• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Degradimi i disiplinës në shkolla, këmbanë alarmi

by Artur Ajazi
28/01/2020 16:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR AJAZI

E ndërsa viti shkollor 2019-2020, është mesin e tij, me problemet dhe shqetësimet e veta, duket se një tjetër problem shqetësues për strukturat e arsimit mbetet degradimi i disiplinës në shkolla.

Ky fenomen në shkollat e sistemit 9 vjeçar dhe të mesëm, ka vite që ka nisur, dhe çdo ditë vjen duke u thelluar, duke marrë trajtën e një problem social dhe më pak institucional. Kjo për faktin sepse ajo ç’ka demonstrohet sot në rrugë dhe ambiente publike nga të rinjtë dhe nxënësit e shkollave, përshfaqet dukshëm në klasat dhe ambientet e shkollave, madje shumë natyrshëm.

Përballë kësaj problematike kaq delikate, janë vetë mësuesit ata që kanë ngritur disa herë zërin dhe “kokën” fshehurazi , dhe në ndonjë rast edhe hapur, por asnjëherë të përkrahur nga drejtoritë arsimore, pasi me rregulloret e reja nxënësi në klasë sot është më “fuqiplotë” se mësuesi. Ecuria dhe mbarëvajtja e procesit edukativo-mësimor, janë të lidhura natyrshëm me rolin e padiskutueshëm të mësuesit në shkolla, i cili po kthehet shpesh në gur shahu, madje po trajtohet si i tillë shpesh edhe nga nxënësit.

Tashmë është fakt se, mësuesit në praktikën e përditshme të mësimdhënies, ndeshen hapur me probleme e vështirësi nga më të ndryshmet, që duhet ti kapërcejnë me durim, vullnet, pasion dhe së fundi edhe me vetënënshtrim profesional. Mësuesit në shkollat e sistemit 9 vjeçar dhe të mesëm, përballen çdo ditë me kontigjente të ndryshme nxënësish, duke nisur nga ata që janë të zellshëm, të vëmendshëm, të rregullt, të disiplinuar e të impenjuar për tu arsimuar e përvetësuar në maksimumin e mundshëm dijet që shpjegon mësuesi.

Por veç tyre, mësuesit përballen edhe me nxënës të pavullnetshëm, dembelë e krejtësisht të pamotivuar, si dhe nxënës që manifestojnë sjellje të papranueshme për ambientet shkollore, duke përshfaqur arrogancë, kërcënim për shokët dhe shoqet e klasave, apo provokojnë zhurma dhe sherre, ofendojnë madje duke demonstruar xheste rrugaçeske duke e vështirësuar seriozisht procesin e mësimdhënies. Këta janë nxënësit problematikë, numri i të cilëve po rritet me shpejtësi sot në çdo shkollë të vendit, kryesisht në qytete.

Realisht konstatohet një prirje negative e një kontigjenti të caktuar nxënësish, ku në vend të merren me pergatitjen e tyre mësimore, merren më tepër me lojëra të rrezikshme dhe aspak të lejuara në shkolla si ato kompjuterike, merren përgjatë gjithë orëve të mësimit me dërgimin e SMS-ve duke u larguar nga librat, e për pasojë kjo ka sjellë rritjen e mediokritetit që pengon në përgatitjen dhe formimin e tyre arsimoro- edukativ.

Mësuesit dhe specialistët e sistemit arsimor, mendojnë se përballë këtij realiteti alarmant duhet një impenjim maksimal nga të gjithë, duke filluar nga stafet e shkollave, prindërit, dhe nxënësit, institucionet arsimore deri tek Ministria e Arsimit . Aktualisht shkollat tona pergatitin vetëm 65 per qind të nxënësve të aftë për të vazhduar arsimin e lartë, pjesa tjetër mbetet peng i veseve dhe problemeve të trashëguara qysh nga klasat e ulëta të 9 vjeçares deri në mbarimin e shkollës së mesme.

Mësuesit si misionarë të dijes, mbeten sot figura kryesore në përgatitjen dhe arsimimin e brezit të ri, por mbetet me rëndësi ndërtimi i raporteve të drejta ligjore mësues-nxënës, të cilat sot janë deformuar. Shkollat tona duket se kanë fituar dhe humbur shumë, dhe humbja më e madhe mbetet ajo e disiplinës brënda klsave. Kërkesat e mësuesve duhet të jenë të forta, brenda rregullores dhe etikës, të jenë me takt pedagogjik dhe jo imponues, jo autoritar dhe jo denigrues, jo brutal jo burokratik. Por të gjitha këto kërkesa kërkojnë natyrisht durim, vullnet, qetësi mendore, dhe përkushtim.

Mungesa e masave ndëshkuese ndaj nxënësve problematikë, mbetet sot “thembra e Akilit” që nuk po gjen zgjidhje nga asnjë strukturë qëndrore dhe vendore e arsimit. Realiteti brënda klasave në shkolla tona sot është alarmant, pasi edhe Zyrat Arsimiore në rrethe duket sikur nuk merret seriozisht me rivlerësimin e figurës së mësuesit, dhe forcimin e disiplinës në klasa. Mësuesit kanë një rol të veçantë, pasi merren çdo ditë me formimin e personalitetit dhe identitetit të nxënësit nga cikli i ulët deri në përfundimin e maturës.

Në vitet e fundit realiteti në klasat e shkollave ka qenë problematik, me pasoja të rënda për figurën e mësuesit, ndaj mungesa e komunikimit mësues-nxënës mbetet nevojë urgjente, për të arritur edukimin dhe formimin e nxënësve në shkollat .

Next Post
Merr fund pritja e ëmbël, Fatma dhe Alfio bëhen prindër. I vendosin emrin e veçantë (Foto)

Merr fund pritja e ëmbël, Fatma dhe Alfio bëhen prindër. I vendosin emrin e veçantë (Foto)

Comments 2

  1. Rudina mesuese says:
    6 years ago

    Shume e vertete
    Ne shkolla po rriten huligane
    Cdo shkolle 9 vjecare ka sot huliganet e saj
    Drejtoret dhe mesuesit jane totalisht jashte loje

    Reply
  2. Egla says:
    6 years ago

    Ne fakt shkaterrimi shkollave nisi 2005 deri 2013
    Kur PD nxorri kartonat e kuq jeshil dhe te verdhe , qe duhej te kishte cdo mesues , kur nxenesi bente zhurme, zihej me shokun ose ofendonte mesuesin

    Kjo sot eshte e perditshme

    Reply

Leave a Reply to Egla Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e gjyqtarit, reagon ambasada e SHBA: Dënojmë ashpër dhunën kundër drejtësisë

“Shmangni zonat ku do të jenë demonstruesit”, Ambasada e SHBA-ve mesazh qytetarëve të saj për protestën e PD

March 19, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Bajram Begaj uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajram: Qoftë agjërimi dhe përkushtimi juaj i pranuar!

March 19, 2026
Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

Nard Ndoka kritika Berishës: Nuk e bëri kurrë PD-në një parti demokratike, i la të gjithë nën hijen e tij

March 19, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

A thua e beson PPE Berishën?

March 19, 2026
Hapet Ura e Milotit pas përforcimit të themeleve, Ministri Karakaçi: Lehtëson qarkullimin për veriun e vendit

Hapet Ura e Milotit pas përforcimit të themeleve, Ministri Karakaçi: Lehtëson qarkullimin për veriun e vendit

March 19, 2026
Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump: I thashë Netanyahut të mos godiste centralet energjetike iraniane, nuk do ta bëjë më

March 19, 2026
Dalin pamjet nga magazina e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, ja si funksiononte laboratori i sofistikuar me 4 mijë rrënjë kanabis në Peqin

Dalin pamjet nga magazina e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, ja si funksiononte laboratori i sofistikuar me 4 mijë rrënjë kanabis në Peqin

March 19, 2026
Sulmet mbi Irak: Rrezikohet jeta e ushtarëve italianë, tërhiqet një pjesë e kontigjentit

Irani sulmon një rafineri nafte në një qytet të Izraelit

March 19, 2026
Drejtori i burgut të Rrogozhinës kthen magazinën e tij në ambient për prodhimin e kanabisit, policia: Në kërkim Bilal Hasa dhe përgjegjësi i OSHEE-së

Drejtori i burgut të Rrogozhinës kthen magazinën e tij në ambient për prodhimin e kanabisit, policia: Në kërkim Bilal Hasa dhe përgjegjësi i OSHEE-së

March 19, 2026
Fermerët e serave në protestë: Pikat e grumbullimit e marrin prodhimin pa faturë dhe fiksojnë çmimet

Fermerët e serave në protestë: Pikat e grumbullimit e marrin prodhimin pa faturë dhe fiksojnë çmimet

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In