• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Deklarata befasuese e mjekut: Covid-19 ka qarkulluar në Francë që në dhjetor 2019. Ja çfarë zbuluan mostrat e pacientëve

by Java News
05/05/2020 09:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rastet e koronavirusit kanë qarkulluar në Europë shumë më herët nga sa u zbulua zyrtarisht, me të dhënat e konfirmuara tashmë nga analiza shkencore në Francë.

Vendet hamendësonin se rastet mund të ketë qarkulluar më herët dhe për këtë ishin vënë në kërkim të pacientëve zero për të ndjekur përhapjen e virusit dhe gjurmimin e rasteve.

Gazetarë të huaj kishin shkruar në artikuj më parë se rastet në Bergamo të Italisë kishin nisur shumë më herët dhe kjo e bëri pothuajse të pafrenueshme valën e vdekjeve që përfshiu rajonin verior të vendit, me aludimet se shumë pacientë të shtruar që në fillim të janarit për pneumoni të rëndë, mund të kishin pasur Covid-19.

Në Francë, një spital që ritestoi mostrat e vjetra nga pacientët me pneumoni, ka zbuluar se kishte trajtuar një person me koronavirus, që më 27 dhjetor, gati një muaj para se qeveria franceze të konfirmonte rastet e saj të para.

Dr. Yves Cohen, shef i reanimacionit në spitalet “Avicenne” dhe “Jean Verdier”, në periferinë veriore të Parisit, tha për “BFM TV” se shkencëtarët kishin testuar edhe njëherë mostrat nga 24 pacientë të trajtuar në dhjetor dhe janar, që u testuan negativë për gripin.

“Nga 24 raste, ne kishim një që ishte pozitiv për Covid-19 më 27 dhjetor”, tha ai. Mostrat ishin mbledhur fillimisht për të zbuluar gripin, duke përdorur teste PCR, të njëjtin proces të shqyrtimit gjenetik që mund të përdoret gjithashtu për të zbuluar praninë e koronavirusit.

“Çdo mostër u provua disa herë për të siguruar që nuk kishte gabime”, shtoi ai.

Në Francë, pothuajse 25,000 njerëz kanë vdekur me virusin që nga 1 marsi 2020. Vendi konfirmoi tri rastet e para të Covid-19 në 24 janar, duke përfshirë dy pacientë në Paris dhe një tjetër në qytetin jugperëndimor të Bordeaux.

Të mësosh se kush ishte pacienti i parë, është thelbësore për të kuptuar se si përhapet virusi, por Dr. Cohen tha që ishte shumë herët për të qenë të sigurt nëse pacienti ishte “pacienti zero” i Francës. Ai tha se pacienti kishte mbijetuar dhe se është kryer një hetim i parë për të gjurmuar rastin.

“Ai ishte i sëmurë për 15 ditë dhe infektoi dy fëmijët e tij, por jo gruan, e cila punon në një supermarket. Ai ishte i habitur, nuk e kuptoi se si ishte infektuar. Nuk kishte bërë asnjë udhëtim. Kontakti i vetëm që kishte, ishte me gruan e tij”, tregoi mjeku.

Gruaja e tij ka punuar së bashku në një stendë Sushi, afër kolegëve me origjinë kineze. Nuk ishte e qartë nëse ata kolegë kishin udhëtuar për në Kinë dhe autoriteti lokal shëndetësor duhet të hetojë.

“Ne po shqyrtojmë nëse ajo ishte asimptomatike. Mund të jetë ‘pacienti zero’, por ndoshta ka raste të tjera në rajone të tjera. Të gjitha PCR-të negative për pneumoni duhet të testohen përsëri. Virusi ndoshta po qarkullonte më herët”, u shpreh mjeku francez.

g.kosovari

Next Post
Nga njerëzit që hanë bar tek jeta e natës/ FOTO nga Koreja e Veriut që Kim Jong-un s’do donte t’i dilnin kurrë

Nga njerëzit që hanë bar tek jeta e natës/ FOTO nga Koreja e Veriut që Kim Jong-un s'do donte t’i dilnin kurrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

October 31, 2026
Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

October 31, 2026
“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

October 31, 2026
Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

October 31, 2026
“Kemi lindur dhe do mbetemi parti proteste”- Berisha: Teza se qeveria dhe opozita janë njësoj synon të zbehë përgjegjësinë e pushtetit!

Berisha fajëson Ramën dhe Qorin për përçarjen e protestës, mohon se studentët larguan militantët e PD-së

October 31, 2026
Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

October 31, 2026
Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

October 31, 2026
Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

October 31, 2026
Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

October 31, 2026
Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In