• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Degradon debati/ Çili: Shko te SYRIZA; Bushati: Ti me gardistët në 21 janar, me hajdutët në Rilindje

by A R
20/01/2017 13:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

‘Ndizen gjakrat’ mes analistit Andi Bushati dhe botuesit Henri Çili të përfshirë në një debat në distancë prej disa ditësh. Të ftuar në emisionin ‘Të Pa Ekspozuarit’ në ‘News24’ mbrëmjen e djeshme, Çili dhe Bushati kanë ashpërsuar gjuhën mes tyre, ndërsa nuk kanë kursyer as ofendimet deri dhe paralajmërimet serioze. Teksa diskutonin në lidhje me çështjet më të nxehta në media të këtyre ditëve, ndër të cilat shkarkimi i drejtorit të Mapo, Alfred Lela, Çili pohoi se gjithçka ka ndodhur për arsye kontraktuale. Kaq ka mjaftuar për të ndezur debatin, ndërsa Bushati akuzoi Çilin se është gjithmonë kundër opozitës së rradhës dhe se sipas tij ai është një armik i lirisë.

“Të jesh baladin i teorive ultra-liberale dhe të kërkosh një mandat tjetër për Sali Berishën, mua më duket se përdhos vetveten”, – e hapi Bushati debatin duke iu drejtuar Çilit. Ndërsa shtoi më tej se: “E di ça absurdi ke arritur? Ke mbështetur një njeri që sipas teje Rama ka gënjyer shqiptarët në fushatë, dhe ju po mbështesni një mashtrues. Ti je mashtrues. Është absurde fabula juaj Çili. Fabula juaj është absurde.”. Ndërkaq, Çili shtoi se: “E kundërshtoj fortë Lulzim Bashën për rënien në prehërinn e politikave populiste dhe në ndikimin e ideve idiote të tuat dhe Lubonjës.”.
CILI.-BUSHATI-jpgPavarësisht se tema e emisionit ishte mbi financimet e fondacionit SOROS në Shqipëri, Çili dhe Bushati kanë dalë për një moment nga tema, ndërsa është dashur ndërhyrja e drejtuesit të emisionit, Ylli Rakipi për të qetësuar situatën mes palëve.

DEBATI
Fatos Lubonja: Unë jam ndër ata që e kam mbrojtur tezës se reforma në drejtësi nuk e shpëton Shqipërinë. Dhe referoma e konceptuar si Edi Rama ka qenë instrument për të kapur drejtësinë, se sa për ta shpëtuar. Kështu që në këtë aspekt, Rama si politikan ka pasur nevojë për para dhe mbështetje dhe për të hequr dështime të vetat, i ka përdorur këto lidhje, qoftë me Sorosin. Paratë janë dhënë nga Sorosi, ndaj janë të lidhur me ato para. Këtu u përfshi dhe Ambasada e SHBA. Gjithë kritika që duhet t’i bënim reformës në drejtësi, nuk duhet të ndaleshim vetëm tek Sorosi. Se nuk mendoj se e bëri Sorosi për…Sorosi ka më shumë besim tek Rama se sa tek Berisha. Këtu mungojnë aktorët e tjerë. U dha dhe mbështetja amerikane. Rama ka përdorur këtu padyshim kompleksin qe ne kemi ndaj ambasadorëve. Të gjithë kanë tentuar ta bëjnë këtë. Përgjegjësi për mua është e Fondacionit, këtu dhe jo atje. Fondacioni, një nga detyrat që ka..thonë se është Çili atje.
HENRI CILIYlli Rakipi: Nuk është më Çili, por është Rezmiu drejtori i Bordit.

Fatos Lubonja: Ti shiko gjendjen e mediave. Dhe thuaj a ka apo jo rol Sorosi..

Henri Çili: Po si mund t’i kërkohet llogari një personi privat mor Fatos. Kjo është çmenduri. Kemi ndërruar sistemin, more. Si mund t’i kërkojmë ne llogari Fondacionit se si shkojnë punët në Shqipëri.

Fatos Lubonja: E thashë dhe unë që se ka shkatërruar Shqipërinë fondacioni. Fondacioni Soros bën një projekt për reformë në media apo drejtësi, e njëjta gjë është. Pyetja që mund të bësh është: E bëri pa vetëdije, apo se është e kapur?

Ylli Rakipi: Cila është kjo shoqëri civile? A mund të më renditësh disa emra në këtë shoqëri civile në këto 25 vite?
TE PAEKSPOZUARIT SOROSHenri Çili: Në kohë të ndryshme, për çështje të ndryshme ka emra të respektuar. Lubonja është një prej tyre. Sorosi as ka ndonjë detyrë ndaj Shqipërisë. Ke ambientalistë të shquar, ke profesor Puton. Bordet e Sorosit nuk kanë pasur kurrë politikanë. Ata duhet të kenë përfaqësues të ndryshëm, artistë, gazetarë dhe i ka rënë ndonjë biznesmeni. Këtu njoh intelektualë dhe gazetarë që nuk e pranojnë lirinë e tjetrit. Unë jam një media mjaft e vogël për shkak të karakterit të inkoherencave të ideve. Por Bushati nuk më njeh të drejtën si financues i kësaj media, që nuk është me fitim. Pas tre viteve të para u falimentua firma dhe u shndërrua në donacion. Gazeta Mapo me shumë të deklaruara, të përcaktuara. Ky (Bushati) nuk e njeh të drejtën e donatorit të gazetës Mapo që të përcaktojë linjën editoriale. Këtë gjë se kam ndërruar asnjëherë. Nëse aktorët politik ndryshojnë idetë, ky është koncept tjetër. Rasti i Alfred Lelës, nuk dua të flas, nuk ka lidhje dhe kjo. Prova është kjo, qoftë ish-drejtori Zheji apo ish-drejtori Lela kanë pasur një ftesë për të pasur një rubrikë në Mapo. Alfred Lela i kishte idetë e tjera. Mapo nuk ka ndryshuar linjë editoriale. Që kur filloi Lela dhe kur ishte drejtor Zheji, kishte të njëjtën linjë. Rasti e do që ta bëj dhe vetë në këtë fazë, duke pasur dhe zanatin e gazetarit.

Andi Bushati: Unë them që fabula që ngre Çili, që ‘unë i qëndroj besnik ideve të mia liberale është fabul mashtruese’. Pse e them këtë? Unë për të sqaruar pozicionin, jam edhe kundër politikave ultra-liberale në këtë vend që mund ta çonin para Shqipërinë. Por, të jesh baladin i teorive ultra-liberale dhe të kërkosh një mandat tjetër për Sali Berishën, mua më duket se përdhos vetveten. Berisha në politikën e vet të përditshme, si ka vepruar me privatizimet klienteliste që u jepte mediave më afër, ka qenë anti-liberal i madh. Edhe kur kritikonte pronarët e mediave që laheshin në vaska floriri, vetëm se Top Channel e kishte kundër. Pra, i gjithë mandati 8 vjeçar i Berishës ka qenë anti-liberal dhe prapë ju kërkonit votë pro tij. Kalojnë tre muaj dhe bëheni me një gjasme liberal si Edi Rama që po sillet si padron Putinist që cakton se kush do i marr tenderat, koncensionet. Nëse do ishit liberal të vërtetë, armiq të vërtetë do ishin Saliu dje dhe Rama sot. Kjo diskrediton gjithçka nga pika e parë. Gënjeni kur thoni se vendimet merren në bord. Fati e solli se keni qenë mbështetës i Sali Berishës deri ditën e fundit vetëm se ishte në pushtet dhe tani je i Ramës po ashtu. E keni thënë 4 ditë më parë në një intervistë se politikat editoriale i vendos unë: pronari. Kjo është çmenduri, nuk ndodh në asnjë vend të botës. Henri Çili u nda me Zhejin apo Lelën për arsye kontraktuale? Por 8 vite në pushtet të Berishës dhe 4 vite të Ramës si nuk u largua një njeri që ka qenë pro qeverisë, por vetëm me këto kleçka kontraktuale.

Henri Çili: Bushat, unë nuk i njoh fare rastet e tjera dhe s’kam për detyrë t’i njoh. Ti gjykon në të njëjtën mënyrë si sipërmarrësit që marrin lejë ndërtimi, apo tendera. Janë shumë të respektuar, se dikush duhet t’i marri. Sali Berisha në 2005-2013 solli disa elemente liberalë, QKR, taksimi progresive, privatizimi, dhe shumë gjera të tjera. Unë e kam mbështetur për atë. Privatizimi mund të dështojë disa herë. Unë mbështes çdo privatizim.

Andi Bushati: Edhe kur bëhet nga një hajdut privatizimi? Këtë thuaj.
Henri Çili: Unë jam ndeshur publikisht me Ramën në 2013 për elementët komplet populist. Dështimi i social-demokracisë më gëzon. I kam mbështetur hapat e Ramës në tregun e energjetikës, arsimit. Duhet të shkosh tek SYRIZA ti.
Andi Bushati: E di ça absurdi ke arritur? Ke mbështetur një njeri që sipas teje (Rama) ka gënjyer shqiptarët në fushatë, dhe ju po mbështesni një mashtrues. Ti je mashtrues. Është absurde fabula juaj Çili. Fabula juaj është absurde.
Henri Çili: E kundërshtoj fortë Lulzim Bashën për rënien në prehën e politikave populiste dhe në ndikimin e ideve idiote të tuat dhe Lubonjës.
Lubonja: Ç’pate mo, ç’pate.
Andi Bushati: Në çdo rast ke akuzuar opozitën.
Henri Çili: Unë mbështes idetë dhe jo njerëzit. Unë mbështes idetë dhe jo idiotësirat e tua për jetën publike.
Andi Bushati: Ky është rreziku, këto janë politika mashtruese dhe jo Sorosi. Ke mbështetur vetëm njerëzit dhe jo idetë.
Henri Çili: Nuk e ke me mua dhe me ata të koncesioneve, por me ata të lirive. Je me Syrizën. Masat që janë liberalizuese.
Andi Bushati: Me gardistët në 21 janar, me hajdutët në Rilindje. Vetëm ty të ka ndodhur kjo.
Henri Çili: Viktimat e 21-janarit ishin viktima krejtësisht të kota sepse zgjedhjet e provuan në Shqipëri që ishte e hapur mundësia e ndryshimit demokratik me votë.
Andi Bushati: Me politikat që ndjek duhet të ishe futur në LSI..se me gardistët në 21 janar, me hajdutët në Rilindje, vetëm ty të kanë parë shqiptarët.
Henri Çili: Dhe hiperbola juaj që këtu ka rrezik përgënjeshtrohet menjëherë…
Andi Bushati: Ti je rreziku
Henri Çili: Patjetër liberalizmi është rreziku jot.
Andi Bushati: Anti-liberali më i madh. Një karikaturë e liberalizmit. Do të respektoja si liberal.
Henri Çili: Nuk kthehen më komunistët e tu Bushat..
Andi Bushati: Komunistët nuk kthehen por hajdutët si ty do ekzekutohen
Henri Çili: Kjo është akuzë. Hajdut mund të jesh vet..po nuk e di a je, dhe s’po të akuzoj kot.
Fatos Lubonja: Në këtë fashizëm që po ndodh, kontrollet e gjithë pushteteve. Edi Rama kontrollon dhe artistët, edhe ekspozitat i bën te kati i parë i kryeministrisë. Këtu shteti kontrollon gjithçka.
Henri Çili: Mua nuk më kontrollon
Fatos Lubonja: Ty s’të kontrollon se ti je vetë pushteti. Ty ta tha Bushati. Ti e ndërrove dhe shkove te pushteti tjetër
Henri Çili: Nuk ndërrova asnjë pikëpamje.
Fatos Lubonja: Ti veprimet i ke komplet në kundërshtim me pikëpamjet.
Henri Çili: Asnjë pikëpamje dhe asnjë veprim nuk kam ndryshuar.
Fatos Lubonja: Ti je fashist ekonomik, nuk je liberal.
Henri Çili: Jam për liberalizmin ekonomik, për konkurrencën, jam kundër sektorit publik, jam pro privatizimeve, pro-partneritetit publik privat, pro konkurrencës, kundër taksës progresive.

Next Post
Obama dhe Europa, një histori plot dritë- hije

Telefonatën e fundit si President, Obama e zhvillon me kancelaren Merkel

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

December 26, 2025
Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

December 26, 2025
Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

December 26, 2025
Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

December 26, 2025
“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

December 26, 2025
Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

December 26, 2025
Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

December 26, 2025
Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

December 26, 2025
Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

December 26, 2025
“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com