“Ja edhe monumenti historik qe duan te mbrojne nga shkaterrimi kundershtaret e projektit te Arenes Kombetare”. Me këtë diçiturë i shoqëron kryeministri Rama fotot e mëposhtme duke iur përgjigjur edhe një herë debatit për ndërtimin e stadiumit ‘Qemal Stafa’.
Postimi në rrjetet sociale të Ramës tregon degradimin e stadiumit dhe dyqanet që kanë zaptuar katin e tij të parë. Çështja e ndërtimit të Arenës Kombëtare mbetet një temë e nxehtë ku nuk kanë munguar akuzat dhe kundërakuzat nga politika dhe protestues të ndryshëm. (javanews.al / a.r)