• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Degradimi i parlamentarizmit/ Pampuri: S’bëhemi pjesë e show-t të Foltores e PS, nuk gabojmë më siç bëmë me djegien e mandateve

by A R
21/11/2023 08:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetarja e PD Oriola Pampuri ka folur për situatën kaotike që u krijua sot në kuvend, ku në një seancë që zgjati vetëm 4 minuta, u votua buxheti i vitit 2024, ndërsa opozita i vuri zjarrin Kuvendit.

Në një intervistë për Vizion Plus me Aleksandër Furxhi, Pampuri tha se situata e krijuar i shërben njësoj, si Foltores, ashtu edhe mazhorancës, teksa shtoi se grupimi që mbështet Lulzim Bashën nuk do bëhet pjesë e kësaj politike.

Pampuri shtoi më tej se një gabim që i ka kushtuar opozitës ishte djegia e mandateve, e nuk do bëj më asnjë hap të gabuar. Ajo tha se politika e tyre është për dhe me qytetarët.

Intervista e plotë:

Edhe sot nuk ishit në Parlament, përse?

Ne e kemi theksuar që jemi aty në çdo moment që do flitet për qytetarët. Sot flitej për buxhetin dhe do ishim aty në momentin që seanca do ishte normale. Por ne nuk mund të jemi aty ku bëhet show. Ndërkohë që votohej buxheti, që u miratua për 4 mnuta, shikoje deputetë të grupimit të Foltores që fikën zjarrin që e ndezën vetë.  Kjo ishte pamja për të ardhur keq që mund tu paraqitet shqiptarëve dhe qytetarëve që presin shumë nga ky Parlament.

 

Kjo në një farë mënyre është një autopërjashtim nga skena politike? Edhe pse Parlamenti është ashtu si e përshkruat ju, ku do ta bëni politikën? Ku do i shprehni idetë tuaja? Në rastin e buxhetit çështja u mbyll…

Në rastin e buxhetit çështja u mbyll dhe do mbahet mend në historinë e parlamentarizmit që buxheti një herë e një kohë është botuar pa u diskutuar. Fati i shqiptarëve, është votuar pa u diskutuar as në komisone as poarlament. Ne nuk jemi të vetëpërjashtuar, por jemi më shumë se kurrë në politikë. Por jo në këtë politikë të bojatisur, një ditë jeshile, një ditë blu, një ditë të kuqe e një ditë të zezë. Kjo lloj politike e bojatisur do marrë fund një ditë. Dhe siç e shikoni, kjo situatë u intereson të dyja palëve. Njëra palë kërkon të votohen me shpejtësi të gjitha projektligjet, sepse nuk është komode, po i ikin një nga një ish deputetë e ish ministra që ka bashkëpunuar Edi Rama. Ai nuk është komod dhe kjo lloj hamullie e bën atë të ndihet më komod. Por kjo lloj hamullie nuk mund të zgjasë shumë. Ndërsa pala tjetër sa herë ka probleme me SPAK thërret parlament dhe ndez zjarr. Kështu të dyja palët po kordinohen me njëri-tjetrin në mënyrë të shkëlqyer. Ne qëndrojmë larg kësaj lloj politike. E bëmë një herë me djegien e mandateve dhe nuk i bëri përshtypje as ndërkobëtarëve e askujt. Madje u dëmtua si opozitë. Nuk do ndoshë dhe nuk do ndodhë më. Politika jonë është me dhe për qytetarët.

/a.r

Next Post
Hamasi njofton botën: Jemi afër një marrëveshjeje për armëpushim me Izraelin

Hamasi njofton botën: Jemi afër një marrëveshjeje për armëpushim me Izraelin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria dhe Kina nënshkruajnë dy marrëveshje për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik!

Shqipëria dhe Kina nënshkruajnë dy marrëveshje për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik!

October 30, 2026
Qeveria e re e Serbisë drejt bisedimeve me Rusinë për gazin, nuk do i bashkohen sanksioneve kundër Moskës!

Qeveria e re e Serbisë drejt bisedimeve me Rusinë për gazin, nuk do i bashkohen sanksioneve kundër Moskës!

October 30, 2026
Rregullatori britanik i konkurrencës hap hetim mbi kushtet e kompanisë “Meta” për botuesit dhe reklamuesit

Rregullatori britanik i konkurrencës hap hetim mbi kushtet e kompanisë “Meta” për botuesit dhe reklamuesit

October 30, 2026
Protestat e dhunshme në Tiranë, ministri Demo bën bilancin dhe paralajmëron: 347 të lënduar, 200 janë policë, 7 efektivë nën hetim! Nëse do ketë dhunë…

Protestat e dhunshme në Tiranë, ministri Demo bën bilancin dhe paralajmëron: 347 të lënduar, 200 janë policë, 7 efektivë nën hetim! Nëse do ketë dhunë…

October 30, 2026
Shqiptarja e suksesshme/ Përfundoi turin e Future Nostalgia në Tiranë, ja miliona eurot që ka fituar ylli i popit Dua Lipa

Shiste produkte pa leje me emrin e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare fiton betejën ligjore ndaj tregtarit nga Hong Kongu!

October 30, 2026
EMRI/ Dënohet shqiptari që përdhunoi vajzën 17-vjeçare në tualetin e një pub-i në Angli! Ja sa burgim do vuajë

EMRI/ Dënohet shqiptari që përdhunoi vajzën 17-vjeçare në tualetin e një pub-i në Angli! Ja sa burgim do vuajë

October 30, 2026
I jepet lamtumira e fundit akademikut Luan Omari, Akademia e Shkencave nderon kontributin e një prej themeluesve të saj!

I jepet lamtumira e fundit akademikut Luan Omari, Akademia e Shkencave nderon kontributin e një prej themeluesve të saj!

October 30, 2026
“Zgjedhorja”/ Palët e Këshillit Politik mbërrijnë në rezidencën e Yuri Kim, gati të nisë mbledhja “kokë më kokë” me treshen e ambasadorëve

Dy protestat e së shtunës në Tiranë, Ambasada Amerikane apel qytetarëve të saj: Shmangni zonat pranë institucioneve qeveritare!

October 30, 2026
Rikthimi i Shkollës së Aviacionit, ja cilat janë kostot e shtetit shqiptar për përgatitjen e pilotëve ushtarakë dhe civilë!

Rikthimi i Shkollës së Aviacionit, ja cilat janë kostot e shtetit shqiptar për përgatitjen e pilotëve ushtarakë dhe civilë!

October 30, 2026
Trump shpërthen ndaj gazetarit të Reuters: “Je i neveritshëm, për kë punon” (VIDEO)

Trump shpërthen ndaj gazetarit të Reuters: “Je i neveritshëm, për kë punon” (VIDEO)

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In