• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Dëgjova një krismë”/ Dëshmia e Palushit: Saimir Hoxha u afrua i pari tek Aldi Rama. Si bllokuam makinën ku po udhëtonin 3 personat

by Java News
27/10/2021 21:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhet e plotë dëshmia e shefit të krimeve në Komisariatin e Lezhës, Leonard Palushi, dhënë pas vrasjes së kolegut të tij, Saimir Hoxha, më 28 shtator, pasi kishin asgjësuar një parcelë me kanabis.

Në dëshminë e publikuar nga emisionin “Në shënjestër” në News24, zyrtari i policisë shpjegon moment pas momenti veprimet që ka kryer bashkë me kolegët dhe vendimin që morën për të ndaluar automjetin ku udhëtonin tre të rinj, njëri prej të cilëve Aldi Rama, i cili qëlloi për vdekje me dy plumba babain e dy fëmijëve.

Palushi thotë se pasi kanë asgjësuar drogën janë përballur me një makinë ku ishin tre persona dhe siç thotë ai, efektivi i ndjerë Saimir Hoxha i ka kërkuar një dokument identifikimi.

“Saimiri ka shkuar tek personi që ishte në sediljen e parë dhe i ka kërkuar një mjet identifikimi i cili iu bind dhe zbriti nga mjeti, ndërkohë Saimiri i është drejtuar pasagjerit që ishte ulur në sediljen e pasme, pas pasagjerit në anën e djathtë të mjetit duke i thënë se kush jeni ju dhe a keni dokument.

Unë kam dëgjuar se ky pasagjer i ka thënë Saimirit “unë nuk jam për t’u kontrolluar” dhe menjëherë kam dëgjuar një krismë armë zjarri dhe kam parë Saimirin duke lëvizur për nga mbrapa mjetit, ndërkohë unë dhe Petriti jemi shmangur në pjesën ku ishte ndaluar makina e policisë në anën e rrugës nga laguna”, ka rrëfyer shefi i krimeve.

DËSHMIA E PLOTË E PALUSHIT

Punoj pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, me detyrën shef i krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë që nga viti 2020. Më datë 28.09.2021, si çdo ditë kam ardhur në punë në orën 08:00 dhe rreth orës 09:00 së bashku me oficerin e krimeve të ndjerin Saimir Hoxha dhe punonjësin e policisë Petrit Doda kemi marrë makinën tip foristradë me targa TR3997M me ngjyrë të bardhë që është në administrim nga Policia e Shtetit dhe kemi shkuar në ishull-Lezhë në bregun e lumit Kune-Vain. Sapo kemi shkuar në vendin ku kishte dyshime se në brendësi të ferrave në bregun e lumit kishte bimë narkotike cannabis sativa.

Pasi kemi konstatuar bimë të mbjella të dyshuara si cannabis sativa, në këtë kohë kemi parë përreth zonës nëse kishte njeri dhe kemi filluar kryerjen e veprimeve hetimore, si këqyrja e vendit të ngjarjes, prerja dhe asgjësimi i bimëve narkotike duke marrë një mostër për kampion për të kryer ekspertimin kimik dhe e kemi vendosur në makinë, pasi është djegur e gjithë sasia e lëndës narkotike kemi marrë makinën për të ikur në Lezhë.

Unë isha në drejtim të mjetit, në sediljen e parë ishte i ndjeri Saimir Hoxha, ndërsa në sediljen e pasme ishte inspektori i policisë së rendit Petrit Doda.

Gjatë rrugës kur po ktheheshim në drejtim të Lezhës, rreth 100 metra nga vendi ku ndërpritet shtresa e asfaltit të rrugës automobilistike, jemi shkëmbyer në rrugë me një mjet autoveturë, e cila po lëvizte në drejtim nga Lezha për në Kune, në të cilën ishin tre djem të moshës së re dhe na tërhoqi vëmendjen, pasi ajo zonë është e pabanuar dhe në vendin që hapi krahun për tu shkëmbyer menjëherë janë kthyer pas nesh për në Lezhë, pas makinës tonë. Në këtë moment kemi vënë re që kjo makinë po vinte pas nesh, gjë e cila na ka shtuar akoma dyshimet në lidhje me këta persona, në këto rrethana kemi diskutuar të tre bashkë dhe kemi vendosur që t’i ndalonim për të verifikuar se kush ishin këta persona dhe çfarë po kërkonin në atë zone. Rreth 100 metra pasi kemi kaluar ndërprerjen e asfaltit kam hapur krahun dhe kemi zbritur të tre nga mjeti dhe i kemi bërë më dorë shenjë ndalimi mjetit që vinte pas nesh dhe ky mjet ka ndaluar.

Pas ndalimit të mjetit unë së bashku me Petrit Dodën jemi afruar nga ana e shoferit dhe Petriti ka komunikuar me shoferin e mjetit duke i thënë se jemi punonjës policie dhe i ka kërkuar një dokument identifikimi, letër njoftim ose patentë të drejtuesit të mjetit, në këtë kohë drejtuesi i mjetit ka zbritur nga mjeti, Saimiri ka shkuar tek personi që ishte në sediljen e parë dhe i ka kërkuar një mjet identifikimi i cili iu bind dhe zbriti nga mjeti, ndërkohë Saimiri i është drejtuar pasagjerit që ishte ulur në sediljen e pasme, pas pasagjerit në anën e djathtë të mjetit duke i thënë se kush jeni ju dhe a keni dokument.

Unë kam dëgjuar se ky pasagjer i ka thënë Saimirit “unë nuk jam për t’u kontrolluar” dhe menjëherë kam dëgjuar një krismë armë zjarri dhe kam parë Saimirin duke lëvizur për nga mbrapa mjetit, ndërkohë unë dhe Petriti jemi shmangur në pjesën ku ishte ndaluar makina e policisë në anën e rrugës nga laguna.

Gjatë kësaj kohe që u shmangëm për tu pozicionuar përballë mjetit të policisë kam nxjerrë armën e shërbimit dhe kam parë se automjeti i këtyre personave u nis me shpejtësi për tu larguar në drejtim të Lezhës dhe kam qëlluar disa herë me armën e zjarrit të shërbimit në drejtim të këtij mjeti duke mbajtur vijën e shënimit në pjesën e poshtme të mjetit dhe gomave, ku mjetit i është çarë goma dhe ka vazhduar rrugën në drejtim të Lezhës.

Menjëherë së bashku me Petritin kemi bërë bllokimin e dy personave duke i shtrirë në tokë. Më pas, Petriti ka ikur për të parë Saimirin dhe sapo e ka parë më ka thënë që Saimiri është plagosur. Menjëherë kam lajmëruar ambulancën dhe kemi mbajtur dy personat për t’i shoqëruar në polici.

g.kosovari

Next Post
Shifrat e pandemisë në vjeshtë / Alimehmeti: Po përjetojmë një rritje të rasteve të reja

'Ka njerëz që kanë imunitet të mjaftueshëm'/ Epidemiologu flet për dozën e 3-të të vaksinës: Mjeku i familjes mund ta rekomandojë më mirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

September 8, 2026
Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

September 8, 2026
Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

September 8, 2026
Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

September 8, 2026
Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

September 8, 2026
Arsenali e nis me ‘këmbën e mbarë’ sezonin e Premier League, kampionët fitojnë pastër ndaj Coventry!

Champions/ Ndeshja Napoli-Arsenal, anulohet konferenca për shtyp e Artetës, zbulohet arsyeja…

September 8, 2026
Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

September 8, 2026
Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

September 8, 2026
Emri/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 19 vjeçari me urgjencë në spital. Mister shkaku

EMRAT/ Kris arma në Laprakë, raportohet për 2 persona të plagosur! Policia jep detajet e para nga ngjarja: Ndodhi në…

September 8, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com