• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dekandencë dhe mediokritet

by Artur Ajazi
02/06/2022 12:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Duket sikur çdo ditë tek shohim emisionet dhe rubrikat në televizione, qartësojmë realitetin, të përditshmen tonë, të hidhur, të tjetërsuar, të deformuar, dhe të pashpresë. Emisionet në shumicën e tyre në televizionet tona (të pakontrolluara) janë të mbushura me dekadencë dhe mediokritet. Drejtues (që nuk dihet nëse kanë arsimin e lartë apo jo) që shpalosin ide dhe mendime kuturru, pa asnjë lidhje me moshën e përshtatshme, drejtuese që kanë kurajon dhe guxim të paparë, të dalin në ekrane, të bëjnë teori dhe rekomandojnë ndryshimin e jetesës së individit, shoqërisë etj. Mjafton të kalosh me rradhë televiorin mbasditeve (apo  mbrëmjeve) dhe të ndalesh në “emisionet rinore, femërore, apo mashkullore” dhe do të dëgjosh fjalorin e ndyrë, sharje, fyerje, përkëdhelje, ofendime, xhestikulacione të papranueshme për studiot televizive. Ku është etika, morali i emisionit, ku është vlera dhe leksioni i atij programi, tek skenat erotike, tek fjalori i rrugës, apo tek shfrenimi i gjithçkaje për të mos arritur gjëkundi?

Shumica e televizioneve tona (veçanarisht ato kombëtare) janë sot pasqyrimi i mediokritetit dhe dekadencës, kur duhej të ishin shkolla të vërteta të etikës, formimit dhe kulturës qytetare, kur duhej të ishin “dritare” nga ku çdo moshë dhe veçanarisht moshat minore dhe adoleshente, të gozhdoheshin dhe të mësonin prej tyre gjithçka që lidhet me pozitivitetin dhe jo negativitetin. E kam të përhershme pyetjen nga djali im adoleshent “përse kaq vulgaritet dhe banalitet në televizione”. Dhe ç’ti them, si t’ja shpjegoj faktin se, ka vite që televizionet tona janë mbushur me djem dhe vajza, (që pasi vijnë në Tiranë dhe zënë ndonjë shtëpi me qera) vijnë me ndonjë dosje në dorë, thonë se “kemi projekt për “X” emision, dhe nisin nga puna sikur të kishin eksperiencën dhe formimin e duhur arsimor dhe profesional”. Si t’ja shpjegoj unë djalit tim adoleshent  faktin se, “vulgaritetin, dekadencën dhe mediokritetin, po e përdorin rëndom në televizione për të “thithur shikuesin” siç shprehen ata.

Eshtë e dhimbshme dhe e turpshme, tek shikon skena të stisura, ku shahen dhe ofendohen mes tyre djem dhe vajza, apo gra dhe vajza për probleme dhe çështje pa vlerë, duke dashur të përçojnë gjoja “stilin dhe formën e re të jetës së sotme”.Një miku im drejtor programacioni në një prej televizioneve me shtrirje kombëtare, më tha një ditë se “nuk kam asgjë në dorë, një sms e shefit të madh, dhe nis nga puna me goxha rrogë çdo vajzë apo djalë, që nuk dihet ç’ka mbaruar dhe ku ka punuar, që nuk merret në provë , por  të kërkojnë studion dhe kushtet për të bërë emisionin  brënda 24 orëve”.

Kjo në fakt është një këmbanë alarmi për ne, (por mbi të gjitha për AMA-n) që jemi të detyruar të shohim mbasditeve apo  mbrëmjeve,emisione që vetëm të tilla nuk janë, nga ku trajtohen tema dhe problematika pa filtër, pa etikë, pa nivel, me mungesë të theksuar të artikulimit  dhe drejtshkrimit të gjuhës, ku bie në sy, mungesa e shprehive, formimit të fjalive, dhe kulturës së dialogut me të ftuarit. Kjo situatë ka qenë edhe dikur,tek ato 2-3 televizione që u hapën si “dallëndyshet  e para të medias së lirë” por nuk mund të tolerohen sot, kur niveli i formimit të drejtuesve dhe gazetarëve në televizionet tona,duhet të jetë i barazvlefshëm me ato në Europë. Banalitetet, mediokriteti dhe dekadenca në media, i përkasin një kohe tjetër, që padyshim nuk ka lidhje me të sotmen  dhe të ardhmen e këtij  vendi.

Next Post
‘Nga spiunazhi te krimi i organizuar’/ Eksperti flet për pajisjet “misterioze” të kapura në Rinas: Ja për çfarë mund të përdoren

'Nga spiunazhi te krimi i organizuar'/ Eksperti flet për pajisjet “misterioze” të kapura në Rinas: Ja për çfarë mund të përdoren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

“Boll trauma ka PS tani…”, Braçe: Kërkoj proces real për zgjedhjen e kandidatit për Tiranën

April 2, 2026
“Pata propozuar që drejtorët të ishin me mandat”, Braçe: Po këta të qeverisë kur do të ndërrohen? 

“Nuk i marr leje askujt”! Kandidimi për Tiranën, Erion Braçe: Mendoj se Rama e ka pranuar…

April 2, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Konflikti në Lindjen e Mesme, BSH: Pas një muaji do të rimerret në shqyrtim qëndrimi i politikës monetare të vendit

April 2, 2026
Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

Paralajmërimi për sulme iraniane, Zogaj: Mund të ketë skenar ndaj Shqipërisë

April 2, 2026
Kërcënimet iraniane, policia rrit vigjilencën! Shtohen kontrollet pranë “Ashraf 3” dhe Ambasadës Amerikane

Kërcënimet iraniane, policia rrit vigjilencën! Shtohen kontrollet pranë “Ashraf 3” dhe Ambasadës Amerikane

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In