Pas denoncimit me foto, se si sillen e çfarë bëjnë policet në komisariatin e Lushnjes, deputeti demokrat Myslim Murrizi, ka lëshuar një thirrje fyese dhe denigruese, duke i bërë thirrje femrave në administratë të ngrenë këmbët sa te duan e ku te duan.
Kjo nuk eshte hera e pare kur deputeti i PD, perdor fjalor fyes ndaj punonjesve te shtetit. Kujtojme rastin me nje polic rrugor, ku deputeti i PD degjeneroi ne ofendime dhe sharje ndaj tij.
Postimi i deputetit Murrizi ne rrjetin social:
Per te gjithe ATA qe u habiten shume per foton e postuar ne fb tim rreth nje denoncimi te ardhur nga nje qytetare.
Se pari foto ishte hedhur nga vete vajzat ne foto.
Se dyti eshte shume i rendesishem denoncimi i qytetarit qe sorollatet nga punonjesit e administrates, sesa foto.
Dhe se treti nuk e kam ditur qe kjo qenka MODE qe fillon nga i pari i ketyre.
Nga sot i bej thirrje te gjithe punonjeseve te shtetit qe ti ngrene KEMBET sa te duan e ku te duan.