• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Deja vu”. Basha-Kryemadhi me një çadër të re për t’i shpëtuar hallit që i ka zënë

by A R
12/02/2019 17:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Endri Kajsiu/

Protesta e 16 shkurtit është protesta që do t’i hapë rrugët e Europës Shqipërisë, është protesta përmes të cilave do të na dyfishohen pagat dhe pensionet, e do të na përgjysmohen çmimet e konsumit. Falë saj do të realizohet reforma në drejtësi, e falë saj do të vendosim gurin e parë të themelit të Shqipërisë Europiane.

Një romancë e denjë për librat e fantashkencës, e recituar me përpikmëri përballë qytetarëve në turin rekrutues të Bashës anembanë vendit.

Nuk është hera e parë, që qytetarët e këtij vendi shihen nga PD si një “turmë e pagdhëndur”, e aftë vetëm për të parë ëndrra me sy hapur, e për të gëlltitur sapunin për djathë.

Kështu shiheshin edhe kur iu premtua përmirësimi i cilësisë së Diellit apo trami madhështor i Tiranës apo sa e sa rrena të tjera që përfunduan në arkivin e gjatë të mashtrimeve elektorale.

Megjithatë, sot pyetja nuk ngrihet mbi premtimet boshe, edhe sepse të gjithë jemi tanimë të “vaksinuar” dhe të imunizuar prej tyre.

Sot, të nesërmen e platformës së opozitës së bashkuar, që kërkon sërish të na rikthejë qeverinë teknike të çadrës, analiza e vërtetë që duhet të bëjmë është se çfarë motivon me të vërtetë protestën e 16 shkurtit.

Dhe për të analizuar këtë, duhet ta nisim me një paralelizëm. Çfarë ka të përbashkët kjo protestë me atë të studentëve? Përveç emrit protestë, në fakt asgjë tjetër.

Tek studentët, gjëja më e dukshme është një kauzë. E pa dyshim, një kauzë e drejtë dhe legjitime. Kërkesat e tyre prodhuan një rezultat, Paktin për Universitetin, me të cilin shumica dërrmuese e studentëve ranë dakord.

Kërkesa thelbësore e lëvizjes studentore, përgjysmimi i tarafiva u realizua, ndërsa për ato kërkesa që kërkonin më shumë kohë, ekziston një plan i qartë veprimi dhe po punohet ditë pas dite për realizimin e tyre.

Nga ana tjetër, një qytetar që do të marrë pjesë në 16 shkurt në protestë, ka shumë gjasë që mos ta dijë përse është aty i pranishëm.

Mund të jetë aty i pranishëm për t’i bërë qejfin vëllait, kunatit apo një shoku, sepse do të ruajë vendin e punës në një bashki të djathtë apo sepse i kanë ofruar lekë apo një copë ndihmë ekonomike, por përtej kësaj, gjasat janë që ai do të sodisë “Dëshmorët e Kombit”, duke dëgjuar zërin e ngjirur të Bashës, pa kuptuar se ç’është duke bërë aty.

Çfarë ka ndodhur? Çfarë kauze të re ka bërë për vete mendjet dhe zemrat e opozitës?

E vërteta e vetme është që si Luli ashtu dhe Mona e kanë thirrur këto protestë për shkak të hallit që i ka zënë. Zgjedhjet janë duke u afruar dhe qartazi, të dy ata e dinë që nuk kanë asnjë shans që të dalin mirë.

Jo vetëm kaq, por PD dhe LSI vijnë në këto zgjedhje me dijeninë që nuk kanë asnjë shans të fitojnë ndonjë prej bashkive të mëdha në vend që kontrollohen nga socialistët.

Në këto kushte, strategjia e tyre është thelbësisht difensive. Të mbrojnë ato pak bashki të rëndësishme që kanë në dorë, Shkodrën, Lezhën, Kamzën, Vorën apo Pogradecin.

Sondazhet parazgjedhore tregojnë se në të gjitha këto njësi administrative, koalicioni PD-LSI jo vetëm që nuk ka asgjë të sigurt, por rrezikon të humbë.

Ndërkohë, të njëjtat sondazhe që si Luli ashtu dhe Mona i kanë në dorë dhe i njohin shumë mirë, tregojnë se besueshmëria e shqiptarëve tek të dy ata është në nivelet më të ulta historike.

Vetëm 1 në 4 shqiptarë ka një mendim deri diku të favorshëm për Bashën. Edhe më pak se aq do të besonin tek ai si Kryeministër. Për Kryemadhin, punët janë edhe më keq. As 1 në 8..

Në këto kushte, futja në zgjedhje, për PD-LSI është një skenar i frikshëm. Me një logjikë makiaveliste, e zhveshur nga çdo pikëpamje morale apo sensi demokracie, të dy ata i shtrojnë pyetjen vetes: “Përse të futemi në një betejë, nga e cila do të dalim me kockat e thyera?”.

Ndaj opozita po ndjek të vetmen taktikë që mund t’a faktorizojë, kërcënimet për të bllokuar çdo proces demokratik në vend, çdo reformë, e së bashku me të edhe integrimin.

Në 2017-n, për të mos bllokuar pikërisht këto reforma apo hapjen e negociatave, qeveria në fuqi u detyrua të lëshonte pe.

Kjo është përsëri kërkesa kryesore e paktit të prezantuar ditën e djeshme të opozitës: Hyrja në zgjedhje me një qeveri teknike, e cila në të vërtetë nuk ishte kurrë teknike.

Ujdia që bëri Basha për të hyrë në zgjedhje në 2017-n nuk solli teknicienë në vend, por i dha “de facto” kontrollin e gjysmës së qeverisë demokratëve për 6 muaj.

Në afatgjatë, ajo marrëveshje nuk solli asgjë të mirë për vendin. Në ato 6 muaj, e gjithë qeveria ishte e paralizuar, nga ministritë e demokratëve nuk kalonte asnjë reformë, asnjë nismë, asnjë projekt.

Një skenar i tillë solli përfitime vetëm për opozitën. Në atë gjysmë viti, misioni i vetëm i “teknicienëve” të teseruar ishte të zhvasnin sa më shumë përfitime, të kalonin qoka për miqtë e tyre, të aprovonin tendera abuzivë me sigurinë e plotë se zgjedhjet do të humbeshin, e se ata do të riktheheshin edhe katër vite të tjera në opozitë.

Ndaj, zgjidhja që propozon sot opozita është jo vetëm e papranueshme, por edhe kundërproduktive.

Për më tepër, katër pikat bazë që u prezantuan ditën e djeshme janë jo vetëm të paqarta, por edhe kontradiktore.

Nëse në të parën shprehet qartësisht kërkesa e “panegociueshme” për një qeveri teknike, në të dytën thuhet se PD e LSI do të japin gjithçka për të shpejtuar procesin e integrimit të vendit.

Si vallë mund të përshpejtohet ky proces, duke gatuar një krizë të re politike në vend, duke prodhuar një qeveri tërësisht jofunksionale dhe të paaftë për t’iu përgjigjur kërkesave të Brukselit?

Të gjitha këto të sjellin në një përfundim të vetëm. Kauza e vetme e 16 shkurtit është t’i shpëtojnë hallit që i ka zënë. Basha dhe Kryemadhi, duke pasur të qartë që nuk janë në gjendje të marrin vota, duke mos pasur besueshmëri dhe duke qenë tërësisht të pa organizuar në terren, bëjnë të vetmen gjë që dinë të bëjnë:

Të bllokojnë gjithçka, me shpresën që vetëm kështu mund të faktorizohen politikisht, e duke bërë këtë duan t’i shpëtojnë vullnetit të popullit, duke negociuar një marrëveshje tavoline.

Njësoj sikur në një ndeshje futbolli, të cilën e di që do ta humbësh thellë, të pranosh mos dalësh në fushë, duke negociuar një humbje më të pranueshme në tavolinë.

Nga ana tjetër, justifikimi për humbjen e pashmangshme është gati. I njëjti justifikim kurrë bajat për ta, zgjedhjet do të vidhen nga paratë e drogës dhe nga oligarkët (për më tepër, të njëjtët oligarkë që deri dje ishin bamirësit më të mëdhenj të qeverisë Berisha).

Ama Dielli nuk mund të mbulohet me shoshë. Arsyeja e vetme e humbjes është që si Basha, ashtu dhe Mona, janë plotësisht të paaftë për të bërë opozitë. E në vend që të ngjallin shpresë, ata ngjallin edhe më shumë frikë tek shqiptarët, frikë për një ditë kur qeveria mund të bjerë me të vërtetë në duart e tyre.

Një shprehje e famshme franceze thotë se “Rrugët e Ferrit janë të shtruar me kalldrëmin e qëllimeve të mira”.

Kështu ndodh edhe këtë herë. Rritja e pensioneve, rrogave, ulja e çmimeve, janë vërtet qëllime fisnike, edhe pse tërësisht të parealizueshme as në masën dhe as në mënyrën se si Basha po përpiqet t’i artikulojë këto ditë.

Por, e vërteta është se pas këtyre qëllimeve, fshihet një interes shumë më i ngushtë, shumë më djallëzor, marrja e pushtetit pa kaluar tek kutitë e votimit, përmes tavolinës, përmes një logjike të mbrapshtë “8 vjet unë, 8 vjet ti”, e për të tjerat bëjmë sikur duke ngrënë të njëjtën tortë që e ndajmë siç duam vetë!

lexo.al

Next Post
Teza doli para provimit? Nikolla: PD filloi ‘babalen’ e radhës…

"Çfarë kërkon aq larg moj Zonjë?", Nikolla tregon bisedën me kryebashkiakun e PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In