• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dëgjoi për 11-vjeçarin e sëmurë, stomatologia ofrohet të paguajë seancat e fizioterapisë

by A M
03/03/2024 17:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jeta e vështirë e ka bërë Elsën më të ndjeshme ndaj problemeve të të tjerëve. Në “Ka Një Mesazh Për Ty” ajo na njohu me historinë e saj, humbjen e vëllait në moshë të re që solli verbërinë e së ëmës. Vetëm një muaj pas shpërnguljes nga Dibra në Durrës humbi bashkëshortin nga një sëmundje e papritur brenda 6 ditësh duke mbetur në vështirësi të shumta ekonomike. Në vitin 2018 humbi edhe babain nga një aksident.

Të gjitha këto ngjarje i kanë dhënë Elsës një mision të ri në jetë, të ndihmojë gratë në situatat në dukje të pashpresa. Ajo është pjesë e një shoqate ku punon vullnetarisht, por kjo ndihmë s’do të ishte e mundur pa kontributin e shumë njerëzve të tjerë. Kjo është arsyeja që Elsa ka ardhur në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, të falenderojë një stomatologe të quajtur Jurida, e cila është një njeri shumë i veçantë.

Elsa: Zonja që në fillimet e para, që në vitin 2021 që ne e kemi themeluar shoqatën, zonja ofron ndihma të ndryshme. Ata që unë i drejtohem, kurrë nuk më ka thënë jo.

Ardit Gjebrea: Çfarë ka bërë konkretisht?

Elsa: Konkretisht, zonja na ka ndihmuar vazhdimisht me pako ushqimore, është besimtare, ka shtruar edhe iftarë, disa ndihma të ndryshme. Rasti konkret, janë dy rpidnër invalidë dhe kanë djalin 11 vjeç që vuan nga skolioza. I nevojiteshin djalit disa terapi.

Ardit Gjebrea: Fizioterapi.

Elsa: Te fizioterapisti. Normalisht ndiheshim shumë për ta ndihmuar se është misioni ynë dhe nisma që kemi për të ndihmuar të tjerët. Iu drejtuam Juridës. Juridës brenda ditës në një kohë shumë të shpejtë ktheu përgjigje që “i marr përsipër unë”. Nuk dinte sesa seanca do bëheshin, 1, 10 apo 20. Djali ka nevojë për 36 seanca dhe këto 36 seanca do ia mundësojë Jurida.

Next Post
Shpërthimi në Lushnje, vijojnë hetimet për shkaqet dhe zbatimin e rregullave të sigurisë në punë

Shpërthimi në Lushnje, vijojnë hetimet për shkaqet dhe zbatimin e rregullave të sigurisë në punë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com