• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Dëgjoni ambasadorin kosovar: Jua kalojmë në sport, muzikë dhe zgjedhje!

by S M
07/10/2019 12:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini e ka konsideruar një ditë feste atë të djeshme kur u mbajtën dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Duke folur për A2, ambasadori Ukshini vlerësoi procesin zgjedhor dhe fushatën që e parapriu atë duke i cilësuar si me etikë politikë që duhet të jetë shembull dhe për shumë vende të rajoni.

Sipas tij, këto zgjedhje i dërguan dhe një mesazh Brukselit se Kosova është privuar padrejtësisht nga lëvizja e lirë dhe se është pjesë e Evropës

“Dita e djeshme ka qenë një lloj feste dhe 100 mijë votues më shumë se zgjedhjet e kaluara treguan se njerëzit ishin shumë të interesuar për të dhënë votën e tyre.

Edhe fushata ka qenë me një etikë politike që edhe për shumë vende të rajonit mund të jetë shembull. Për shkak të rrethanave ne jemi pjekur dhe para kohe.

Në demokraci fitore është kur ka stabilitet dhe besueshmëri. Ky është një shembull për t’i thënë Brukselit se kosovarët padrejtësisht janë privuar nga lëvizja e lirë. Kosovarët kanë treguar se janë pjesë e Evropës”, tha Ukshini.

Më tej ambasadori i Kosovës në Shqipëri iu përgjigj dhe pyetjes për se si do të ndikojë në marrëdhëniet mes Tiranës dhe Prishtinës zgjedhja e Albin Kurtit kryeministër.

Për diplomatin kosovar marrëdhëniet mes dy vendeve tona do të ecin përpara pasi jemi një komb. Me nota humori ai shtoi se Shqipëria duhet të pranojë se Kosova është më para saj në futboll, muzikë dhe organizimin e zgjedhjeve.

“Në kuptimin e interesit kombëtar, mendoj që marrëdhëniet Kosovë Shqipëri do jenë në trendet që kanë qenë dhe do të ecin përpara.

Dy orientime strategjike të tjera të Kosovës do të jenë Uashingtoni dhe Brukseli. Shqipëria është partner i natyrshëm, jemi një komb dhe kemi një gjuhë.

Në futboll, muzikë dhe zgjedhje duhet ta pranojmë që ne jemi më përpara, ca gjëra duhet t’i pranojë dhe Shqipëria, kështu që disa gjëra duhet të marrim nga ju dhe ju nga ne. Është një simbiozë e natyrshme”, përfundoi ambasadori Ukshini.

Next Post
Kultivonin hashash në shtëpi dhe mbanin armë, 2 të arrestuar në Tiranë

Pranga shqiptarit në Greqi, i kap në flagrancë me 16 kg hashash

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In