisht ose janë përdhunuar.
46 përqind e tyre thonë se përballen çdo ditë me të tilla ngacmime seksuale. /b.d