• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Dëgjojmë zhurma!” Telefonata e fqinjit që shpëtoi shkodranin nga grabitësit

by A R
28/07/2018 10:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një tentativë grabitjeje e ngjashme me skenarët e filmave ka ndodhur në Shkodër. Maska, armë, dhunë, përleshje me Policinë dhe largim nga vendi i ngjarjes i një pjese të autorëve është gjithçka çfarë ka ndodhur në një banesë trekatëshe ngjitur me shkollën 9-vjeçare “Ismail Qemali” në Shkodër.

Tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në shtëpinë e shtetasit Agron Veseli. Pasi janë futur brenda oborrit, autorët kanë pritur derisa 62- vjeçari ka hapur derën e shtëpisë dhe me shpejtësi kanë hyrë brenda. Menjëherë i kanë drejtuar armën në kokë dhe i kanë kërkuar para. Njëkohësisht, autorët e kanë goditur pa pushim 62- vjeçarin në kokë dhe trup, duke e gjakosur atë. I gjendur në vështirësi, por edhe me një litar në fyt, Agron Veseli ka bërtitur sa ka mundur duke kërkuar ndihmë nga komshinjtë.

Salla operative ka marrë një njoftim për një zhurmë dhe menjëherë drejt vendit të ngjarjes brenda 3 minutave kanë shkuar disa efektivë që kanë qëlluar afër. Edhe pse ndërtesa kishte pajisjen e sinjalit të një prej policive private, ardhja e tyre ishte shumë e vonë. Kur janë futur brenda oborrit, Policia ka dëgjuar të zotin e shtëpisë duke thënë se janë duke më grabitur. Autorët kanë tentuar që të largohen, por një prej tyre nuk ia ka dalë sepse është arrestuar në flagrancë nga Policia. I dyshuari Pëllumb Kolbuçaj u ndalua ndonëse tentoi të bënte rezistencë.

Dy autorët e tjerë kanë arritur të largohen fillimisht, duke kapërcyer muret e disa banesave aty pranë derisa i kanë humbur syve të Policisë. Njëri prej atyre që arriti të largohej, Abdulla Hardhiçaj, u arrestua pak orë pas ngjarjes, ndërsa është shpallur në kërkim autori i tretë, 20- vjeçari F.SH.. I dhunuari Agron Veseli u mor me një ambulancë të spitalit për ta mjekuar pas plagëve në kokë, fytyrë dhe trup.

Më përpara, ai dha edhe dëshminë e tij, duke treguar se kur ka hapur derën e shtëpisë, autorët të maskuar me armë në dorë dhe të veshur me të zeza dhe doreza në duar i kanë kërkuar paratë, duke e kërcënuar se do ta vrasin nëse nuk ua dorëzonte. Grabitësit e armatosur kanë këmbëngulur për të marrë para, por Policia ka mbërritur shpejt në vend pas sinjalizimit të dhënë, duke iu prishur atyre planin. Agron Veseli ishte i vetëm në shtëpi në momentin e ngjarjes.

62- vjeçari nuk është martuar asnjëherë dhe nuk ka fëmijë. Ai më përpara merrej me tregti, ndërsa kohët e fundit ka lëshuar me qira 2-3 dyqane poshtë ndërtesës 3-katëshe të tij. Ngjarja e rëndë ka tronditur komshinjtë dhe persona të tjerë të njohur të Agron Veselit. Policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj grabitjeje me armë./Panorama

Next Post
Drama me dy binjaket greke, mësohet fati shokues i vogëlusheve

Drama me dy binjaket greke, mësohet fati shokues i vogëlusheve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“I qëndroj fjalëve të mia”/ Babai i Selin: Jam në Afrikën e Jugut! Për Mirin kam neveri

“I qëndroj fjalëve të mia”/ Babai i Selin: Jam në Afrikën e Jugut! Për Mirin kam neveri

March 15, 2026
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, Britania po shqyrton mundësitë me aleatët për transportin detar

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, Britania po shqyrton mundësitë me aleatët për transportin detar

March 15, 2026
Përmbytje shkatërruese në Afrikë: 62 të vdekur në Kenia dhe mbi 100 në Etiopi

Përmbytje shkatërruese në Afrikë: 62 të vdekur në Kenia dhe mbi 100 në Etiopi

March 15, 2026
Tritol makinës së efektivit të krimeve në Lezhë, hetohet pista për shkak të detyrës

Tritol makinës së efektivit të krimeve në Lezhë, hetohet pista për shkak të detyrës

March 15, 2026
“Ma jep shtëpinë ose 15 mijë eurot”, dhunë dhe kërcënime ndaj 49-vjeçarit në Durrës

“Ma jep shtëpinë ose 15 mijë eurot”, dhunë dhe kërcënime ndaj 49-vjeçarit në Durrës

March 15, 2026
18 vite nga “Gërdeci”, familjarët e viktimave: Mediu po favorizohet! Të shkohet deri te Shkëlzen Berisha

18 vite nga “Gërdeci”, familjarët e viktimave: Mediu po favorizohet! Të shkohet deri te Shkëlzen Berisha

March 15, 2026
Kitara e “Pink Floyd” shitet për 14.6 milionë dollarë, rekord historik në ankande

Kitara e “Pink Floyd” shitet për 14.6 milionë dollarë, rekord historik në ankande

March 15, 2026
PS feston 20-vjetorin në Greqi, Balla: Nisim një fazë të re anëtarësimesh për zgjedhjet 2029

PS feston 20-vjetorin në Greqi, Balla: Nisim një fazë të re anëtarësimesh për zgjedhjet 2029

March 15, 2026
Jorida Tabaku shpjegon arsyet e refuzimit për kandidaturën në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës

Tabaku: Rritja e çmimit të karburanteve, nga taksat e larta dhe mungesa e konkurrencës

March 15, 2026
VIDEO / “Vëllai im të du’ shumë”, Rama zbulon telefonatën me Thaçin: Më tha ‘e kam fituar lirinë’!

Rama: Dëshira e zjarrtë është që udhëheqësit e UÇK të kthehen në shtëpi

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In